Zjarr në burgun e Shën Kollit: Gjendja po shkon drejt normalitetit, janë marrë të gjitha masat për mbajtjen nën kontroll të situatës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se pasditen e së shtunës në IEVP Lezhë rreth orës 15.33 ka shpërthyer një bombul gazi gjatë gatimit në ambjentet e paraburgimit. Në moment kanë ndërhyrë forcat e policisë për nxjerjen e të paraburgosurve. Nga zjarri i ndodhur ka humbur jetën një i paraburgosur, Flamur Sula i cili është…

Petrit Vasili: Qëndrimi i Ilir Metës dhe i LSI-së i palëvizshëm për një reformë në drejtësi sipas standardeve të Venecias dhe me konsensus

Në përgjigje të interesimit të gazetarëve lidhur me prononcimin e deputetit të PS-së, z. Pandeli Majko, kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili është shprehur se nuk ka asnjë keqkuptim për reformën në drejtësi lidhur me qëndrimin e LSI-së. Vasili tha se qëndrimi i z. Meta dhe i LSI-së ka qenë i palëvizshëm për…

Ministri Haxhinasto inspekton kantierin e rrugës Tiranë-Elbasan

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar njëinpektim në kantierin e punimeve në rrugënTiranë-Elbasan, Ministri Haxhinasto tha se jemi në një faze të re të këtij projekti. “Problematika e madhe e trashëguar e këtij projekti është tashmë në rrugën e zgjidhjes. Problematika ka pasur të bëjë me punime jashtë projektit, me punime të paparashikuara…

Ilir Meta: Nuk ka seancë deri me datë 11 gusht. Vettingu do miratohet sipas afatave

Kuvendi i Shqipërisë nuk do të mblidhet para datës 11 gusht për seancën lidhur me 7 ligjet për çështjen e Reformës në Drejtësi. Kështu ka theksuar sot kreu i Kuvendit, Ilir Meta pas një takimi të gjatë me ambasadoren gjermane në vendin tonë Shutz. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është përshirë sot në një seri takimesh…

Eksportet agroindustriale u rritën 17%

Eksportet e produkteve agroindustriale u rritën me 17% gjatë vitit 2016, krahasur me një viti me parë. Kjo rritje e reflektuar në vlerë monetare për 2015 shënoi 3.9 miliardë lekë dhe në 2016 u rrit  në 4.6 miliardë lekë. Ekspertet e bujqesise shprehen optimist, se pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit për kreditimin e sektorit të bujqësisë,…

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e miratimit të projektit kushtetues të reformës në drejtësi

Kryetari i Kuvendit, z. #Ilir_Meta mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e miratimit të projektit kushtetues të reformës në drejtësi. Në eventin e zhvilluar në Pallatin e Brigadave ishin të pranishëm edhe Kryeministri z. Edi Rama, Presidenti i Komisionit të Venecias, z. Gianni Buquicchio, anëtarë të Këshillit të Ministrave, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik,…

Nis procesi i vaksinimit dhe ndërtimi i një strategjie nga Ministria e Bujqësisë për parandalimin e sëmundjes së ‘’dermatozës nodulare’’ të gjedhit në vend

Në një intervistë për News24 Ministri i Bujqësisë ‪#‎Edmond_Panariti‬ tha se :” Ka nisur procesi i vaksinimit dhe ndërtimi i një strategjie nga Ministria e Bujqësisë për parandalimin e sëmundjes së ‘’dermatozës nodulare’’ të gjedhit në vend. Marrëveshja me BERZH për çeljen e fondit të garancisë me bankat e nivelit të dytë si mundësi kreditimi…

Aplikimi për në universitet nis më 1 gusht

Rreth 41 mijë maturantët, të cilët do të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta në universitete publike dhe ato jopublike, më parë duhet të shkarkojnë nga portali i Agjencisë Kombëtare të Provimeve një faturë me anë të së cilës duhet të paguajnë në banka të nivelit të dytë 2000 lekë.…

  • Publikuar tek kategoria Sociale

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi një drekë pune në SHBA me Eurodeputetin, Knut Fleckenstein

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të pjesëmarrjes në Konventën e Partisë Demokratike Amerikane që po zhvillohet këtë javë në Filadelfia, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta zhvilloi një drekë pune me Eurodeputetin Knut Fleckenstein. Të pranishëm ishin dhe Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha si dhe deputetët e Partisë…

