Monika Kryemadhi për teatrin : Meta ka shansin të shlyejë gabimin e tij që ju solli shqiptarëve Edi Ramën në krye

Nuk mund të rri pa përmendur çështjen e teatrit kombëtar, që nisi si një shfaqje teatrale me një skenar të Edi Ramës dhe regji të Erion Veliaj që sot është shndërruar në një estradë amatore faktikisht, ku aktorët kryesorë janë ata që shfaqjen më të rëndësishme të jetës së tyre na e japin dhe na I konsiderojnë si inspektimet e punimeve të stadiumit. Nuk është kjo as hera  e parë, as hera e fundit që Edi Rama aktron në situatat e tij më të vështira për të tërhequr vëmendjen nga problematikat shumë të mëdha që kanë të bëjnë me jetën e shqiptarëve. Çështja e ligjit të fundit për grabitjen e pronës publike është një nga ngjarjet më të rënda, ashtu si dhe proceset e tjera që nga trafiku I drogës, që nga lirimi apo dhe mosdalja e para drejtësisë e peshqve të mëdhenj apo e kokave të krimit dhe trafikut të drogës, I bashkon bashkarisht me ligjin që kaluan në mënyrë të paprecedentë, pa asnjë lloj procedure në parlament, përsa I përket dhënies me koncension, pa garë, të pronës publike.

Meqë jemi te vendimet e Këshillit të Ministrave për projektligjin e teatrit, çfarë do të bëni do ta bllokoni?

Unë shpresoj që z.Meta ka shansin të shlyejë gabimin e tij që ju solli shqiptarëve Edi Ramën në krye kështu që besoj që duhet të gjejë forca brenda vetes së tij për ta rikthyer mbrapsht atë ligj dhe shpresoj që të distancohet dhe ai por megjithatë kjo është në zgjidhjen e atij dhe mund ti bëni pyetje vetë. Projektligji i Z.Rama që ka sjellë për teatrin tregon që ëndrrat e tij në sirtar prej 20 vitesh vazhdojnë të jenë akoma por ngelen përsëri ëndrra të grabitjes  të pronës publike ashtu siç ka bërë dhe kur ishte Kryetar Bashkie. Kërkon përsëri të grabisi një pronë të cilën në qoftë se e mbani mend dikur e quante pronë që mbante dhe publikonte të brendshmet e Violeta Manushit. Sot është kthyer në një godinë me radioaktivitet për shqiptarët. Është gjithmonë qesharak për hir të së vërtetës dhe tregon dhe nivelin e lartë dhe amatoresk të tij. Por ajo që dua të them është që ky projektligj nuk do të ketë shanse për të kaluar pavarësisht se numrin e votave ai e ka. Por përfitojnë nga rasti që të gjejnë mundësinë sepse edhe vetë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë qëllim e ka bërë. Sepse nëse ky ligj do të shkonte në Gjykatë Kushtetuese automatikisht do të rrëzohej dhe do të kthehej mbrapsht.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al