Kryetari i LSI Fier ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se menjëherë pas përfundimit të pandemisë, vendi do të ketë nevojë shumë edhe për rritjen e nivelit të eksporteve.

“Qeveria duhet të reflektojë.
Problemet reale ne Shqipëri dhe në ekonomi do të jenë pasi e gjithë kjo të mbarojë”-shkruan Cuko

Postimi i plotë:

Propaganda e terrorit që po instalohet çdo ditë në Shqipëri dhe masat ushtarake me armë që propaganda qeveritare po kërkon te instaloj në popullatë.

Reagimet e vazhdueshme dhe të shpalosura ndaj përhapjes së Corona Virus vendosen të kenë një efekt të gjerë dhe të qëndrueshëm për politikën, shoqërinë dhe ekonominë shqipëtare.
Përpjekja për të mbyllur të gjitha aktivitetet është e papreçedent, siç janë masat që promovohen për të izoluar njerëzit nga njëri-tjetri.
Frika me rrënjë të thella nga sëmundja ngjitëse, e ngulitur në mendjet e njerëzve, do të thotë që njerëzit janë pa dyshim shumë të ndjeshëm ndaj marrjes së masave ekstreme që propoganda shtetërore po kërkon të implementoj në popullat.
Duket se qeveria ka ngritur një grup të gatshëm mjekësh që më shumë sesa të përpiqen për luftën nga koronavirusi, po tentojë ti japin përgjigje kolegave të tyre që kanë ngritur shqetësimet e para.
Rreziku qëndroj se në momentin kur koronavirusin e kishim në prag, pra në Itali, shteti shqipëtar tregoj shenjat e para të konspirancionit duke menduar se virusi luftohej më mirë duke e bërë pjesë të propagandës qeveritare sesa duke marrë masat për parandalimin e tij.
Kjo tendencë për të demonstruar se masat janë marrë u pa edhe në lajmet e televizioneve të mëdha përgjatë fundjavës, që të gjitha jepni lajme se situata është nën kontroll.
Qeveria shqipëtare duhet te krijoje nje paket fiskale për bizneset dhe për vetë njerëzit.
Fokusi i parë i masave të qeverisë duhet të shkojë drejt përfituesve të skemave sociale, të cilët me shumë vështirësi sigurojnë mbijetesën dhe kryesisht janë të përfshirë në grupin e shoqërisë që përballen me varfëri ekstreme.
Një numër i kompanive të vendit ka shënuar rënie të të ardhurave nga mos ushtrimi i veprimtarisë në javët e fundit, dhe një trend i tillë pritet të vazhdojë edhe në muajin prill. Si rrjedhojë, punëdhënësit pritet të kenë vështirësi në mbulimin e një sërë shpenzimesh. Disa nga shpenzimet e pritshme dhe me rëndësi në bilancet e kompanive përbëjnë shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe detyrimeve ndaj sistemit bankar.
Bizneset ne gjithe vendin kanë për te vuajtur kur kjo situatë të mbaroj por në rastin më të keq ato do shpallin falimentin për pamundesinë e shlyerjes së detyrimeve.
Por mbeten ende si barrë shpenzimet për paga dhe ato për qera, në rastet kur operatorët ekonomik veprojnë në objekte që nuk i kanë në pronësi.
A duhet që qeveria të ketë një plan masash për mbijetesën e mijra bizneseve në Shqipëri.
Pandemia COVID-19 ka nxjerrë në pah edhe domosdoshmërinë e rritjes së prodhimit bujqësor brenda vendit. Për të inkurajuar shtimin e kapaciteteve të shfrytëzuara brenda vendit, qeveria duhet të rrisë buxhetin për grante dhe subvencione në Ministrinë e Bujqësisë për ndihmën e bujqësisë.
Menjëherë pas përfundimit të pandemisë, vendi do të ketë nevojë shumë edhe për rritjen e nivelit të eksporteve.
Qeveria duhet të reflektojë.
Problemet reale ne Shqipëri dhe në ekonomi do të jenë pasi e gjithë kjo të mbarojë