Draxler beson se edhe edicionin e ardhshme, Neymari dhe Mbappe do ta veshin fanellën ne PSG-së.

Julian Draxler beson se bashkëlojtarët e tij, Neymar Junior dhe Kylian Mbappe, do të qëndrojnë te Paris Saint Germain, pavarësisht spekulimeve mbi të ardhmen e tyre.

Të dy kanë qenë të lidhur me lëvizje të mundshme drejt La Liga, te Real Madridi, në fund të sezonit.

Neymar la Barcelonën për PSG, duke vendosur rekord me transferimin prej 222 milionë euro, në vitin 2017, por një kthim në La Liga nëpërmjet “Los Blancos” është parë i mundshëm. Nga ana tjetër, Mbappe, që u ble nga Monaco po atë verë për 180 milionë euro, thuhet se është dëshirë e madhe e trajnerit Zinedine Zidane.

Por, mesfushori i PSG, Draxler, nuk mendon se ata kanë përfunduar punë me kampionët e Ligue 1.

“Unë nuk jam drejtori sportiv i klubit, por nëse më pyesni, mendoj se të dy do të qëndrojnë”, tha Draxler për “Canal + Sport”. “Ata kanë ende për të bërë këtu dhe kjo është arsyeja pse mendoj se do të qëndrojnë”.

Lidhur me të ardhmen e tij, ylli gjerman tha se është i lumtur duke luajtur në kryeqytetin francez dhe se është i hapur për rinovimin e kontratës.

Draxler erdhi nga Bundesliga, nga skuadra e Wolfsburg në vitin 2016. Këtë sezon, gjermani ka shënuar 3 gola në 23 ndeshje të Ligue 1. 25-vjeçari ka shënuar pesë gola në të gjitha garat dhe shtoi:

Deri më tani, Mbappe ka bërë 82 paraqitje për Parisin dhe ka shënuar 54 gola, kurse Neymari është paraqitur 53 herë për PSG-në dhe ka shënuar 48 gola.