Monika Kryemadhi: Rama i pari që duhet të përjashtohet nga salla e Kuvendit. Tu kërkojë të falur shqiptarëve

Pas përfundimit të seancës Parlamentare, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat është shprehur se është e padrejtë që përjashtohen vetëm deputetët e opozitës dhe jo ministri i Ramës, Ditmir Bushati, i cili ka qëlluar me ujë mbi opozitarët që hidhnin letra.

Ky është teatri i radhës, shëmtira e Gramoz Ruçit dhe e Edi Ramës. Më në fund – unë nuk kam pasur ndonjë iluzion, të jem e sinqertë, por për çdo shqiptar dhe çdo socialist që beson se mund të ketë të ardhme me një njeri që ka probleme mendore…”- tha Kryemadhi.

Më poshtë prononcimi i plotë:

Edi Rama është i pari person që duhet përjashtuar nga salla e Kuvendit. Besoj se ju e keni parë sot pafytyrësinë e Edi Ramës dhe të Gramoz Ruçit që nuk përjashton Ditmir Bushatin që goditi opozitën.

Znj.Kryemadhi cili është skenari,do ta ndiqni?

Do t’ia nxijmë jetën derisa tu kërkojë shqiptarëve falje.Si gjithmonë frikacak,largohet nga përgjegjësitë e fëmijëve të vetë, nga përgjegjësia e familjes nga përgjegjësia e politikës. Ai njëri që sdo tia dijë për fëmijën e vetë do dika për shqiptarët. Ta arrestojë Fatmir Xhafa tani që shkeli rregullat e qarkullimit rrugor se i fusin në burg shqiptarët për një rrip sigurimi, për një çati që duan të rregullojnë që po ju shembet dhe nuk fusin në burg, trafikantët,kriminelët. Kanë arrestuar kuksianët i kanë lënë në burg për atë që ai para një jave kërkoi falje. Por kuksianët e shkretë i mban në burg. Kështu që kjo gjë është teatri i rradhës, shëmtira e Gramoz Ruçit dhe Edi Ramës. Unë nuk kam pasur ndonjë iluzion por për çdo shqiptar, për çdo socialist që beson se mund të ketë të ardhme me një njeri që ka probleme mendore kjo ja ku është. Nuk përjashtojnë Ditmir Bushatin, përjashtojnë Kejdi Mehmetin që e godasin përjashtojnë deputetë të tjerë por jo Ditmir Bushatin që e goditi

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al