Monika Kryemadhi: Kjo është një ditë shumë e rëndësishme dhe tregon edhe njëherë që në këto 105 vite histori, ne duhet të reflektojmë qoftë si klasë politike, qoftë si popull për të gjitha arritjet që kemi, por edhe për gabimet tona

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në ceremoninë festive të zhvilluar në qytetin e Elbasanit me rastin e 105-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Nga qyteti i Elbasanit, ku ajo u zgjodh deputete në zgjedhjet e 25 qershorit, Kryemadhi tha se 28 nëntori është një ditë shumë e rëndësishme e cila në rikthen në identitetin tonë kombëtar.

Më poshtë fjala e plotë e Kryemadhit:

Përfitojmë nga rasti për të uruar të gjithë shqiptarët nga qyteti I Elbasanit, një nga vatrat më patriotike dhe më mikëpritëse të Shqipërisë për tju uruar 28 Nëntorin, këtë ditë shumë të rëndësishme, jo një ditë e thjeshtë kalendarike, por një ditë historike, e cila në kujton dhe na rikthen në identitetin tonë kombëtar, për tju kujtuar të gjithë shqiptarëve mundin, djersën dhe gjakun që rilindasit dhe gjithë heronjtë shqiptarë kanë bërë që në datën 28 nëntor të vitit 1912, Shqipëria të jetë  një shtet I lirë dhe I Pavarur, të jetë  një shtet për të shpëtuar njëherë e mirë nga tutelat e pushtuesve. Kjo është  një ditë shumë e rëndësishme dhe tregon edhe njëherë që në këto 105 vite histori, ne duhet të reflektojmë qoftë si klasë politike, qoftë si popull për të gjitha arritjet që kemi, por edhe për gabimet tona. Të gjithë së bashku, unë ju uroj gëzuar 28 dhe 29 nëntorin, por më shumë në këtë ditë pavarësie, për të qenë të pavarur nga të gjitha mendimet tona të këqija dhe të jemi të lirë për ta zhvilluar dhe për ta ecur më përpara Shqipërinë, vendin tonë.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al