Luigj Turmalaj: Paratë e studentëve të mos bëhen tendera për bizneset

Fjala e Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare në Universitetin e Bujqësisë, Prof. Luigji Turmalaj në takimin e organizuar nga LRI me maturantët e qytetit të Tiranës për Maturën Shtetërore
Mirëdita të dashur gjimnazistë, drejtues të lartë të partisë, deputetë,
Tu them të drejtën në këtë orë që po qëndroj këtu po përpiqem të bëj disa krahasime. Të ulem në moshën tuaj nuk po arrij dot, tu shoh, të gjej fëmijët e mi në mesin tuaj por nuk po i gjej këtu. Edhe ata kanë qenë gjimnazistë si ju te Arben Broci nëse ka këtu dhe së treti të kuptoj në veten time deri ku shkon mëkati im si prind, si mësimdhënës përpara jush. Nuk ka gjë më të vështirë të gjendesh në një ambient si ky juaji që jam i bindur që me kaq sa jeni jeni në gjendje të drejtoni një shtet. Brenda vendit tonë por edhe jashtë me kapacitetet që keni por për fatin e keq për fajin tonë ju jeni pasoja e këtyre fjalëve që po nxirrni sot dhe në njëfarë mënyre jeni aq të acaruar sa u ikën dhe ai shkëlqimi buzëqeshja dhe ajo natyra e moshës që keni në ballin tuaj. Sidoqoftë unë do të jap disa konsiderata për disa shqetësime që ngritët si drejtues i një nga fakultetet të universiteteve tona të Mjekësisë Veterinare si pedagog, duke iu referuar vetëm një çështje, gjimnazistit 16- vjeçar. Më ndjeni tu them një gjë që nuk ka gjë më negative, më ekstreme të përmendet nga goja e fëmijëve tanë që në universitetet shqiptare ka mitmarrje. Dhe unë po ua deklaroj që po ka mitmarrje dhe ky është turpi ynë që ne mbajmë në konsideratat e drejtimit të universiteteve këtë fenomen të shëmtuar që cenon parimet morale, integritetin moral, shoqëror dhe të ardhmen tuaj drejtpërdrejt. Ka mitmarrje në forma të ndryshme, kjo është tryeza për të ndarë çështje dhe unë ua propozova dhe kolegëve deputetë, gjej rastin tia transmetoj dhe kryetares. Është një rast i mirë për ti orientuar çështjet. Nëse duam të shërojmë diçka në fillim duhet të shërojmë atë që vuan nga truri dhe truri është arsimi. Unë këtë fundjavë isha në Bosnje, nuk kemi nevojë të shkojmë shumë larg, kolegët tuaj student për të cilët ju aspironi të bëheni, janë shumë larg ku ne jetojmë. Këto vijnë pas shumë arsyesh, arsye politike, tranzicioni, ne ju themi juve dilni zot vendit. Në rradhë të parë duhet tu dalim ne prindërve tuaj, vendit duke administruar mirë secili prej nesh pozicionin që ka dhe duke adresuar atje ku duhet edhe me dhimbje, plagën që kanë universitetet. Ju për pak vite shumica juaj, do bëheni studentë. Ju do meritoni emrin më të bukur që keni në jetën tuaj dhe nuk ka emër më të bukur sesa student. Të gjitha të tjerët bien poshtë, marrin konsiderata të ndryshme por do të ishte shumë e udhës që atje ku të shkoni vërtet student të jeni kështu siç jeni sot me atë ndjesinë, të mësoni, përkushtoheni dhe të jeni me kokën lart pra ta refuzoni atë formë të dobët të menaxhimit të universiteteve. Në një farë mënyre duke u përballur me ne prindërit tuaj pasi ata nuk vijnë nga jashtë për tu mësuar ju por ne jemi ballë përballë jush dhe të mos trembeni fare për askënd për problemet që ju shihni për ti ngritur dhe për ti adresuar si duhet. Ndërkohë znj. Kryetare e Partisë, në cilësinë e një miku të kësaj partie dhe vërtet me një dëshirë dhe