Nga Endrit Braimllari, Sekretar i Përgjithshëm i LSI.

Sekti i rilindjes që nuk përfaqëson dinjitetin e Policisë së Shtetit militant e politik që e degraduan Policinë e Shtetit dhe e çuan në ditën më të zezë.
Drejtues trafikant të Policisë së Shtetit, që bënë karriere duke përgjuar kolegët dhe bashkëpunuan me trafikantët, urdhëruan ushtrimin e dhunës ndaj artistëve, qytetarëve, të rinjve dhe të rejave në kundërshtim me ligjin.
E gjithë trupa e Policisë së Shtetit drejtuar nga Edi Rama, Sandër Lleshi dhe Drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë përgjegjësi për krim kundër njerezimit!
Pêrgjegjësia është e rëndë dhe kriminale sepse kanë legalizuar kriminelët të cilët nuk kanë qenë të pajisur me numër indetifikimi, çdo efektik i policisë i paidentifikuar është nje kriminel që ushtroi dhunë.
Drejtësia duhet të veprojë në rast të kundërt drejtësia e popullit do të jetë shume e rëndë për këdo që tenton të dhunojë qytetarët. Përgjegjësia është personale me emra konkrete të identifikuar për këdo që ka ushtruar dhunë.