Në përvjetorin e 12-të si shtet i pavarur, monumenti i pavarësisë në Kosovë, muri Newborn ka marrë pamje të re.

Këtë vit, për të është zgjedhur ngjyra e zezë, përveç shkronjës “W” e cila është dekoruar e gjitha me lule.

Newborn ka zgjedhur të prekë një temë mjaft delikate që është lënë pas dore prej vitesh, ndaj në shkronjat e murit janë shkruar fjali me mesazhe të rëndësishme.

“Luftërat e pafundme sjellin shtypje, përdhunime dhe shpërfillje” është homazhi i këtij viti që u kushtohet viktimave të abuzimit seksual gjatë konflikteve anembanë botës.

Pamjet e murit i ka publikuar në profilin e tij në Facebook krijuesi i Newborn, Fisnik Ismaili.

Urime pavarësinë Kosovë e dashur! Qofsh gjithmonë e lirë!