Nesim Spahiu: Papërgjegjshmëria politike e këshilltarëve të PS po u mohon ndihmën ekonomike mijëra familjeve në Skrapar

Deklarata për media e Kryetarit të Bashkisë, Skrapar, Nesim Spahiu

Bashkia Skrapar dënon veprimin e disa ditëve më parë të disa këshilltarëve të Subjektit Politik, PS. Mungesa e tyre në Mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Skrapar tregon papërgjegjshmërinë politike dhe qëllimin e tyre të vërtetë, varfërimin, përhapjen e problemeve dhe halleve më shumë për komunitetin.

Edhe përse të gjithë anëtarët e Këshillit ishin njoftuar më herët për këtë mbledhje, prezent ishin Kryetari i Këshillit dhe 5 anëtarë që u paraqitën ndërsa të tjerët i’u bindën urdhërave për bojkot “gjasme kundra projekt-vendimeve të Bashkisë”, por që në fakt ishin dhe mbeten kundër njerëzve të thjeshtë të Skraparit.

876 familje të paaftësisë do të mbeten pa të ardhura për veten dhe familjet e tyre për shkak të “këshillave” verbale të deputetit të Partisë Socialiste z.Adnor Shahmeti që u jep “këshilltarëve” të subjektit të tij.

Po ashtu edhe 418 aplikantë të ndihmës ekonomike do mbeten pa të ardhura nga kjo mungesë e këshilltarëve duke treguar papërgjegjshmërinë morale ndaj komunitetit që ata përfaqësojnë.

 

Bashkia Skrapar apelon tek këshilltarët e përgjegjshëm të subjektit politik PS të reflektojnë ndaj këtij “bojkoti-politik” pasi buka e gojës nuk pyet për ndasitë politike. Ata që mbeten më të ndëshkuar nga këto veprime, nuk janë Partitë apo Politikanë por vetë populli, që me votën e tij i zgjodhi për ti përfaqësuar dhe jo për ti lënë në fatin e disa njerëzve që nuk u shkon në mendje varfëria e këtij komuniteti, hallet e tyre por vetëm interesat e tyre vetjake dhe se si të parakalojnë mes hallexhinjve me makina luksoze pa e kthyer kokën nga ata.

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al