Floida Kërpaçi: LRI i vetmi forum që merr aksione reale për rininë

Fjala përmbyllëse e Kryetares së LRI-së, Floida Kërpaçi në takimin e organizuar nga LRI, me maturantët e qytetit të Tiranës, për Maturën Shtetërore. 

Përshëndetje të gjithëve 

Në fakt në përfundim të këtij takimi jashtëzakonisht shumë të nevojshëm unë dua të bëj një falenderim dhe një zotim. Falenderimi i parë shkon për të gjithë ekipin e gjimnazit dhe për gjithësecilin prej jush që ka ardhur sot në këtë takim duke e besuar LRI si forumi I vetëm i cili ndërmerr aksione reale për ti ndihmuar të rinjtë. Dua të falenderoj Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila jo vetëm si kryetare por edhe si një nënë është energjia dhe mbështetja jonë më e madhe për të vazhduar sfidat e të rinjve të cilët çdo ditë e më shumë po largohen nga Shqipëria. Dua të falenderoj të gjithë deputetët, profesorët e nderuar të cilët erdhën sot, ndanë vizionin e tyre me ne. Dua të falenderoj Erisa Xhixhon për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë gjithë këtyre kohëve, për organizimin e strukturës. Dhe si përfundim dua të marr një zotim së bashku me të gjithë ju për ta vazhduar këtë kauzë, për ta vazhduar këtë rezolutë, për ta çuar zërin e të rinjve deri te Edi Rama dhe për ti thënë atij bukur që ai nuk do ti vendosi kufij të rinjve por të rinjtë do ti vendosi kufij atij. Faleminderit të gjithëve dhe suksese në provimet e maturës. 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al