Erisa Xhixho: Rinia më 25 qershor, nxjerr forcë të parë politike në Fier, Lëvizjen Socialiste për Integrim

Lëvizja Socialiste për Integrim mbylli fushatën elektorale me një miting madhështor në Fier, ku morën pjesë mijëra qytetarë fierakë.

Fjala e kandidates për deputete e LSI-së në qarkun e Fierit, Erisa Xhixho

Faleminderit nga zemra për çdo shtrëngim duarsh, për çdo dashuri që më keni dhuruar, për çdo mbështetje, për çdo buzëqeshje, për çdo suport që më keni dhuruar në këto muaj. Mirënjohje pafund, që unë do e shpërblej me një përfaqësim dinjitoz në Parlamentin pas 25 qershorit, pasi do jem aty për të përfaqësuar rininë, vajzat, gratë e Qarkut Fierit. Do të jem aty për të punuar çdo ditë për një arsim cilësor. Do jem në Parlament për të punuar çdo ditë për hapjen e vendeve të reja të punës, për më shumë investime në turizëm, në bujqësi. Sepse ne duhet t’i kthejmë shpresën Fierit, Shqipërisë dhe të gjithë të rinjve dhe të rejave.

Unë do përfaqësoj politikën e kujdesit ndaj njerëzve dhe jo dhunës. Politikën e përkushtimit dhe jo të arrogancës. Politikën e shpresës që punon çdo ditë dhe jo e fjalëve dhe e fasadës. Të dashur miq, të gjithë ne do t’i rrisim fëmijët tanë në Shqipëri, në Shqipërinë tonë të dashur. Me shumë qetësi dhe me shumë dashuri, ne do të refuzojmë oligarkinë, që do të mbajë peng gjithë Shqipërinë. Sot është momenti, sot është koha, që të rinjtë shqiptarë kanë vendosur të marrin drejtimin e vendit, Fierit dhe gjithë Shqipërisë.

Sepse vota për LSI, është vota për një politikë ndryshe, është vota për rininë. LSI na ka dhënë shansin, asnjë forcë politike nuk e ka bërë. Unë jam që 18 vjeç në politikë, më është dhënë shansi, asnjë forcë tjetër politike nuk e bën. Asnjë forcë nuk i jep shansin rinisë, prandaj rinia më 25 qershor, nxjerr forcë të parë politike në Fier, Lëvizjen Socialiste për Integrim. Do t’iu përfaqësojmë denjësisht si kurrë më parë. Sepse nga kjo foltore një mesazh i imi është për të gjithë ata që kanë planifikuar cenimin e këtyre zgjedhjeve, të mos guxojë njeri të prekë, apo t’i shkojë mendja për të prekur ndonjë votë, të mos i shkojë mendja të cenojë këto standarde zgjedhje që janë kyçe për një të ardhme evropiane të Fierit dhe gjithë Shqipërisë, sepse përballë do na kenë ne, mua Erisa Xhixhon, të gjithë të rinjtë e Fierit dhe gjithë Shqipërisë.

(Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al