Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 115-vjetorin e vdekjes së patriotit Papa Kristo Negovani.

Në një mesazh në facebokk, Presidenti Meta shkruan: “Sot, përkujtojmë me nderim 115-vjetorin e ndarjes tragjike nga jeta të një prej figurave më të shquara patriotike të kombit dhe klerit shqiptar, Papa Kristo Negovani.

I martirizuar për aktivitetin e Tij të jashtëzakonshëm iluminist në mbrojtjen, promovimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe, si dhe të vlerave tona më të mira kombëtare, Papa Kristo Negovani, do të nderohet përjetë për kontributin e çmuar që dha për çështjen shqiptare dhe pavarësinë e Shqipërisë, deri edhe me sakrificë sublime”.

Papa Kristo Negovani u vra në vitin 1905.