Ndryshimet kushtetuese, Manjani letër falenderimi Komisionit të Venecias

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani falenderon Komisionin e Venecias për kontributin e dhënë në ndryshimet për reformën në drejtësi. “Dje nëpërmjet një letre zyrtare, falenderova Komisionin e Venecias dhe zotin Gianni Buquicchio. Kontributi i këtij think-tank, më i miri i rruzullit, ishte i jashtëzakonshëm! Na kushtuan vëmendje me shumë seriozitet pavarësisht krizës kushtetuese në Poloni…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Meta: Të vazhdojmë në këtë frymë që të ndryshojë rruga e Shqipërisë Evropiane

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, dha një intervistë për Zërin e Amerikës, ku foli kryesisht për Reformën në Drejtësi. Intervista e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta për Zërin e Amerikës Këtu në Filadelfia për të ndjekur Kuvendin Demokrat kanë ardhur edhe udhëheqës nga vende të ndryshme, të ftuar nga Instituti Demokratik Amerikan. Mes tyre…

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta merr pjesë në Forumin e Liderëve Ndërkombëtarë të NDI në Filadelfia

Në kuadër të pjesëmarrjes në Konventën e Partisë Demokratike Amerikane që po zhvillohet këtë javë në Filadelfia të SHBA, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta mori pjesë në Forumin e Liderëve Ndërkombëtarë të organizuar prej Institutit Demokratik Amerikan NDI. Gjatë ceremonisë së hapjes së këtij forumi të rëndësishëm që u zhvillua në Qendrën Kombëtare…

Ministrja Gjosha në Sllovaki, takim me Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn

Gjatë vizitës në Sllovaki Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, zhvilloi një takim me Komisionerin për Zgjerimin,Johannes Hahn. Ministrja e falenderoi Komisionerin Hahn për kontributin e tij personal në arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi. Ministrja Gjosha e cilësoi reformën në drejtësi si një reformë historike dhe shumë të rëndësishme për vendin. Komisioneri vlerësoi…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Koncesioni i Rrugës së Kombit, MTI: Tarifa për përdorimin e rrugës nën mesataren e rajonit

Duke marrë shkas nga disa pretendime të ngritura në seancën e djeshme të Kuvendit, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, sqaron sa më poshtë: Dhënia me konçesion e ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes së autostradës Milot – Morinë është projekt pionier, i pari i këtij lloji në vend. Pavaresisht kompleksitetit të procesit, para pak ditesh u mbyll…

Panariti-Jurečka: Eksportuesit shqiptarë interes për të hyrë në tregun çek

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, i shoqëruar nga një delegacion shqiptar i përbërë nga ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë dhe eksportues fruta-perime, zhvilluan sot në Pragë një takim me ministrin e Bujqësisë së Republikës Çeke, Marian Jurečka. Në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe nxjtja e shkëmbimeve tregtare.…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Vasili: Kontribuoi e gjithë politika për reformën në drejtësi

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili deklaroi se për miratimin e reformës në drejtësi ka kontribuar e gjithë politika shqiptare. Sipas tij, mungesa e konsensusit ka tërhequr gjithmonë mbrapa Shqipërinë. Dhe për këtë,  Vasili duke folur per AbcNews ka theksuar se politika shqiptare duhet të kuptojë që rruga e konfliktualitet është një rrugë…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Reforma në Drejtësi, Meta-Hahn: Pas miratimit me konsensus, implementimi është më i sigurtë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me Komisionerin e BE për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn. Gjate kësaj bisede telefonike mes Komisionerit Hahn dhe Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, i cili ndodhet ne Filadelfia, Hahn shprehu përgëzimet e tij për arritjen e konsensusit dhe miratimin me unanimitet…

  • Publikuar tek kategoria Politike

LRI, anëtare me të drejta të plotë në YES

Të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim morën pjesë në Kampin e të Rinjëve Socialistë Evropianë në Sicili, Itali. Eventi disaditor ka pasur në fokus të diskutimeve zhvillimin e arsimit, punësimit dhe përfshirjes së të rinjve në vendimmarrje. Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe Lëvizja Rinore për Integrim, e cila vazhdon të angazhohet në…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Mbërrin vaksina parandaluese për sëmundjen e gjedhit

