Petrit Vasili: FMN foli, Kryeministri me koncesionet po shkatërron dhe kriminalizon ekonominë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili me anë të një postimi ka reaguar për kërkesën e FMN, duke thënë se kryeministri është ideatori i koncesioneve si piramida dhe se hetimi i kësaj çështje duhet të jetë objektivi më i rëndësishëm i Prokurorisë.

Kryeministri eshte ideatori dhe frymezuesi i koncesioneve si PIRAMIDA te verteta kriminale financiare.
Hetimi me cdo mjet dhe forme i veprimtarise kriminale ne ekonomi te kryeministrit duhet te jete objektivi me i rendesishem i prokurorise dhe i partnereve nderkombetare,pasi FMN ka vene gishtin mbi plage.”- ka shkruar Vasili.

Reagimi i Vasilit vjen pas intervistës së shefit të zyrës së FMN në Tiranë, Jens Reinke, i cili i kërkoi qeverisë të ndalojë përkohësisht dhënien e koncesioneve nga programi 1 miliardë euro që i është akorduar Shqipërisë.

REAGIMI I PLOTË I VASILIT:

FMN foli, Kryeministri me koncesionet po shkaterron dhe kriminalizon ekonomine.

Kryeministri me koncesionet po e zhyt vendin ne nje gremine ekonomike shume te rrezikshme dhe me pasoja shkaterrimtare.
Riciklimi i parave te pista,krijimi i nje borxhi te tmerrshem me pasoja afat gjata,asfiksimi i ekonomise dhe mbreterimi i klientelizmit kriminal keto jane e ardhmja e zeze qe e pret ekonomine e vendit.
Kryeministri eshte ideatori dhe frymezuesi i koncesioneve si PIRAMIDA te verteta kriminale financiare.
Hetimi me cdo mjet dhe forme i veprimtarise kriminale ne ekonomi te kryeministrit duhet te jete objektivi me i rendesishem i prokurorise dhe i partnereve nderkombetare,pasi FMN ka vene gishtin mbi plage.
Bllokimi kriminal prej me shume se dy vjetesh ne parlament i ligjit te propozuar ngs LSI per koncesionet eshte deshmi evidente e interesave te erreta dhe okulte te qeverise per koncesionet.

FMN foli shume qarte ajo thote:
1.Ne kemi deklaruar që kuadri institucional për menaxhimin e koncesioneve mbetet i papërshtatshëm.ndaj kemi këshilluar Qeverinë që të marr një pushim të shkurtër, të pezullojë dhënien e koncesioneve të reja”,
Sipas shefit të FMN në Tiranë.
“Duhet të kemi një listë konsistente të projekteve prioritare që bëhën me koncesion, por jo vetëm. Sot nuk e kemi. Çdo koncesion, përfshirë ato të mëdhatë e dhëna së fundmi, del nga një proces jo shumë formal. Së dyti:Shefi i Zyrës së Fondit thotë se Qeveria duhet t’i japë fund miratimit të koncesioneve që vijnë si propozime nga privatët.
“Programi i investimeve të qeverisë duhet të jetë konsistent dhe i mirëmenduar. Ai duhet të mbajë parasysh përfitimet totale në rrjetin e infrastrukturës, që vijnë nga investimet e ndryshme. Kjo nuk mund të ndodhë kur Qeveria thjesht miraton propozimet e pakërkuara që vijnë nga privatët.
Se treti:“PPP-t përmbajnë risqe thelbësore fiskale. Një nga motivimet kryesore të PPP-ve duket se është shtyrja e pagesës. Pra, investimi bëhet tani me financime nga privatët, Qeveria e paguan më vonë. Kjo ekonomikisht është e njëjtë me huamarrjen. Pra i gjithë investimi, ose një pjesë e tij duhet të regjistrohet si borxh publik”

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al