Ato i tejkalojnë parashikimet kozmike. Ne thjesht duhet të mësojmë për to dhe strukturën e tyre

Zbulimet e çudive galaktike, mund të trullosin studiuesit dhe astronomët, teksa ato i tejkalojnë parashikimet kozmike. Për fat të mirë, ata janë të lumtur për të na mësuar atë çfarë dinë. Ne thjesht duhet të mësojmë për to. Astronomët amerikanë dhe hungarezë, kanë zbuluar kohët e fundit një strukture kaq të madhe, saqë ajo s’duhej të ekzistonte: një unazë galaktikash, që është 5 miliardë vite dritë e gjerë. Kjo hapësirë e paimagjinueshme, është rreth 70 herë më e madhe sesa gjerësia e një Hëne të plotë.

  1. Triangulum II

Triangulum II ka mahnitur studiuesit e yjësisë Kaltek me yjet e saj super të shpejtë. Fqinji ynë i vogël galaktik, ka vetëm rreth 1000 yje, në krahasim 100 miliardë që gjenden në galaktikën tonë. Por Triangulum II, ka një sasi të madhe të jashtëzakonshme yjesh të fshehur. Teleskopët e mëdhenj kanë vëzhguar 6 prej atyre yjeve, që lëvizin shumë më shpejt sesa pritej, duke pasur parasysh fizikun anemik të galaksisë. Falë këtij tejkalimi shpejtësie, studiuesit kanë qenë në gjendje të llogarisin fuqinë gravitacionale dhe masën e Triangulum II. Ata zbuluan përqendrimin më të lartë të materies së zezë, në krahasim me çdo galaktikë që kanë studiuar deri tani. Megjithatë, studiuesit francezë nga Universiteti i Strasburgut, pretendojnë se është tërheqja gravitacionale e galaktikave fqinje, ajo që lëviz yjet përreth

 

.

  1. Galaktikat misterioze që formojnë një unazë

Astronomët amerikanë dhe hungarezë, kanë zbuluar kohët e fundit një strukture kaq të madhe saqë ajo s’duhej të ekzistonte: një unazë galaktikash që është 5 miliardë vite dritë e gjerë. Kjo hapësirë e paimagjinueshme, është rreth 70 herë më e madhe sesa gjerësia e një Hëne të plotë. Një tregues i madhësisë së unazës vjen nga afërsia e 7 shpërthimeve të vëzhguara të rrezeve Gama (GRBs), ngjarjet më të dhunshme në univers. GRBs ndodhin kur yjet përjetojnë një hipernova dhe bien te vrimat e zeza. Përderisa këto shpërthime kishin ndodhur në distanca të ngjashme, astronomët arritën në përfundimin se qe e pranishme një strukturë gjigante e nxehtë galaktike.

  1. Tayna, e parëlindura

Astronomët kanë kombinuar fuqinë e teleskopëve hapësinorë Habëll dhe Spicer, për të parë shtirjen më të madhe të galaktikës. Ata kontrolluan prapa në kohë, vetëm 400 milionë vjet pas Big Bengut për të parë këtë varietet të ri të galaktikës, me një lloj rrezesh të zbehta që deri më tani i qenë shmangur zbulimit. Galaktikë quhet Tayna, që do të thotë “e parëlindura” në gjuhën vendase Ajmara në Amerikën e Jugut në Ande dhe Altiplano. Ajo mund të jetë galaksia më e vetmuar e zbuluar ndonjëherë, por është ndërkaq një nga 22 vëllezërit e motrat e ngjashme të krijuara thuajse në prag të ekzistencës.

 

  1. Galaktika që ‘ushqehet’ nga një tjetër

Astronomët nuk janë të sigurt se si është krijuar kjo galaktikë. A mund të krijojë hidrogjeni dhe gazet e tjera, spirale të ndryshme në drejtim të grumbulli masiv të materies së zezë, që shërbejnë si fole gravitacionale? Apo galaktikat ushqehen nga një tubacion i gaztë intergalatik, si një lloj zogu nën peshë? E para është shumë e ngadaltë për të krahasuar të dhënat e vëzhguara, ndërsa kjo e fundit nuk është vëzhguar kurrë më parë. Të paktën deri më tani. Studiuesit përdorën një program të veçantë për të shqyrtuar një disk protogalaktik (galaksia e vogël) 10 miliardë vite-dritë larg, që ishte duke u ushqyer nga një formulë hidrogjeni. Kjo është pjesë e një hapësire shumë më të madhe e të ndërlidhur të përbërësve kozmikë.