Ministria e Bujqësisë njofton se ka mbërritur vaksina parandaluese për sëmundjen ”dermatoza nodulare e gjedhit”. Sipas ministrisë janë 25 mijë doza vaksine që janë ofruar nga fondi i emergjencës së BE. Ministria informoi sot se vaksinimi i gjellëve do të nisë menjëherë fillimisht do të vaksinohen fermat mbi 20 krerë, klinikisht të pastra.…

Gjosha: Miratimi i Reformës në Drejtësi, Shqipëria meriton të ecë përpara me procesin e integrimit

Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha, mori pjesë në takimin e Ministrave dhe Sekretarëve të Shteteve për Çështjet Europiane i cili u zhvillua në Sllovaki. I pranishëm në këtë takim ishte edhe Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn. Në fokus të diskutimeve ishin Çështjet dhe sfidat më të prekshme sot për Europën. Ecuria…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Rruga e Kombit, kompania turke fiton koncesionin për 30 vjet

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës bën me dije se koncesionin e ‘Rrugës së Kombit’, operimit, mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të autostradës Milot-Morinë, e ka fituar një kompani turke. Koncesioni ka vlerën 5.6 mln euro dhe jepet për 30 vjet. Tarifa për gjithë gjatësinë e rrugës do të jetë maksimalisht 5 euro vajtje-ardhje, por kuota fikse do…

Sulmet në Mynih, Meta: Ngushëllimet më të sinqerta familjeve shqiptare që humbën të afërmit nga ky akt barbar

Kryetari i Kuvendit, Meta shpreh hidhërimin për jetët e humbura dhe solidarizohet me Gjermaninë. “Ndaj dhimbjen për jetët e humbura në Mynih. Terrorizmi goditi përsëri. Meta: Lufta ndaj se keqes duhet të na bashkojë më shumë. Meta: Solidaritet me familjet që humbën të dashurit e tyre. Solidaritet me autoritetet gjermane dhe kancelaren Merkel. Koha të reflektojmë…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Florian Ibrahimi: Është koha e të rinjve në politikë

Është koha që të rinjtë të angazhohen për t’i dhënë Shqipërisë energjinë e munguar për të ecur përpara. LRI-në e shikoj si të vetmen dritare politike e cila i ofron të rinjve shqiptar mundësinë për përfaqësim. Pavarësisht se Shqipëria është një vend që nuk të ofron shumë mundësi, kjo nuk do të thotë që duhet…

  • Publikuar tek kategoria Profil

BE: Zbatimi i reformës, të nisë menjëherë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar nëpërmjet një deklarate, pas miratimit të draftit kushtetues për reformën në drejtësi. Delegacioni përgëzoi popullin shqiptar, liderët dhe forcat politike për miratimin dhe theksoi se është e rëndësishme të nisë menjëherë zbatimi i reformës. ”Sot Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi me unanimitet ndryshimet kushtetuese të cilat…

Kompania turke fiton koncesionin e “Rrugës së Kombit” për 30 vjet

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës bën me dije se koncesionin e rrugës së Kombit, operimit, mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të autostradës Milot-Morinë, e ka fituar një kompani turke. Koncesioni ka vlerën 5.6 mln euro dhe jepet për 30 vjet. Në garë ishin tre kompani: 1. Bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Catalyst Viva Das General Constructing LLC”,…

Meta falenderon Kukan dhe Fleckenstein: Roli juaj, vendimtar për suksesin e Reformës në Drejtësi

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me eurodeputetët, z. Eduard Kukan dhe z. Knut Fleckenstein. Gjatë bashkëbisedimit me z. Eduard Kukan, Kryetari Meta e falënderoi për rolin e Tij dhe të Partisë Popullore Europiane në miratimin e reformës në drejtësi. Z. Meta e vlerësoi konsensusin e arritur si vendimtar për suksesin…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Ministri Manjani takon Ambasadorin e Finlandës, z. Makela, vlerësohet konsensusi për reformën

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka pritur në një takim Ambasadorin e Finlandës, z. Pauli Makela. Gjatë takimit Makela ka përshëndetur dhe vlerësuar finalizimin e një procesi me rëndësi, sikurse ishte miratimi i ndryshimeve Kushtetuese, ndërsa informoi se e ka ndjekur me vëmendje të gjithë ecurinë e këtij procesi reformues.…

