Piro Kapurani: Do të marrim tre mandate në Korçë, LSI do të triumfojë, jemi forca më e besueshme

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 edhe më optimistët, nuk do ta besonin, se brenda pak muajsh Lëvizja Socilaiste për Integrim në Qarkun e Korçës do të rritej në menyre surprizuese, duke arritur të sigurojë lehtësisht mandatin e deputetit Pirro Kapurani dhe duke qenë vetem një grusht votash larg mandatit të dytë.

Besimi qe i dhanë Pirro Kapuranit, sot i renditur i dyti në listën e LSI, të cilën e kryeson ministri i bujqesisë Edmond Panariti, 15 mijë qytetarë të Qarkut të Korçës, mbetet impenjus dhe frymezues, për të arritur aty ku të çon vetem angazhimi i sinqertë dhe përgjegjshmëria politike.

Ne 26 qershor, thotë besimplotë deputeti Kapurani, Korca do të  zgjohet si bastion i LSI-së, duke marrë tre mandate deputetesh. Asgjë nuk është e pamundur, për deputetin që politikën e konsideron shërbim dhe për 4 vite ju përkushtua evidentimit dhe zgjidhjes se problematikave të qytetetarëve, që  i përfaqësoi denjësisht dhe përulësisht.

Integriteti personal i të përzgjedhurve të LSI-së, programi konkret i kësaj force politike, që mbeshtetet fort tek të rinjtë dhe shtresa e mesme, korrektësia me të cilën u konsumua pushtetit politik dhe puna e jashtëzakonshme e deputetit Kapurani dhe strukturave të drejtuara prej tij, çojnë natyrshëm LSI-së drejt konsolidimit, si e vetmja forcë politike, që meriton votëbesimin e qytetarëve të ndershëm,të papunë, të vjedhur dhe abuzuar nga oligarkitë e partive teë mëdha.

“Këto të fundit, të vetmen ofertë që kanë për shqiptarët është një copë letër mbi të cilën liderët e vjetër hodhën firmat për t’u bashkuar, në rrugën, që  i çon drejt fundit të pashmanshëm. Koha është e LSI-së.

Koha po ju flet korçarëve dhe gjithë shqiptarëve me zërin e LSI. Ky është fakt! Ky nuk është as opinion as deshirë! LSI ështe e vetmja zgjedhje që prodhon stabilitet politik dhe ekonomik, sepse LSI nuk është vetëm një formacion politik, që synon pushtetin si forcë e parë, LSI është një lëvizje, që do të rrëzojë një herë e mirë estabilishmentin e kalbur politik dhe do të hapë perspektivën europiane për çdo shqiptar, që ka tre dekada, qe nëpërkëmbet dhe tallet nga produktet politike të dalë bojë dhe jashtë kohe”, shprehet Kapurani.

Në një intervistë për Shuplaka.com deputeti i LSI për qarkun e Korçës Piro Kapurani ka shpalosur pikat kyëe të programit të LSI-së .

 INTERVISTA:

Z.Kapurani edhe pak ditë na ndajnë nga data e zgjedhjeve, si janë pritshmëritë e LSI-së për Korçën?

Skuadra jonë nuk punon vetëm një muaj fushate por punon fort çdo ditë duke qëndruar pranë çdo qytetari. Ne jemi aty ku janë hallet e njerëzve. Sigurisht edhe pak ditë dhe çdokush me vullnetin e tij të lirë do zgjedhë forcën që ai beson. Jemi të vendosur dhe të bindur njëkohësisht se LSI do triumfojë. Pritshmëritë janë për të marrë tre mandate deputetesh dhe pse jo presim edhe të katërtin.  E them këtë sepse jemi forca më e besueshme pasi kemi një program konkret ku iu flasim njerzëve me shifra konkrete dhe arma jonë më e fortë është rinia.

Çfarë ofroni ju për rininë shqiptare sepse duhet theksuar fakti që keni anëtarë numrin më të madh të rinisë?

Është e vërtetë që LSI ka në famljen e saj rininë. Në programin tonë rinia është pika kyçe. Ne kemi një plan për punësimin e të rinjve që janë garanci për të sotmen dhe të ardhmen e vendit. LSI  beson në forcën dhe energjinë transformuese të të rinjve, për të krijuar modelet sociale të sukseshme dhe sigurisht ne besojmë te rinia se do të integrojë vendin në familjen e madhe europiane.

Një tjetër pikë e fortë e LSI -së është edhe angazhimi i gruas dhe fuqizimi i saj në shoqeri. Pse ka zgjedhur këtë strategji LSI?

Jemi forca e vetme që kemi pjesmarrjje të barabartë të gruas në kuota përfaqësimi politik në LSI , është tashmë realitet. Barazia gjinore është sfida jonë për një shoqëri të barabartë dhe kjo sepse nuk mund të promovojmë një shoqëri të emancipuar pa i garantuar shanse të barabarta grave dhe vajzave për edukim më dinjitoz , punësim dinjitoz dhe mbështetje për gratë sipërmarrese. Për gratë sipërmarrëse ne kemi propozuar mundësi kreditimi me interesa të buta me interes 2% për t’i mbështetur fort në biznes.

(Shuplaka.com/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al