20 persona humbën jetën dhe 26 u plagosën nga të shtëna masive në qytetin El Paso të Teksasit. Guvernatori Greg Abbot e përshkroi ngjarjen si një nga ditët më vdekjeprurëse në historinë e Teksasit.

Masakra ndodhi në një dyqan të Walmart pranë Cielo Vista Mall pak milje larg kufirit me Meksikën.

Një 21-vjeçar është në paraburgim. Policia tha se i dyshuari ishte banor në qytetin Dallas-area të Allen rreth 650 miljë në lindje të El Paso.  Nga mediat amerikane ai emërtohet si Patrick Crusius.

Imazhet e kamerave tregojnë një burrë të armatosur dhe pamjet në të gjitha mediat amerikane shfaqin një burrë më bluzë me mëngë të shkurtra , me mbrojtëse në vesh dhe që mban gati një pushkë për sulm.

Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi sulmin si një veprim frikacakësh.

Viktimat e sulmit ende nuk janë bërë të ditur por midis tyre janë tre meksikanë të vrarë, sipas Presidentit të Meksikës Manuel Lopez Obrador.

Sulmi ndodhi tre javë pasi një adoleshent vrau tre persona në një panair ushqimor në Kaliforni.

Vrasjet e fundit në Teksas konsiderohen ndër tetë më vdekjeprurëset në historinë moderne amerikane.