Vasili: Votimi i reformës unikal, do jemi aktivë në zbatimin e saj

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili vlerësoi të premten miratimin me unanimitet nga Kuvendi të paketës kushtetuese për reformën në drejtësi, duke e konsideruar votimin e saj “unikal”. Dje parlamenti shqiptar realizoi një votim unikal, qoftë në historinë e tij, por qoftë edhe në historinë e pluralizmit shqiptar. Një…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Konsensusi historik/ Manjani përshëndet miratimin me konsensus të plotë të Ndryshimeve Kushtetuese

Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani përshëndet miratimin me konsensus të plotë të Ndryshimeve Kushtetuese. Më poshtë mesazhi i Ministrit të Drejtësisë, z. Ylli Manjani lidhur me finalizimin e këtij procesi të rëndësishëm: “Tani është momenti të fillojmë diskutimin për miratimin e ligjeve, në zbatim të këtyre ndryshimeve. Paralelisht…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Porti i Kavajës, Haxhinasto : Investim strategjik

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto vlerësoi se ndërtimi i një porti në Kavajë është një investim strategjik pasi mund të lidhet me Rotërdamin dhe Kanalin e Suezit. Gjatë diskutimit në seancën plenare të Kuvendit të projektligjit që autorizon tre ministri të negociojnë kontratën e portit gjigand të Kavajës, Haxhinasto u shpreh se njëra…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Lu: SHBA-të, krenare që kanë mbështetur hartimin e kësaj pakete reforme të fortë. OSBE, Thelbësore mënyra se si do të zbatohet

Ambasadori i SHBA Donald Lu deklaroi pas miratimit në Kuvend të reformës në drejtësi se “mbi të gjitha është një fitore për popullin shqiptar”. “Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe”, deklaroi diplomati amerikan. Shtetet e Bashkuara…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Konsensus historik, Kuvendi miraton me 140 vota pro Reformën në Drejtësi

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 140 vota pro projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datës 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, së ndryshuar . Kryeparlamentari Ilir Meta uroi që ky konsensus të vazhdojë edhe për reforma të tjera. Forcat politike arritën në orët e pasdites një marrëveshje mbi emërimet e anëtarëve…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Miratimi i reformës në drejtësi, Fleckenstein: Një ditë e mirë për Shqipërinë!

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europiahn, Knut Fleckenstein, përshëndeti miratimin unanim të draftit të reformës në drejtësi . “Një ditë e mirë për Shqipërinë! Reforma në drejtësi është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Faleminderit të gjithë atyre që punuan për ligjet dhe ndryshimet kushtetuese, të nevojshme për një reformë të mirë. Faleminderit…

Meta bisedon me Fleckenstein : Besoj në zgjidhje konsensuale

Kryeparlamentari Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me eurodeputetin gjerman, Knut Fleckenstein. Ilir Meta informoi eurodeputetin gjerman për ecurinë e negociatave të reformës në drejtësi.Meta besimplotë ka thënë se beson në zgjidhje konsensuale. (Burimi :Integrimi.al/Xh.N)…

BE: Presim që Kuvendi do të votojë reformën historike të gjyqësorit

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë në një deklaratë për shtyp thekson se, “Sot është një ditë shumë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe të gjithë ne presim që Kuvendi do të votojë reformën historike të gjyqësorit”. “BE dhe SHBA kanë punuar në partneritet të ngushtë që nga fillimi dhe janë në dakortësi të plotë…

Manjani: Xhafaj të mos spekuloj, kërkova mbledhjen e komisionit

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në cilësinë e negociatorit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i është kundërpërgjigjur kryetarit të komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj duke e akuzuar se shpif. Z. Manjani për çfarë u ra dakord që të vijojnë negociatat? Nuk e di unë se për çfarë është rënë dakord. Unë dua të…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Meta: Ta votojmë reformën me konsensus patriotik

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në nisje të séances së sotme plenare, përsëriti nevojën e miratimit me koesensus të reformës në drejtësi. “Ne nuk mund të rrezikojmë stabilitetin e vendit për dy-tre çështje të pasqaruara. Jam i gatshëm dhe që nga ky moment do të lë drejtimin e Kuvendit dhe do merrem me këtë çështje.…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Gjosha: Krenare për Shqipërinë! Jemi më pranë standardeve evropiane

