Klevi Pojana: Arrestimet, presionet dhe dhuna e një pushteti antidemokratik nuk do të na ndalojnë në rrugën tonë të angazhimit për një të ardhme dhe Shqipëri më të mirë

Nënkryetari i LRI,njëkohësisht anëtar i Kryesisë së LSI, Klevi Pojana ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se rinia shqiptare do ti thotë #JO largimit nga vendi dhe do të bëj cdo gjë për të ndërtuar këtu ëndrrat e së ardhmes.

Më poshtë statusi i plotë;

Arrestimet, presionet dhe dhuna e një pushteti antidemokratik nuk do të na ndalojnë në rrugën tonë të angazhimit për një të ardhme dhe Shqipëri më të mirë.

Rinia shqiptare do ti thotë #JO largimit nga vendi dhe do të bëj cdo gjë për të ndërtuar këtu ëndrrat e së ardhmes.Ne #PROTESTOJMË për flamurin kombëtar , ne nuk po luftojmë thjeshtë për bindje politike por sepse duam më shumë #drejtësi#shëndetësi#ekonomi#punë#siguri#barazi#arsim dhe #shërbime për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Ne duam që studentët të mirëedukohen dhe të përfitojnë #ARSIM_PUBLIK_FALASpasi është arsimi çelësi i zhvillimit për cdo vend.

Ne nuk duam një Shqipëri të copëtuar, ku dikush fal detin  sot dhe i hap oreksin të tjerëve për tokën nesër.

Ne e duam vendin tonë, tokën tonë, kombin tonë dhe duam të nderojmë historinë dhe të shkuarën duke ndërtuar mbi vlerat, parimet dhe idealet më të mira të ardhmen.

Për Shqipërinë dhe lirinë, me besim dhe guxim deri sa të kem e të kemi frymë.

✌️

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al