Stuhi të forta bore kanë përfshirë dy Dakotat dhe Minestotën, ku erërat arritën deri në 160 km në orë.

Paralajmërime janë lëshuar në 12 shtete qendrore, ku pritet të preken 1 milion vetë.

“Shtresa e akullit është kaq e trashë dhe e ngrirë sa të duket se po bën patinazh në ring”, tha një banor.

Kompanitë ajrore kanë siguruar strehim për udhëtarët e prekur, e disa prej tyre po ofrojnë riprenotime të biletave pa para.

Një tjetër shqetësim është ai i përmbytjeve. Në disa pjesë të rajonit sipas CNN, shtresa e borës mund të arrijë deri në 60 cm deri të premten në mëngjes, e ndjekur nga shiu, erërat shkatërruese e me shumë gjasë tornadot.

Nebraska, Kansasi dhe Ajoua pritetet ta vuajnë më shumë situatën, ndërsa banorët ende nuk e kanë marrë veten nga përmbytjet e mëparshme.