Cilido qytet ka ‘sharmin’ e tij si për shembull, shatërvani i famshëm Trevi në Romë, Kulla Eiffel në Paris dhe çokollatat e shijshme në Belgjikë.

Sidoqoftë, këto fakte, të përpiluara për disa nga shtetet më të njohura do t’ju ??habisin padyshim.

Parisi:

Parisi është qyteti i vetëm në botë, ku ‘M’ e logos së famshme të McDonalds nuk shkruhet me të verdhë por me të bardhë. Autoritetet e qytetit këmbëngulën për këtë, sepse artistët e qytetit pretendojnë se mjedisi i verdhë është pa shije.

Londra:

Pallati Buckingham është ndërtuar në 1702, prandaj, nuk ka gjasa që dikush nga rrethi mbretëror të kujtojë se pallati ishte ndërtuar në majë të një bordelloje.

Oslo:

Kryeqyteti i Norvegjisë mbetet qyteti më i shtrenjtë i botës. Për sa i përket çmimeve dhe kostos së përgjithshme Oslo është shumë përpara Londrës, Zyrihut dhe Parisit.

Bangkoku:

Emri i tërë i Bangkok është shkruar me 163 simbole dhe është emri më i gjatë i një qyteti në botë ‘Krung Thep Mahanakhon Amon Rattanakosin Mahinthara Ayuthaya Mahadilok Phop Noppharat Ratchathani Burirom Udomratchaniëet Mahasathan Amon Piman Aëatan Sathit Sakkathattiya Witsanamam’.

Nju Jorku:

Rrjeti i rrugëve në Nju Yorkut është më i gjati në botë. Ai tejkalon 10,000 km. Dhe koha mesatare që njerëzit kalojnë në rrugën e tyre nga shtëpia në punë arrin gjithashtu për një rekord me pothuajse dy orë çdo ditë.

Hong Kongu:

Hong Kong ka numrin më të madh të makinave Rolls-Royce për banor në të gjithë botën.

Los Angelos:

Shkurtesa për Los Angeles – LA, përbën vetëm 3.6% të emrit të tërë. Emri i vërtetë i Los Angeles shkruar saktë është: El Pueblo de Nuestra Senora la Reina de los Angeles de Porciuncula.

Tokjo:

Ka pothuajse 3,000 banorë në rajonet e Tokios për m2 dhe është zona më e dendur me popullsi në botë. Numri i banorëve përfshirë periferitë është 37.5 milionë njerëz.

San Francisko:

Nuk është e qartë se si banorët e qytetit zgjidhin çështjen e thjeshtë të varrosjes së të dashurve të tyre të vdekur. Nuk ka asnjë varrezë të vetme në këtë qytet.

Vatikani:

Qyteti i Vatikanit ka nivelin më të lartë të krimit për frymë në botë. Në vend ka 492 banorë, por, për shembull, në vitin 2006 kishte 341 procedime civile dhe 486 procese administrative të iniciuara në qytet. Prandaj, numri mesatar i shkeljeve për banor është shumë i lartë. Sidoqoftë, e vërteta është se shumica e këtyre çështjeve penale u inicuan kundër turistëve.