Petrit Vasili: ” Kryeministri i paditur e çoi shendetesine 270 vite pas”

Vijojne replikat e kreut te Grupit Parlamentar te LSI, Petrit Vasili me kryeministrim Rama. Se fundmi Vasili ka komentuar thirrjen qe Kryeministri Rama u ka bere drejtoreve te spitaleve per tu dorehequr nga posti tyre si drejtor.

Vasili thekson se kryeministri e çoi shendetesinr 270 vite pas dhe e shpartalloi financimin e shendetesise me koncesione.

Postimi i plote i Vasilit ne facebook:

Kryeministri i paditur e çoi 270 vjet pas shëndetësinë sepse:

1. Shpartalloi financimin e shëndetësisë me koncesionet.
2. Centralizoi në Ministrinë e Shëndetësisë të gjithë tenderat.
3. Centralizoi çdo emërim në Ministrinë e Shëndetësisë.
4. Dështoi totalisht me “shëndetësinë falas”.

Shkatërroi çdo element të autonomisë spitalore me ndërgjegje të plotë.
Tani fajin ia paskan drejtorët, që i zhveshi nga çdo kompetencë.

Jo! Fajtori i vetëm është kryeministri, i cili rrënoi shendetësinë me anti-strategjinë “të shkatërrojmë gjithçka në emër të shëndetësisë falas”, megjithëse në shëndetësi e pati timonin vetë, që nga dita e parë.

Po ky kryeministër, pse nuk e shkarkon veten?

Burimi:( integrimi.al / E.S )

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al