Xavi Hernandez ka refuzuar të marrë drejtimin e Barcelonës.

Edhe pse e ka pranuar se është ëndërra e tij që të bëhet trajner i klubit të Barçës, me të cilin fitoi gjithçka, trajneri aktual i Al Sadd e ka refuzuar ofertën për ta zënë vendin e Ernesto Valverdes.

“Pata një ofertë nga Barcelona, ku u kontaktova nga Eric Abidal dhe Oscar Gray, por nuk e pranova atë. Motivi për mua është i thjeshtë. Nuk jam ende gati për të drejtuar një klub të madh si Barcelona, por kjo do të jetë ëndrra ime për të ardhmen”, tha Xavi.

“Për gjithçka ndodhi ato ditë kam kontaktuar edhe me familjen time dhe më pas kam mbajtur kontakte edhe me skuadrën time të Al Saad. Lojtarët dinin gjithçka dhe më shihnin të dyjëzuar. Për 3 ditë nuk kam qenë në pozita të lehta, përkundrazi. Gjithsesi, tani gjithçka kaloi dhe jam përqendruar te skuadra ime”, u shpreh Xavi gjatë një interviste për “Mundo Deportivo”.