dashuri të madhe për ti shërbyer me gjithë zemër pasi treni ose vagoni i kësaj partie është rinia. Sugjeroj që në parlamentin në vazhdim, pesha e studentëve që vijnë në universitete duhet vlerësuar. Ne shpesh përdorim një slogan, universiteti është i studentëve. Por në çfarë niveli është i studentëve, për të gjuajtur me vezë, me salcë sepse ata nuk kanë asnjë mundësi. Pesha e studentëve në universiteteve është zero, këtë ta them në cilësinë e një pedagogu, drejtuesi, ku e shoh që ata janë thjesht për numra, për të krijuar programet, për të vazhduar rutinën e zakonshme. Ne bëjmë sikur i mësojmë, këta bëjnë sikur mësojnë dhe të gjithë bashkë jemi këtu ku jemi. Në këndvështrimin e peshës së vendimmarrjes studentët mund të bëjnë brenda një kohe të shkurtër një Vetting në universitete dhe këtë duhet ta bëjnë studentët, nuk ka vend as gjykata as forma të tjera. Jepu shans studentëve në universitete që të zgjedhin drejtuesit e tyre dhe të jeni të bindur që brenda një kohe shumë të shkurtër ata do zgjedhin ata që e meritojnë për të drejtuar universitetin. Të jeni të bindur që nuk do të ndërhyjë më politika, nuk do ketë më fenomene u fut ky ai e me rradhë. Të na thërrasin dhe drejtuesit e universiteteve dhe të bie backgroundi i studentëve dhe stafit në qoftë se thirren drejtuesit e universiteteve për arsye të ndryshme, është e papranueshme që të ketë një cilësi dhe një standard besueshmërie nëpër universitete. Në qoftë se një profesor thirret në prokurori apo drejtues i nivelit të caktuar ai gjykoj që humb të drejtën morale për të dalë para studentëve sepse nga ata do dalin nesër politikanë, kryeministra e kështu me rradhë. Prandaj studentët duhet të kenë peshë të fortë në zgjedhjen e drejtuesve të tyre dhe ti menaxhojnë mirë sepse besueshmëria e tyre është e lartë. Dhe së dyti një problem që evidentoj, studentët paguajnë një fee të caktuar në universitete, paratë e tyre keq menaxhohen jo për faj të drejtuesve tashmë të universiteteve por strukturave abuzive dhe në këndvështrimin tim të ngritura. Nuk ka arsye që paratë e studentëve të bëhen tender biznesesh. Çfarë kuptimi ka fëmijët tanë paguajnë një fee të caktuar për të përmirësuar kushtet e tyre dhe këtë fee e keqpërdorin e keqmenaxhojnë tenderat korruptivë për të kryer punë brenda universiteteve. Këtë fee fort mirë mund ta përdorin si duhet vetë universitetet duke ndihmuar këtë proces për të krijuar kushte më të mira, standarde më të mira, cilësi më të mirë. Unë e shoh në këndvështrimin që ajo që na duhet mungon nëpër universitet për arsyen e kësaj burokracie. Sidoqoftë në këtë diskutim ndofta pak ndryshe por besoj se përpiqem të jem në realitet sepse personalisht unë nuk kam ku e çoj fjalën është mirë të thuash aty ku është vendi dhe ta dëgjojmë njëri-tjetrin. Ata që janë gjimnazistë në maturë dhe dëshirojnë të vijnë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, unë ju uroj mirëseardhjen, kanë disa kushte dhe specifika që ndofta në universitetet e Tiranës mund të mos jenë në pamjen e parë të barazvlefshme po binduni që vini në disa pozicione specifike të veçanta siç është Mjekësia Veterinare që besoj shumëkush prej jush i do kafshët. Unë ju uroj suksese në vazhdimësi dhe paçim vetëm të mira bashkë me ju.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al