Klevi Pojana: Shoqërimi dhe presioni që Edi Rama bëri mbi të rinjtë tregon vetëm frikën e narkokryeministrit që e urren fjalën e lirë.

Nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana ka reaguar me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook rreth protestës së të rinjve sot në Surrel. Pojana shprehet se diktatura mavi është në gramat e fundit prandaj policia e urdhëruar, ajo pjesë e mbetur që ende nuk është në kërkim nga trafiku i drogës, ushtron dhunë mbi të rinjtë.

Më poshtë postimi i plotë:

Shoqërimi dhe presioni që Edi Rama bëri mbi të rinjtë shqiptarë që i vendosën traun në Surrel tregon vetëm frikën e narkokryeministrit që e urren fjalën e lirë.

Diktatura mavi është në gramat e fundit prandaj policia e urdhëruar, ajo pjesë e mbetur që ende nuk është në kërkim nga trafiku i drogës, ushtron dhunë mbi të rinjtë.

Edi Rama, rinia shqiptare ka rrëzuar diktatorë më të fuqishëm se ti, fundi yt është afër dhe asgjë e askush nuk mund të shpëtojë.

Ne nuk ndalemi deri sa të lirohen vllezërit tanë që protestuan në Kukës dhe Edi Rama bashkë me Tahirin, Beqajn e oligarkët e tyre të dalin para drejtësis.

Forca jonë buron nga zemra e shqiptarit, nga dashuria për këtë vend dhe tek shpresa për një të ardhme më të mirë.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al