Ato nisin që nga luftërat e para greke e deri te lufta midis Afganistanit dhe Rusisë

Më 22 qershor të vitit 1941, Gjermania pushton Bashkimin Sovjetik me operacionin Barbarosa. Operacioni u quajt Barbarosa për nder të Frederik Barbarosës, perandor i Shenjtë romak dhe mbret i Gjermanisë (1152-1190), që kishte luajtur rol në bashkimin e fiseve gjermanike. Zbatimi i planit Barbarosa ishte autorizuar nga Hitleri më 18 dhjetor 1940, duke caktuar datën e fillimit më 15 maj 1941; por kjo datë u shty për shkak se Gjermanisë i duhej t’i shkonte në ndihmë Italisë, që pësoi humbje në luftën me Greqinë; kështu sulmi ndaj Rusisë u shty për më 22 qershor 1941 – shumë historianë thonë se kjo vonesë solli edhe disfatën gjermane. Sikur Operacioni Barbarosa të kishte filluar një muaj më herët (në maj dhe jo qershor), ushtarët gjermanë nuk do të kishin provuar dimrin e ashpër rus, dhe historia ndoshta do të ishte shkruar ndryshe. Por ky nuk është vendimi i vetëm i gabuar ushtarak në histori. Janë të shumta vendimet e gabuara ushtarake. Salamina

Si gabimi i parë ushtarak cilësohet ai i Salaminës. Dinakëri dhe taktikë, por edhe marrëzi dhe gabime të rëndë janë ingredientët që, të përzier bashkë, sollën fillimin dhe fundin e betejës së përgjakshme të Salaminës, gjithmonë e kujtuar si një prej përplasjeve që kontribuoi për t’u mbyllur persëve dyert e Greqisë së lashtë dhe bashkë me të edhe Evropës. Dhjetë vite pas humbjes së Maratonës (shtator 490 p.e.s.) ushtria perse provoi sërish që të sfidojë grekët. Kserksi urdhëroi për luftë dhe menjëherë një seri qytetesh dhe provincash u dorëzuan pa asnjë rezistencë: u gjunjëzuan Thesalia dhe Teba, Etolia, Epiri dhe Cikladat lindore. Gjenerali grek Themistokliu, nuk iu përgjigj as ambasadorit të dërguar prej mbretit për “të pasur tokat dhe ujërat”, domethënë të nënshtrohej. I preu kokën, jo për shkak të kërkesës së paturpshme, por për faktin që e kish bërë këtë kërkesë në greqisht, një gjuhë shumë fisnike dhe e lartë për t’u përdorur prej barbarëve, siç i konsideronin grekët persët.

Pushtimi i Rusisë, Napoleon Bonaparti, qershor 1812

Në këtë pikë të karrierës së tij ushtarake Napoleoni nuk njihte gjë tjetër veç fitoreve. Ai kishte pushtuar pjesën më të madhe të Evropës, që refuzonte të bëhej aleate me të dhe kishte ushtrinë më të madhe të mbledhur ndonjëherë në kontinent. Rusët u tërhoqën në territorin e madh të vendit të tyre dhe i vunë flakën çdo gjëje. Napoleoni mbërriti në Moskë për të gjetur vetëm rrënojat e djegura. Gjatë kthimit për në shtëpi nisën telashet. Sulmet e vazhdueshme nga njësitë e vogla ruse, uria dhe dimri i keq, rezultuan shkatërruese për ushtrinë prej treçerek milioni ushtarësh.

Alamo, gjeneral Santa Anna, shkurt 1836

Gjithë çështja bën fjalë për një fortesë të vogël në një lëndinë. Santa Ana vendosi se garnizonit të përbërë nga teksanët rebelë i duhej mësuar mbi politikat meksikane, nga ushtria e tij e madhe. Ndërkohë që në pamje të parë dukej shumë e lehtë që ky organizon i vogël të mundej qoftë edhe kalimthi, ushtria e madhe meksikane, për shkak të krenarisë së Santa Anna-s kaloi ditë të tëra duke mos sulmuar postën e vogël. Kjo vonesë e panevojshme i dha mundësinë ushtrisë teksane të përforcohej dhe të merrte pozicion më të mirë.

Dhjami i derrave për pushkët, maj 1857

Kjo ngjarje mund të mos jetë shumë e njohur për disa, por kjo është një nga ato ngjarjet që kanë mbetur në histori. Në vitin 1857 nuk ishin prej tunxhi, por prej letre dhe për t’i mbushur ato duhej kafshuar fundi i plumbit dhe të hidhej pudra për të mbushur armën. Ndërkohë, për plumbat ishte i nevojshëm dhjami i derrave, mirëpo ushtria britanike ndodhej në Indi, ku derrat ishin të shenjtë dhe nuk prekeshin. Si rezultat, ushtarët indianë refuzuan të prekin plumbat dhe kur ato u ndëshkuan nga drejtuesit e kolonisë britanike, pjesa e tjetër u ngrit në një rebelim që zgjati 13 muaj, duke shkaktuar atë që quhet rebelimi “Sepoy”.

