Përparim Spahiu: Jo vetëm korrupsioni varfëron shqiptarët por dhe taksa progresive, gjoja e ndershme.

Deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet kur sistemit të taksimit nga qeveria duke cituar edhe pjesë nga raporti i Bankës Botërore. Sipas Spahiut jo vetëm  korrupsioni varfëron shqiptarët por dhe taksa progresive, gjoja e ndershme.

“Sistemi i taksave në Shqipëri ka zhytur në varfëri mijëra qytetarë, pasi qeveria ja ka ngarkuar barrën fiskale qytetarëve të zakonshëm dhe shtresave të varfra ndërkohë që të pasurit nuk taksohen sa duhet”-citon Spahiu

Më poshtë reagimi i plotë:

 Jo vetëm korrupsioni varfëron shqiptarë por dhe taksa progresive, gjoja e ndershme.

Përsëseri është Banka Botërore që raporton:

“Sistemi i taksave në Shqipëri ka zhytur në varfëri mijëra qytetarë, pasi qeveria ja ka ngarkuar barrën fiskale qytetarëve të zakonshëm dhe shtresave të varfra ndërkohë që të pasurit nuk taksohen sa duhet”

Kemi kaq kohë që jua themi që ky sistem taksash nuk ka asnjë lidhje me taksimin e ndershëm.

U mësuam tashmë, do ta zgjidhin me bashkëbisedim me të varfrit….!!!

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al