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, përgëzoi dialogun e arritur nga politika shqiptare për të votuar sot draftin e reformës në drejtësi. Gjosha shprehet se Shqipëria tani është më pranë standardeve europiane. “Krenare për Shqipërinë, krenare për dialogun dhe vullnetin e treguar nga klasa politike shqiptare e cila do t’i japë shqiptarëve…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Panariti-Wenzel: Monitorim i produkteve bujqësore dhe mbështetje për zhvillimin e sektorit të akuakulturës

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, zhvilloi sot në ambientet e ministrisë, një takim me Ministrin e Mjedisit të Gjermanisë, Stefan Wenzel, i cili shoqërohej nga një grup specialistësh dhe përfaqesues OJQ të cilët operojnë në fushën e mbrojtjes mjedisore dhe të akuakulturës. Në fokus të këtij takimi ishin bisedimet mbi…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Taksitë dhe autobusët, urdhri i ri i Haxhinastos për kolaudim 2 herë në vit

Ministria e Transporteve forcon rregullat për kontrollin e mjeteve të transportit publik qytetas e ndërqytetas. Përveç kontrollit teknik të mjeteve, që është i detyrueshëm çdo vit, mjetet e transportit taksi, furgonët dhe autobusët do të kryejnë dy herë në vit kontrollin teknik periodik, por edhe kontrollin për sigurinë e udhëtarëve dhe pastërtinë e mjetit.…

Panariti takon Wenzel: Intensifikojmë bashkëpunimin në bujqësi. Koka: Sfidë, ndryshimet klimaterike

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti takoi sot ministrin e Mjedisit të Gjermanisë, të cilin e vlerësoi për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë. Panariti e cilësoi domosdoshmëri mbështetjen e dhënë për monitorimin e mbetjeve e prodhimeve bujqësore. Sipas tij çështje tjetër që do vëmendje është parandalimi i sëmundjeve infektive. “Duhet të tërheqim më shumë…

Gjirokastra, qyteti i vjetër me energji të re

Fundjava e shkuar ka gjallëruar si kurrë më parë qytetin e Gjirokastrës i cili mbushi 11 vjet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Gjirokastra njihet si “qyteti i gurtë” për arsye se guri punohet si brumi, ndaj edhe festa që solli dritë, muzikë, e argëtim u titullua “Koncert në gur.” Gjirokastra është zemra e…

  • Publikuar tek kategoria Sociale

Meta përshëndet vendimin e Partisë Demokratike: “Konsensusi është një arritje historike”

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka përshëndetur sot vendimin e Partisë Demokratike për arritjen e konsusit. “Konsensusi është një arritje historike”, tha sot kreu i kuvendit Ilir Meta duke përshëndetur vendimin e PD-së për të votuar reformën ne drejtësi. Meta shprehu mirënjohje për komisionarin Hahn me të cilin ka pasur një bisedë telefonike pak orë përpara. Ilir…

LSI njësia 8 në bashkëpunim me institutin e gjuhëve të huaja ‘Glorious Skills’, kurse falas për familjet në nevojë

Instituti i gjuhëve të huaja ‘Glorious Skills’ ndau sot certifikatat për grupin e parë të studenteve të cilët nisën para 4 muajsh mësimin e gjuhës angleze pranë kësaj qendre falas. Një bashkëpunim i frytshëm u cilësua ky midis institutit ‘Glorious Skills’ dhe njësisë administrative nr. 8 nga ana e administratorit Erjon Xhafa. Në këtë aktivitet…

Meta-Kryenegociatori shqiptar

Prej afro 25 vitesh merrem me negociatat, me historinë, bazat teorike dhe praktiken e negocimit. Këtij instrumenti diplomatik i kam dedikuar një monografi shkencore që është botuar disa here brënda dhe jashtë vendit. Bazuar në këtë njohuri e përvojë personale mund të them me bindje se Ilir Meta është shpalosur gjatë procesit të reformës në drejtësi…

  • Publikuar tek kategoria Opinion

Ministria e Bujqësisë, rikthen prodhimin e duhanit në Cërrik

Një projekt i mbështetur nga ministria e Bujqësisë synon të rikthejë shkëlqimin e dikurshëm në prodhimin dhe eksportin e duhanit në Cerrik të Elbasanit. Mbi bazën e një studimi të ndërmarrë nga dikasteri Bujqësisë, për nevojën që kanë tregjet ndërkombëtare dhe llojin specifik të duhanit që kërkojnë, u kanë propozuar fermerëve të kësaj zone që…

