Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar edhe 12 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 148.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në vend, ndërsa thekson se numri i viktimave vijon të mbetet 2 ndonëse ka pacientë në gjendje kritike.

Nga 12 personat e infektuar, 7 janë nga Shkupi dhe 5 nga Kumanova. Sakaq bëhet me dije se në mesin e të infektuarve ka edhe tre policë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, mosha e pacientëve varion nga 2 deri në 91 vjeç, dhe shumica e tyre janë midis moshës 30 dhe 39 vjeç.