10 vjet “Festa e Birrës” në Korçë

Billboard-01Korça çel sot dyert për mijëra turistë vendas e të huaj me rastin e “Festës së Birrës”.Për pesë net me radhë i gjithë qyteti do të transformohet në një “Beer Zone” me sloganin “10 vjet Festa e Birrës”.
Për një dekadë radhazi kjo festë, e cila tashmë identifikohet birrën “Korça” ka kulmuar duke marrë vulën e organizimit më të madh veror në vend. Festa do të fillojë në orën tetë, në mbrëmje dhe do të vijojë dhe 5 ditët në vazhdim.
Në skenën e koncertit do të ngjiten këngëtarët më në zë të tregut muzikor si Alban Skënderaj, Flori Mumajesi, Devis Xherahu,Endri dhe Stefi Prifti, Elton Deda, Kamela Islamaj, Kejsi Tola, Juliana Pasha etj
Turistët dhe të apasionuarit e festës do të kenë mundësi të shijojnë birrën, e cila është vlerësuar edhe nga ekspertët ndërkombëtarë si një prej birrave më cilësore.Veç birrës, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shijojnë edhe gatimet tradicionale.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:

Ju kerkojme ndjese por nuk u gjeten postime te ngjashme.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al