Në rubrikën e re që ka hapur kryeministri Rama, nuk kanë hezituar qytetarët që të bëjnë kritika dhe t’i drejtojnë pyetje këtij të fundit. Një prej qytetarëve  e ka pyetur Ramën se ku ishit këto 5 vite për varfërinë dhe skamjen që ka pllakosur vendin.

Kryeministri i është përgjigjur me video duke i thënë se ka qenë në krye të qeverisë dhe është justifikuar në lidhje me punën e tij.

“I ramë me këmbë në tokë unë kam qenë me kohë e me vakte. Sa e kam shkelur unë kryq e tërthor Shqipërinë nuk e kanë shkelur gjithë politikanët në 30 vite.

Ia njoh gjymtyrët e damarët këtij vendi aq sa nuk i ve dot faj ty e askujt tjetër kur mendon të kundërtën. Pastaj sa i zoti jam që dhimbjen me realitetin t’i kthej në rezultate konkrete kjo është një temë tjetër.

Unë nuk do shuaj skamjen me vizitat në shtëpinë e atyre që jetojnë në skamje por nuk mendoj se vizitat në këto shtëpi janë humbje kohe”, tha Rama ndërsa listoi disa nga arritjet e qeverisë në krye të pesë viteve.

Më tej ai shpalosi propagandën e tij, duke numëruar sipas tij arritjet që ka bërë qeveria në këto 5 vite.

“Pyetja jote është shumë e qartë. Ku isha këto 5 vjet? Isha në krye të qeverisë miku im kur për 600 mijë qytetarë të pasiguruar, vizita u bë falas, më parë duhet të paguanin lekë në dorë. Dallimi mes meje dhe teje nuk është që ti ke zemër e unë në vend të saj kam një gur por unë nuk kam për detyrë që të shoh më larg se ti, nëse sot nuk bëhen reformat e dhimbshme për gjithë gjeneratën… Unë nuk isha në ajër por në krye të qeverisë”, tha ndër të tjera kryeministri.’ vijon më tej Rama duke bërë propagadë.

Duhet të themi se edhe komentet që Rama përzgjedh për t’u përgjigjur nuk janë rastësore por të menduara deri në detaje.