Banesa të shkatërruara dhe pemë të thyera, Florida përjeton “apokalipsin” (VIDEO&FOTO)
08:52 | 11 Tetor 2018
Florida jugore është përfshirë prej dy ditësh tashmë nga uragani Michael, i cili është shoqëruar me erëra të forta deri në 250 km/h, duke shkatërruar çdo gjë që i ka dalë përpara.
Uragani Michael mbërriti në brigjet e SHBA-së jug-lindore ditën e mërkurë, duke lënë të vdekur deri më tani 13 persona, përfshirë edhe një fëmijë, teksa 500 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike.
Mijëra banesa janë shkatërruar, teksa erërat e forta kanë shkulur pemët duke i rrezikuar jetën banorëve.
Michael është cilësuar si uragani më rrezikshëm në 100 vitet e fundit, duke u renditur në kategorinë e katërt.