  • Publikuar tek kategoria Ekonomi

Vasili: LSI votë pro Reformës në Drejtësi

Në përfundim të mbledhjes së Komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili deklaroi se LSI do të votojë pro Reformës në Drejtësi. Sapo përfunduam siç u njohët edhe nga komunikimi i z. Xhafaj, mbledhjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi ku proçedurialisht u përfunduan të…

  • Publikuar tek kategoria Politike

MB: Eksportet bujqësore, blegtorale dhe agropërpunuese u rritën me 28%

Ministria e Bujqësisë publikon të dhënat zyrtare për eksportet e prodhimeve bujqësore,blegtorale dhe agropërpunuese për 6 mujorin e parë 2016. Eksportet bujqësore, blegtorale dhe agropërpunuese u rritën me 28% krahasuar me një vit më parë. Të dhënat zyrtare për 6-mujorin e parë të vitit 2016, konfirmojnë tregues optimistë të rritjes progresive, për panoramën e përgjithshme…

Meta bisedë telefonike me Hahn: Do të bëj të pamundurën për të miratuar reformën

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi sot në mbrëmje një bisedë telefonike me Komisionerin e BE për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn me të cilin diskutuan mbi zhvillimet e fundit për miratimin e reformës në drejtësi. Duke iu përgjigjur interesimit të Komisionerit Hahn mbi ecurinë e fazës përmbyllëse të miratimit…

Gjosha: Miratimi i reformës me konsensus, është domosdoshmëri për vendin

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Gjatë fjalës së saj Ministrja ritheksoi domosdoshmërinë e miratimit të reformës me konsensus. “Reforma pa konsensus nuk dihet se çfarë do të sjellë ditën e nesërme. Reforma pa konsensus mund të sjellë destabilitetin politik.…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Ministri Manjani: Arsyeja pse u krijua Gjykata Administrative ishte që të shërbeni shpejt, të mos e lejojmë kompromentimin e këtij qëllimi

Konfindustria në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me mbështetjen e Fondacionit “Friedrich Ebert” organizuan forumin e diskutimit me temë “Monitorimi i efektivitetit të Gjykatave Administrative, në vitin e dytë të punës”.  Gjatë këtij forumi ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani u prezantua një sondazh me të dhëna të marra…

PËRSE TË RINJTË NË POLITIKË?

  Përse të rinjtë në politikë? Shumë prej jush bëjnë të njëjtën pyetje? Shumë prej jush nuk pyesin fare sepse nuk kanë interes, por sa nga ju duhet ta bëjnë këtë pyetje? Mund të vazhdoja me shumë pyetje të tilla dhe jam shumë i sigurtë që do të kishte një lëkundje të madhe edhe tek ato persona të cilët janë…

Ilir Meta: Reforma në Drejtësi, ta finalizojmë si një histori suksesi

Në një intervistë në emisonin “Opinion” në tv Klan, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta tregon detaje në lidhje me takimin trepalësh që u mbajt sot në Kryesinë e Kuvendit në orën 16.  Intervista e Kryetarit të Kuvendit Duket se reforma në drejtësi ka qenë kryefjala. Sot pasdite, ju jeni takuar në zyrat e…

Dejana Kallogjerovic i përgjigjet Kastriot Myftarajt : Bëhu si Ilir Meta

Drejtuesja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Dejana Kallogjeroviç i është përgjigjur akuzave dhe sulmeve të analistit Kastriot Myftarajt, duke theksuar se nuk e ka mohuar kurrë origjinën e saj malazeze. Sa i përket akuzave për LRI-në dhe LSI-në, ajo ka një këshillë për Kastriot Myftarajn, “bëhu si Ilir Meta”.…

Ministri Manjani në Komisionin e Ligjeve, shqyrtohen ndryshimet mbi ligjin për përmbarimin

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka shqyrtuar në seancën e tij të sotme disa nisma ligjore të iniciuara nga Ministria e Drejtësisë, konkretisht Projektligjin për disa shtesa në ligjin “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit Përmbarimor Shtetëror dhe Privat në Republikën e Shqipërisë”, Kodin Civil…

