Autoritetet Britanike kanë ndaluar 21 persona në portin e Newhaven, të cilët tentonin të hynin ilegalisht në ishull.

Në mesin e tyre ishin  edhe 15 fëmijë, jo më të mëdhenj se 12 vjeç.

Këta persona, të gjithë me origjinë nga Vietnami, ishin fshehur brenda një kamioni frigoriferik, i cili transportonte ujë të gazuar.

I akuzuari kryesor për këtë ngjarje është një shtetas rumun, i cili mendohet të jetë shoferi i kamionit.

Për fat të mirë, të miturit nuk kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe janë transferuar në kujdesin e shërbimeve sociale.

Hetuesit ndërkohë kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.