Protesta e opozitës, Braimllari: Populli e ka marrë vetë në dorë fatin e tij!

Çfarë pritet që të ndodhë në protestën e opozitës nesër? Për Endrit Braimllarin, deputetin e LSI-së do të jenë qytetarët ata që do të marrin në dorë protestën e opozitës.

Duke folur për ‘’Fax news” ai u shpreh se kjo është një protestë kundër keqqeverisjes që i është bërë vendit nga Rama.

“Ajo që i ka mbetur në dorë opozitës është vetëm protesta. Nuk ka më një bashkëqeverisje me qytetarët. Nëse kjo do të ekzistonte do të kishim komunikim me qytetarët në Kukës dhe në të gjithë Shqipërinë, nuk do i krahasonte qytetarët me organin gjenital.

Pjesëmarrja do të jetë masive, jo vetëm nga ana e strukturave të partisë po nga qytetarët. Kjo është një revoltë kundër Edi Ramës, pasi kanabizimin e vendit e futi si projekt politik. Kërkoi që të devijonte vullnetin e shqiptarëve.

Sot Shqipëria ka humbur shumë, sepse është bërë lajm në Europë për trafikun e drogës. Një protestë nuk mund të bëjë një qeveri që të dorëhiqet, po një popull i gjithë po.

Ky kryeministër nuk e do Shqipërinë, se nëse e donte do merrte masa të forta për uljen e papunësisë dhe të varfërisë. Ky njeri është kapur nga krimi i organizuar, sot ai është një njeri i vetëm, që nuk mbron interesat e vendit.

Ne do të mblidhemi që në orën 9 e gjysmë me strukturat, protestën do e paraprijnë qytetarët. Populli e ka marrë vetë në dorë fatin e tij”, u shpreh Braimllari.

Sipas tij fakti që protesta nuk ka një orë përfundimi, është një zgjedhje teknike e bërë nga ana e organizatorëve.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al