Fleckenstein: Mbështesim Metën në përpjekjen për dialog

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka shprehur mbështetjen për kreun e Kuvendit, lidhur me përpjekjen e tij për dialog për miratimin e Reformës në Drejtësi. Ai vlerësoi ftesën e Metës për tu mbledhur në takim pesë palësh, ai, kryeministri, kreu i PD, ambasadorja e BE dhe ai i SHBA. Deklarata e tij vjen në përfundim të takimeve që zhvilloi sot bashkë me…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Inspektoriati i Punës jep masë pezullimi për dy subjekte Call Center

Inspektoriati i Punës ka dhënë masë pezullimi për dy subjekte Call Center. Kishin vonesa në dhënien e pagave për punonjësit. Subjekti ishte paralajmëruar edhe dy herë të tjera nga inspektorët e punës, por nuk kishte reflektuar ndaj detyrave të lëna. Kjo praktikë, do vijojë të ndiqet për cdo subjekt të këtij sektori, apo të cdo sektori tjetër…

Sonila Meço mbështet Ilir Metën: Politikani i parë në historinë e Shqipërisë që jep zgjidhje për një republikë të re!

Gazetarja Sonila Meço ka reaguar pas daljes për shtyp të kryeparlamentarit Ilir Meta, duke e vlerësuar deklaratën e tij, jo thjesht për mesazhin e një zgjidhjeje të ngërçit për Reformën në Drejtësi. Meço shkruan në statusin e sajn në “Facebook”, se për herë të parë në historinë e politikës shqiptare, një politikan jep një zgjidhje për…

Panariti në SHBA, vizitë në Muzeun e Holokaustit, bën donacion disa artifakte

Ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti, gjatë vizitës që po zhvillon në Ëashington D. C ka vizituar Muzeun e Holokaustit në Ëashington D.C ku takoi Radu Ioanid, Drejtori i Arkivës së këtij muzeut. Me këtë rast, Panariti, i ka bërë një donacion Muzeut të Holokaustit, artifakte që i përkisnin familjes…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Panariti takim me të rinjtë shqiptarë që punojnë në Bankën Botërore

Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave Edmond Panariti, takoi të shtunën në Washington, të rinj shqiptarë, të cilët punojnë në Bankën Botërore dhe institucione të tjera të rëndësishme financiare në SHBA. Ministri Panariti i ftoi ata, të bashkëpunojnë me ministrinë e Bujqësisë, duke dhënë ekspertizën e tyre për projektet e Bankës Botërore të cilat…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Kur drejtohet e punohet me përgjegjësi, suksesi arrihet

Të bësh diçka për të ndryshuar sadopak jetesën e dikujt tjetri nuk është me çdo kusht një gjest fisnik, por kur kjo bëhet për të ndihmuar studentët, ata që janë e ardhmja e Shqipërisë dhe mbi të gjitha kur kjo që bën është një detyrë për të cilën paguhesh, atëherë kënaqësia e punës së mirë…

  • Publikuar tek kategoria Opinion

Meta: Reforma në Drejtësi e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe për partnerët strategjikë të Shqipërisë

Besoj se është momenti për të bërë përpjekjet ekstreme për ta shndërruar historinë e reformës kushtetuese për drejtësinë në një histori suksesi të të gjithë shqiptarëve, jo vetëm të atyre 91 për qind që e duan reformën, por edhe të atyre 9 për qind që kanë frikë nga reforma apo që janë indiferentë nga reforma.…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Shqipëria ratifikon Marrëveshjen e Parisit në kuadër të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike

Në seancën e fundit plenare  u miratua projektligji “Për ratifikimin e Marrëveshjes së Parisit në kuadër të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike” Ratifikimi i Marrëveshjes së Parisit nga ana e vendit tonë është hapi kryesor drejt zbatimit të saj, për të luftuar ndryshimet klimatike si edhe për rakordimin e veprimeve dhe…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Nis vendosja e sinjalistikës rrugore në aksin Qafë Thanë-Korçë

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka zhvilluar një inspektim në aksin rrugor Rrogozhinë-Kapshticë, duke ndaluar në segmentin Maliq- Korçë. Haxhinasto tha se në këtë aks po bëhet një investim i rëndësishëm për sigurisë rrugore, që shkon rreth 1 milard lekë të reja, për të përmirësuar dhe për ta sjellë në një standard europian…

