Petrit Vasili: Qytetarët bastardë në krye të qeverisë dhe të bashkisë duan të shkaterrojnë Teatrin Kombëtar.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me vendimet e propozuara për miratim nga Bashkia e Tiranës.

“Askush nuk mund të prekë vlerat kombëtare të teatrit të lartesuara nga talenti i jashtëzakonshem, djersa mundi i brezave të tërë aktoresh e regjizorësh.”-shkruan Vasili

Postimi i plotë i Vasilit:

Qytetarët bastardë në krye të qeverisë dhe të bashkisë duan të shkaterrojnë Teatrin Kombëtar.
Askush nuk mund të prekë vlerat kombëtare të teatrit të lartesuara nga talenti i jashtëzakonshem, djersa mundi i brezave të tërë aktoresh e regjizorësh.
Mijëra qytetarë në dhjetëra vjet janë bërë më të mirë falë teatrit kombetar.
Këta qytetare të klonuar, në krye të qeverise dhe bashkisë janë turpi i këtij qyteti, ata dhe kushdo që do të votojë shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.
Damka e antiqytetarisë së Tiranës nuk do ti ndahet kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al