“140 milion euro të gllabëruara për zyra e makina”, Vasili i ashpër ndaj qeverisë: S’kanë lekë për Teatrin Kombëtar

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar përsëri në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar, teksa ka akuzuar qeverinë se ka shpenzuar në 3 vitet e fundit rreth 140 milion euro për zyra dhe lukse.

Sipas Vasilit, qeveritarët kanë harxhuar lekë pafund vetëm për zyra, makina të shtrenjta e vila, ndërsa është shprehur se s’ka lekë për Teatrin Kombëtar që po shembet.

POSTIMI I PLOTË:

140 milion euro gllaberoi qeveria per zyra,makina e vila,ndersa per Teatrin Kombetar s’ka leke.

Po si s’kane turp qe genjejne keta,qeveri e bashki,qe do shkaterrojne Teatrin dhe do tja hapin privateve se gjoja s’kane leke.
Keta leke kane pasur pa fund dhe vetem per zyra,makina te shtrenjta per qeveritare e ofiqare gjithfaresh,vila qeveritare e
transferime zyrash kane bere rrush e kumbulla dhe pa ju skuqur faqja fare plot 140 milion euro
Për vitin 2017 jane plot 30 milionë euro shpenzime vetëm për Kryeministrinë. Në vitin 2015 shpenzimet e luksit për qeverinë arritën në shifrën e 91 milionë eurove dhe në vitin 2016 kjo shumë shkoi në rreth 22 milionë euro.
Pra, 140 milion euro kane baderdisur në tre vitet e fundit, vetëm për zyra dhe lukse te tjera kryeministri dhe te tijte.
Vetem leket qe hengri kryeministri vetem ne 2017 plot 30 milion euro dalin e teprojne per Teatrin.
Dhe keta na bejne te degjojme idiotesira me teatrin qe po shembet,me zjarrfiksa,me tuberkuloz e azbest vetem e vetem qe te shesin token e Tiranes tone dhe per t’i rrembyer parate’.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al