Ilir Meta: Përmes një komunikimi konstruktiv mund të gjendet një zgjidhje në përputhje me Komisionin e Venecias për këtë çështje që mban palët larg kompromisit

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, pasi u njoh me draftin e propozimit Hibrid për implementimin e Rekomandimit 88 të Opinionit Final të Komisionit të Venecias, shpreh vlerësimin e tij për përpjekjet e ndërmarra për finalizimin me sukses të Reformës në Drejtësi. Kryetari i Kuvendit vlerëson se palët…

Edmond Panariti: U prit nga Drejtori për Politikat Bujqësore, Eric Luftman, dhe Drejtori i Zyrës për Europën Qendrore në Departamentin e Shtetit në Washington, Thomas Yazdgerdi

Në vijim të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti u takua në Washington DC me z. Eric Luftman, Drejtor për Politikat Bujqësore në Departamentin e Shtetit dhe z. Thomas Yazdgerdi, Drejtor i Zyrës për Europën Qendrore në Departamentin e Shtetit.…

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta organizoi një pritje me përfaqësuesit diplomatikë të Shqipërisë nëpër botë

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta organizoi një pritje me përfaqësuesit diplomatikë të Shqipërisë nëpër botë. Të pranishëm në këtë pritje ishin edhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, znj. Arta Dade, N/Kryetarja e Kuvendit, znj. Valentina Leskaj,…

Vlahutin dhe Lu takojnë Metën për reformën në drejtësi

Ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë zhvilluar pasditen e sotme një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta për reformën në drejtësi.Mësohet se ambasadori i SHBA-ve dhe ambasadorja e BE-së do të njohin kryeparlamentarin me propozimin e ndihmës sekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland për reformën në drejtësi, konkretisht për procesin e vetingut nga…

Meta: Do bëjmë çdo gjë që reforma në drejtësi të bëhet me konsensus

Në pritjen e organizuar me ambasadorët e Shqipërisë në botë, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta theksoi rëndësinë e miratimit të reformës në drejtësi, për të cilën tha se do të bëhet gjithçka që të arrihet konsensusi, për t’i dhënë vendit imazhin që i takon. Duke shprehur mirënjohje për kontributin e ambasadorëve në botë, Meta tha…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Ministri Panariti u prit në takim nga Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë, Greqinë dhe Itali në Bankën Botërore, Patrizio Pagano

Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti u prit në takime nga Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë, Greqinë dhe Itali në Bankën Botërore, z. Patrizio Pagano si dhe nga Drejtori për Menaxhimin e Ujërave, z. David Michaud dhe Drejtorin për Menaxhimin e Sektorit Bujqësor,…

Gjosha: Siguria e rajonit dhe zhvillimi i tij i shërbejnë sigurisë së Europës

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, mori pjesë në Konferencën e Ambasadorëve “Perspektivat e Ballkanit Perëndimor duke notuar drejt rrymës”, e cila u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Të pranishëm në këtë konferencë ishin ministra dhe ambasadorë. Duke folur mbi perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor, Ministrja Gjosha u shpreh se…

Panariti takon Kongresmenin e Alabamës, Robert Aderholt, merr mbështetje për zhvillimin e bujqësisë në zonat e pa favorizuara

Panariti takon Kongresmenin e Alabamës, Robert Aderholt, Kryetari i Komitetit të Buxhetit për Bujqësinë. Ministri Panariti vijon axhendën e takimeve në Washington me Kongresmenin e Alabamës, Robert Aderholt, Kryetari i Komitetit të Buxhetit për Bujqësinë. Ministri i Bujqësisë informoi kongresmenin Aderholt, për rritjen e eksportit…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Reforma në Drejtësi, Vasili: Reforma sipas Venecias, përtej çdo shantazhi

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim , Petrit Vasili deklaroi sot se reforma në drejtësi duhet të miratohet me konsensus, sipas parimeve të Opinionit të Venecias dhe përtej çdo shantazhi. Kjo është një reformë solide dhe një domodoshmëri për shqiptarët, për 30 vitet që vijnë, tha Vasili, njëkohësisht nënkryetar i LSI-së dhe përfaqësues…

  • Publikuar tek kategoria Politike
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al