Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka ironizuar sot qëndrimet e PS-së për Reformën në Drejtësi. Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se pasi PS po zgjedh kunetërit dhe vëllezërit e njerëzve të saj në krye të institucioneve, thotë se drejtësia do jetë e pavarur.

Ditën e sotme Kuvendi zgjodhi Artur Metanin, vëllain e deputetes Eglantina Gjermani në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

Postimi i Vasilit në Facebook:

Gramoz Ruci tha sot se: “Kuvendi i Shqipërisë do të kontribuojë që sistemi i drejtësisë të mos jetë në shërbim të pasurimit të një kaste”.

Po Gramoz po! Zgjidhni vëllezër e kunetër e farë dhe fis të Rilindjes në krye të institucioneve të drejtësisë, që jo vetëm i shërbejnë e janë gjymtyrët e kastës, por kësisoj kastën e kthejnë në sekt kusarësh dhe tradhtarësh.

Por ti Gramoz je gjithmonë ne rregull. U ke pare hairin gjithmonë kastave dhe nuk jua ke prishur ndonjëherë terezinë atyre. Edhe me këtë kasten rilindase njëlloj si me të tjerat je. Ndaj mos harro, futi një fjalim një herë në 6 muaj për të larë duart dhe në fund futi një: Rroftë kasta….”.