Erisa Xhixho: Të luftojmë fort që Shqipëria e nesërme të jetë ajo ku duam të jetojmë

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, znj. Erisa Xhixho, në fjalën e mbajtur sot në konventën e Lëvizjes së Gruas për Integrim tha se shqiptarët kanë nevojë për shpresë dhe politikë, e cila mendon dhe flet për ta e jo për vete. Ndër të tjera znj. Xhixho ftoi të gjitha femrat të ngrejnë zërin e të luftojnë fort që Shqipëria e nesërme, të jetë ajo që duam për fëmijët tanë.

Më poshtë keni fjalën e plotë të znj. Xhixho:

Të nderuara nëna, zonja, mike, kam folur shpeshherë në këtë sallë, por sot kam një emocion të veçantë dhe respekt pafund për të gjitha ju si një nënë e re tashmë. Shumë prej jush i njoh personalisht dhe e dimë sa shumë sfida, sa mure paragjykimesh kemi thyer për të qenë model për familjet tona dhe për të kontribuar sadopak në këtë politikë, jo shumë miqësore me ne. Pasi në fokusin tonë mbetet gjithmonë ndërtimi i një shoqërie më të emancipuar, më të zhvilluar ekonomikisht, e cila të mos i largojë fëmijët dhe familjarët tanë, por t’i ofrojë të gjitha shanset e jetesës në Shqipëri, këtu pranë nesh.

Sot, në këto ditë të vështira të papunësisë, varfërisë, të modeleve të gabuara që i ofrojmë të rinjve për të ecur në jetë nëpërmjet drogës e krimit dhe jo arsimimit e zhvillimit, padyshim që dilema e çdo familje, e çdo nëne është: A do vazhdojë të jetoj në Shqipëri apo të largohem sa më parë prej saj? Të dashura mike, mua përgjigjen ma ka dhënë secila prej jush në çdo lagje, në çdo rrugicë, në çdo fshat e qytet duke thënë me forcë më të bindura se kurrë se asnjëra prej jush nuk mund të rri indiferente ndaj këtij realiteti. Unë besoj se të gjitha ne jemi këtu për mos lejuar që fëmijët tanë të zgjedhin emigracionin në vend të Shqipërisë. Pasi asnjë politikan apo qeveritar të mos guxojë që me politikën e mbrapsht të largojë fëmijët nga nënat e tyre.

Sot, shqiptarët kanë nevojë për shpresë dhe politikë, e cila mendon dhe flet për ta e jo për vete. Ka nevojë për një parti të shpresës, sigurisë dhe besimit që kujdeset çdo ditë për ta, duke punuar për hapjen e vendeve të reja të punës, për arsimim cilësor, të luftojmë krimin dhe t’i rikthejmë qetësinë dhe sigurinë çdo nëne dhe çdo familje shqiptare. Ne jemi të angazhuar për të luftuar çdo ditë që Shqipëria e nesërme të jetë ajo ku duan të jetojnë të gjithë. Ndaj sot unë iu shtri dorën për të mos lënë Shqipërinë tonë dhe të fëmijëve tanë në dorë të kësaj mazhorance, që nuk ka të njëjtat aspirata si ne, që ka braktisur në mëshirë të fatit shqiptarët dhe familjet e tyre. Pasi sot ne vendosim ta drejtojmë vetë të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe të vendit tonë.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al