Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shprehet se shtimi i rasteve me koronavirus në Shqipëri   kërkon reagim serioz nga ana e institucioneve. Në një videomesazh në Facebook, Vasili ka prezantuar disa nga masat që duhet të marrë në mënyrë urgjente qeveria.

Ai deklaroi se është e nevojshme që të zgjerohet baza e mjekëve që trajtojnë epideminë. Vasili shprehet se nisma e dytë që duhet ndërmarrë është kryerja e sa më shumë testeve.

Vasili tha se mungon informacioni për kurat zyrtare që po përdoren në Shqipëri. Ai deklaroi se qeveria duhet të tregojë se sa është numri i plotë i ventilatorëve në Shqipëri.

Video mesazhi i plotë i Petrit Vasilit.

Kater veprimet, qe kerkon Pandemia dhe nje sugjerim kryeministrit!

Publiée par Petrit Vasili sur Jeudi 26 mars 2020