Anëtari i Kryesisië së LSI-së Klevi Pojana me anë të një postimi në Facebook ka thënë se duhet të luftojmë me kurajo guximtarësh për shembur të keqen që mban peng Shqipërinë.

Pojana në potimin e tij shton se ne duhet të duhet të shikojmë nga e ardhmja me besimin në Zot dhe duke u orientuar nga parimet më të larta njerëzor dhe duke u mbështetur tek vlerat më të mira kombëtare.

POSTIMI I PLOTË

Ne duhet të shikojmë nga e ardhmja. Me besimin në Zot, duke u orientuar nga parimet më të larta njerëzore dhe duke u mbështetur tek vlerat më të mira kombëtare.

Ne duhet të fitojmë kohën e humbur. Me punë të ndershme, duke ngritur themelet e së nesërmes mbi forcën e jashtëzakonshme të dijes dhe duke ridimensionuar shoqërinë tonë mbi dashurinë për familjen.

Ne duhet të luftojmë. Me kurajo guximtarësh, duke shembur të keqen që na mban peng dhe duke ndërtuar Shqipërinë që të gjithë ëndërrojmë.

Gjithsecili duhet të kërkojë tek vetja më të mirën, ta injektoj këtë te mirë në jetën e tij e padiskutim kjo mirësi do ti shërbejë familjes, shoqërisë dhe vendit.

Të ikësh nga problemi nuk e zgjidh problemin. Prandaj thirrja më e fortë sot është që të mos e braktisim tokën për të cilën të parët tanë dhanë jetën, të mos e braktisim vendin tonë të lindjes, të mos e braktisim Shqipërinë.

Të rinjve i takon sot përgjegjësia dhe barra e rëndë për tu bërë lokomotiva e ndryshimit.

Vetëm energjia e pashtershme rinore mund të nxjerrë në dritë potencialin e jashtëzakonshëm që Zoti i dhuroi Shqipërisë tonë.