Kryemadhi për aksionin e opozitës: Çdo opsion është më i mirë se degradimi moral i Edi Ramës dhe çdo opsion është më i mirë se korrupsioni qeveritar i Edi Ramës

Monika Kryemadhi: Aksioni i opozitës do jetë i vazhdueshëm.

Është bërë totalisht i pangopur dhe përfitoj nga rasti t’iu bëj thirrje mjekëve, nëse kanë ngelur, sepse pjesa më e madhe e tyre po na largohen nga Shqipëria, që të gjejnë një kurë kundër pangopshmërisë së tij sepse ky është një nga problemet më të mëdha që sot ne kemi. Dua të jem e qartë që në fakt flasim për mungesën e opsionit dhe dëgjojmë rëndomtë qoftë edhe nga ndonjë diplomat i huaj apo qoftë edhe nga analistë që mungon opsioni politik. Në fakt çdo opsion është më i mirë se grabitja e Edi Ramës. Çdo opsion është më i mirë se hajdutëria e Edi Ramës. Çdo opsion është më i mirë se degradimi moral i Edi Ramës dhe çdo opsion është më i mirë se korrupsioni qeveritar i Edi Ramës. Prandaj do të mendoja që në fakt ne si klasë politike, por edhe si politikanë duhet të harrojmë gjuhën e politikës, gjuhën diplomatike për t’i treguar gjërat bukur apo dhe për t’i fshehur sadopak ato. Sepse situata në të cilën po kalojmë nuk na e lejon më shansin dhe mundësinë për të përmirësuar jetën e shqiptarëve, për të fuqizuar jetën ekonomike të tyre, për të rritur standardin e jetesës së tyre. Por çdo ditë e më shumë kjo gjuhë politike dhe diplomatike që ne po përdorim po i zvarrit ata në rrugën e mjerimit. Në qoftë se keni pyetje jam e gatshme për t’iu përgjigjur.

Znj. Kryemadhi, deri në datë 28 në kuadër të marrjes së përgjigjes së negociatave, opozita kishte premtuar një aksion jo agresiv. Tashmë që përgjigja u mor, cili do të jetë aksioni juaj?

Aksioni i opozitës do të jetë i vazhdueshëm.

A është përfolur edhe për djegie mandatesh apo protesta?

Unë nuk mendoj që djegia e mandateve është një zgjidhje. Mund të jetë një nga variantet sepse tashmë parlamenti nuk është se ka ndonjë vlerë për hir të së vërtetës. Parlamenti është vetëm një instrument ku ne jemi prezent në jetën politike. Ajo çka dua të theksoj dhe që është shumë e rëndësishme është që ne nuk do të ndalemi më. Nuk ka më kthim pas. Tashmë nuk është më vetëm dëshira e klases politike apo e opozitës për të krijuar një mundësi tjetër. Tashmë opozita duhet të krijojë opsionin e saj. Duhet të japë alternativën për qytetarët shqiptarë. Mendoj që çdo alternativë tjetër është shumë e mirë përballë alternativës që na paraqet Edi Rama, që është alternativa e drogës dhe e trafikut. Dhe alternativa anti Europë. Mendoj që sot përveç se t’i lutemi Zotit që të na jepi durimin, por të na japi edhe forcën për t’iu kundërpërgjigjur dhe për të zgjeruar sa më shumë rrethin. Për të zgjeruar sa më shumë rrethin jo me deputetë të konvertuar, por me qytetarë dhe me luftëtarë të cilët nuk janë pak, janë të shumtë në Shqipëri. Por presin komandantin për t’i drejtuar dhe do ta kenë komandantin dhe do ta kenë. Do ta kenë komandantin për t’i drejtuar në luftë kundër kësaj të keqeje shumë të madhe. Sepse është ajo çka thamë pak më përpara që ligji për teatrin që Rama miratoi në javën e kaluar është një ligj, i cili të bëhemi të gjithë gati kur të vijë të trokasë në derën e secilit shqiptar dhe të thotë dil nga shtëpia se shtëpia është e imja dhe nuk është e jotja. Mos u çudisni kur pronarëve të televizioneve private t’iu thotë dilni se televizioni nuk është më i juaji por të gjithë logot e televizioneve do të konvertohen në ERTV. Mos u çudisni kur të gjitha pronat publike tashmë të mos jenë më të regjistruara në emër të shtetit shqiptar por të jenë të regjistruara në emër të Rilindjes së Edi Ramës. Mos u çudisni kur pronat e të gjithë shqiptarëve, t’iu trokasin në derë kriminelët dhe trafikantët dhe t’iu thonë dilni nga shtëpia sepse banesa juaj do të kthehet në magazinë apo laborator droge. Kështu që kjo gjë është shumë e pritshme por e vetmja detyrë që i ngelet opozitës është riorganizimi dhe thirrja e hapur e shqiptarëve për të zhbërë këtë stabilitet, të ashtuquajtur stabilitet politik. Për hir të stabilitetit politik ne kemi sakrifikuar të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Kemi sakrifikuar të ardhmen e Shqipërisë.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al