  1. Injorimi i armës “Gatling”

Zakonisht, mes ushtarakëve është ide e mirë që kur armët më të fundit janë të disponueshme të përdoren. Arma e re “Gatling Gun” ishte mitralozi më i hershëm që kaloi testet. Custer kishte dy deri në katër të tillë dhe mjaft municion, kur vendosi të asgjësonte një “fshat të vogël indian” në breg të lumit “Little Bighorn”. Arsyeja pse Custer nuk i përdori ato ishte sepse, sipas tij, mitralozat do të pengonin marshimin dhe të pengonin lëvizjen. Një arsye tjetër, pse ai vendosi të mos i përdorte, ishte se nuk donte të turpërohej para indianëve me armë të tilla. Po t’i kishte përdorur, mbase

nuk do ishte mundur

.

Humbja e planeve të betejës, Robert E. Lee, shtator 1862

Gjatë Luftës Civile Amerikane, një nga cilësitë që e bënte gjeneralin Robert E. Lee të Konfederatës aq efektiv ishte fshehtësia, me të cilën lëvizte dhe vepronte. Trupat e tij dukej sikur shfaqeshin, luftonin dhe zhdukeshin me shpejtësi të jashtëzakonshme. Mirëpo, në vitin 1862 kur gjenerali i forcave kundërshtare, George McLellan po lëvizte për të zënë në befasi Lee-në qëndroi në kampin, ku ai kishte qëndruar më parë, u përball me një surprizë. Një ushtar gjeti një copë letër në tokë, ku ishte gjithë plani i betejës.

Pushtimi i Gallipoli, Winston Churchill, prill 1915

Churchill njihet për aftësitë e tij dhe mendjen e mprehtë. Por, ky s’është shembull i mprehtësisë së tij. Churchill propozoi që të hapej një front i tretë në Mesdhe dhe të sulmonte Perandorinë Osmane nëpërmjet Dardaneleve. Fushata e Galipollit u zhvillua në ishullin me të njëjtin emër në Turqi, nga 25 prilli 1915 e deri më 9 janar 1916. Qëllimi ishte një sulm i përbashkët ndaj Stambollit, por kjo tentativë dështoi mjaft keq me humbje të mëdha nga të dy palët duke rezultuar në një plan të llogaritur shumë keq.

Pushtimi sovjetik, Adolf Hitler, shtator 1941

Ky është rasti ky Hitleri mund të zëvendësohet me Napoleonin dhe Rusia me Bashkimin Sovjetik, e në një farë mënyre paraqitet sërish e njëjta histori. Operacioni “Barbarosa” ishte pa dyshim rasti më i keq i dikujt që nuk ka mësuar asgjë nga historia dhe ka përsëritur gabimin më të rëndë që është bërë në historinë ushtarake. Adolf Hitler ka shumë të ngjarë se ka menduar që ajo që i ndodhi gjeneralit të madh Napoleon Bonaparti nuk mund t’i ndodhte atij dhe vendosi të pushtonte Bashkimin Sovjetik. Rezultatet dihen.

Mikro-menaxhimi i luftës, Lyndon B. Johnson, gusht 1964

Luftërat është mirë të menaxhohen nga profesionistët. Lyndon B. Johnson ishte President, por ai nuk ishte ushtar profesionist gjatë luftës së Vietnamit. Kjo nuk e pengoi atë të hidhte në veprim luftën që do të shkaktonte humbjen e 60 mijë ushtarëve. Johnson e zgjeroi përfshirjen amerikane në Vietnam sapo mori detyrën, pas vrasjes së John F. Kennedyt. Fatkeqësisht për trupat, Lyndon B. Johnson ndiqte vazhdimisht rezultatet e sondazheve dhe një gjë e tillë e bën të vështirë fitimin e një lufte.

Pushtimi i Afganistanit, Yuri Andropov, dhjetor 1979

Për shekuj me radhë, vendet jashtë Afganistanit janë përpjekur të vendosin sundimin e tyre mbi afganët. Si rezultat, afganët janë ekspertë në luftën guerile. Në vitin 1979, sovjetikët vendosën të dërgojnë një numër masiv trupash për të rrëzuar qeverinë komuniste në Kabul. Kjo u pasua nga një betejë e përgjakshme 10-vjeçare që shkaktoi shumë vdekje. Për vite me radhë helikopterët sovjetikë gjurmonin luginat për të kapur luftëtarët afganë. Sovjetikët humbën 15 mijë njerëz dhe nuk fituan asgjë si këmbim.