  1. Mjegullnaja e madhe Magelanike

Mjegullnaja e Madhe Magelanike (LMC) dhe shoqëruesja e tij e ‘kequshqyer’, Mjegullnaja e Vogël Magelanike (SMC), janë fqinjët tanë më të afërt në distanca prej respektivisht 160 dhe 200 mijë vite-dritë larg. Më të njohurat nga galaktikat xhuxhe që qarkullojnë në Rrugën e Qumështit, ato janë të dukshme pa ndihmën e teleskopit në qiellin e natës në hemisferën jugore. Por te mjegullnaja e madhe, ndodhin ngjarje të çuditshme. Në segmentin e quajtur Tarantula Nebula, astronomët kanë zbuluar një yll pjellor – që do të hidhte hijen në Tokë, sikur të ishte vetëm mbi 1000 vite dritë larg.

 

  1. Galaktika Herkuli A

Në qendër të Herkuli A (ose 3C 348) ndodhet një vrimë e zezë gjigante me masë prej 2.5 miliardë diejsh! Kjo është 1.000 herë se sa vrima më e madhe e Rrugës së Qumështit, dhe që gjeneron sasi masive plazme, që e errësojnë galaktikën shumë më të vogël që gjendet aty pranë. Duke u zgjeruar 1.5 milion vite-dritë në hapësirë, ajo lë në hije shumë galaktika të tjera dhe sidomos Rrugën e Qumështit, e cila është rreth 15 herë më pak mbresëlënëse. Energjitë e përfshira janë marramendëse: vrima e zezë qendrore, prodhon një miliardë herë më shumë energji sesa Dielli ynë te valët e radios.

  1. Super xhuxhat e vegjël dhe të vjetër të Rrugës së Qumështit

Galaktika jonë nuk është një zogëz pranvere. Ajo është thuajse po aq e vjetër sa dhe vetë universi. Në pjesën qendrore të Rrugës së Qumështit, astronomët kanë zbuluar një grup prej 70 planetësh xhuxhë të bardhë, të cilët janë mbetjet e disa yjeve që kanë masën e Diellit, por të ngjeshur deri në madhësinë e tokës. Xhuxhat historikë u zbuluan nga një panoramë e zemrës së mbipopulluar të Rrugës së Qumështit, e cila ndodhet rreth 25.000 vite-dritë larg Tokës, në atë që NASA e ka quajtur një “gërmimi arkeologjik kozmik”.

  1. Galaksia shkëlqyese

Teleskopi hapësinor i NASA-s WISE, ka zbuluar galaktikën më të shndritshme, me ngjyra të ndezura me furinë e më shumë se 300 trilionë diejve. Fotonet nga galaktika WISE J224607.57-052635.0 kanë udhëtuar 12.5 miliardë vjet për të na sjellë mesazhin e tyre, duke na furnizuar me një imazh të universit në një të dhjetën e moshës së tij aktuale. Galaktika është aq e ndritshme sa që ajo të vret vështrimin. Por efekti nuk është për shkak dritës së yjeve. Përkundrazi, shkëlqimi i dritës i atribuohet një vrimë e zezë aq masive, saqë ajo e trondit të kuptuarit tonë mbi fizikën.

  1. Galaktika e vogël me vrima të zezë të mëdha M60-UCD1

Kjo galaktikë, mund të ndryshojë kuptimin tonë mbi vrimat e zeza dhe galaktikat xhuxhe. Është vetëm 300 vjet-dritë e gjerë, çka përbën vetëm 0.2 për qind të madhësisë së galaktikës sonë Rruga e Qumështit. Por mos qeshni ende, pasi ky është paketimi i një vrimë të zezë me një masë prej 21 milionë diejsh. Kini parasysh se vrima e zezë më e madhe në galaktikën tonë, ka një masë sa 4 milionë diejsh. Deri kohët e fundit, qe supozuar se madhësia e galaktikës dhe vrimës së zezë ishte proporcionale. Pra, ky zbulim hedh shumë dyshime mbi modelet aktuale, dhe sugjeron se vrimat e zeza janë shumë më të zakonshme, sesa ne guxojmë të besojmë. Kjo ka ndodhur për shkak se M60-UCD1, nuk ka qenë gjithmonë i vogël.

  1. EGS8p7 nuk duhet të ishte i dukshëm

Më shumë se 13.2 miliardë vjeçe, galaktika EGS8p7 është aq e lashtë, saqë ne s’duhet të ishim në gjendje ta shihnim. Pas shpërthimit të madh të Big-Bengut, universi qe një grumbull protonesh dhe elektronesh të nxehta. Kur u ftohën, grimcat u kombinuan në hidrogjenin neutral. Në këtë rast, neutralja është e keqe: Është e errët dhe e errëson universin e hershëm nga teleskopët tanë përgjues. Fatmirësisht, kur galaktikat dhe objektet e tjera energjike u krijuan, ata rijonizuan gazin, çka i solli dritë universit, duke e shpërndarë mjegullën. Megjithatë, kjo ka ndodhur rreth një miliard vjet më parë, kështu që EGS8p7 duhet të ishte shumë larg për të qenë e dukshme. Çuditërisht, astronomët qenë ende në gjendje të merrnin sinjale prej saj në linjën Lajman-alfa, një farë bar kodi galaktikë.