1.15 miliardë euro për Shqipërinë, Vasili: Fondet e mbledhura të mos përfundojnë si ato për Reformën në Drejtësi që u tretën si kripa në ujë
18:58 | 17 Shkurt 2020
Konferenca e Donatorëve që u zhvillua ditën e sotme në Bruksel ka mbledhur një shumë prej 1.15 miliardë për Shqipërinë, pas dëmeve për tërmetin.
Menjëherë pas kësaj, ka reaguar nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili. Ky i fundit shprehet se ka shumë rëndësi që lekët të mos shkojnë dëm, si ata të reformës në drejtësi, që sipas tij, u tretën si kripa në ujë.
Postimi i Petrit Vasilit:
Ka shumë rëndësi që lekët e donatorëve për tërmetin të mos shkojnë dëm si ato të Reformës në Drejtësi që u tretën si kripa në ujë dhe prodhuan vetëm kapjen mafioze të shtetit nga rilindja.