Kejdi Mehmetaj: Sot Shqipëria ka më shumë se kurrë nevojë për njerëz të mirë që bëjnë punë të mira

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, znj. Kejdi Mehmetaj me anë të një statusi në Facebook ka njoftuar aktivitetet e organizuar nga të rinjtë e LRI-së në nder të Ditës ndërkombëtare të vullnetarizmit. Znj. Mehmetaj në statusin e saj theksoi se Shqipëria ka më shumë se kurrë nevojë për njerëz të mirë që bëjnë punë të mira.

Më poshtë keni statusin e plotë:

5 dhjetor – Dita ndërkombëtare e vullnetarëve 

Dy vite më parë LSI depozitoi në parlament “Ligjin për Vullnetarizmin” si një mekanizëm për të nxitur qytetarët të jenë solidarë dhe të shërbejnë në komunitet. Fatkeqsisht edhe sot ende nuk janë gati aktet nënligjore që e bëjnë ligjin të zbatueshëm 

Sot më shumë se asnjëherë Shqipëria ka nevojë për njerëz të mirë që bëjnë punë të mira dhe jo për njerëz që e shfrytëzojnë atë për interesa vetjakë.

Në këto ditë të vështira ne vendosëm të ishim në shërbim të qytetarëve në mbarë vendin. Në institucionet e asistencës sociale dhe në familjet e përmbytura.

Shpresojmë që kjo thirrje të shërbejë edhe për qeverinë, që të mos merret më me batuta dhe anektoda por të vihet në shërbim të qytetarëve.

 Burimi: (integrimi. al/T.I)
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al