Panariti: Spekulim dhe mashtrim mjeran përmendja e emrit tim

Pas akuzave se dy deputetët që i ndërruan kartën deputetit Robert Bitri, i cili votoi në vend të Vangjel Tavos në seancën e së enjtes për teatrin, janë Edmond Panariti dhe Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një postimi në Facebook Panariti ku  e mohon në mënyrë kategorike dhe thotë se ky është një spekulim dhe mashtrim mjeran.

Ai gjithashtu ka ftuar deputetin Robert Bitri që në emër të integritetit të dëshmojë se ai vetë e ka përdorur kartën e deputetit dhe kjo është lehtësisht e provueshme.

Më poshtë postimi i plotë:

“Nuk arrij ta besoj!! Një spekulim dhe mashtrim mjeran përmendja e emrit tim si deformues i procesit të votimit. Ftoj kolegun deputet Robert Bitri, në emër të integritetit të tij të dëshmoje se ai e ka përdorur kartèn e tij të deputetit në momentin e uljes në vendin e tij dhe kjo është lehtesisht e provueshme… Kaq”, deklaron Edmond Panariti.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al