Kryetari i LSI-së, Ilir Meta organizoi një bashkëbisedim me gazetarët

Kryetari i kuvendit, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë ku diskutoi për prioritetet e LSI-së e më tej iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me shkarkimin e ministrit të drejtësisë, Ylli Manjani. Fjala e plotë e kreut të LSI-së, Ilir Meta Është kënaqësi të bëjmë një bisedë të parë në këtë…

Ilir Meta: “Kriza mes dy forcave politike të mos transferohet në një konflikt midis maqedonasve dhe shqiptarëve”

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta shprehu shqetësim për situatën politike të krijuar në Maqedoni, të shprehur prej vitesh edhe me partnerët ndërkombëtarë. Zoti Meta vuri në dukje se Maqedonia është sot nyja më delikate e rajonit tonë dhe ka vuajtur prej disa vitesh, nga një krizë politike, institucionale, por edhe zgjedhore, për fat të…

Panariti: Jemi të vendosur për të qenë pranë fermerëve, detyra jonë është ti kompensojmë

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, vizitoi sot një fermë blegtorale në rrethin e Korçës, Stacionin Veterinar në Zape, Korçë dhe ai në Pogradec, u takua me disa blegtorë të zonës. Ministri Panariti shoqërohej nga një grup ekspertësh zvicerianë, të cilët kanë ardhur në vendin tonë, që të shohin nga afër situatën dhe të rekomandojnë rracat…

Luan Rama: “E majta e bashkuar bashkohet mbi një tërësi vlerash që i tejkalon emrat dhe interesat individualë”

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, theksoi se kjo forcë politike, asnjëherë nuk i ka prishur marrëveshjet dhe asnjëherë nuk ka qenë pengesë për bashkëpunim. E majta e bashkuar është një e majtë që bashkohet mbi një tërësi vlerash që i tejkalon emrat dhe interesat individualë, më tepër se sa marrëveshja qeverisëse që është ajo e…

Gjosha: Kryereforma, çelësi i transformimit të shoqërisë shqiptare

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, mori pjesë në Konferencën “Reforma në sistemin e drejtësisë, sfidë dhe domosdoshmëri për integrimin e Shqipërisë në BE” e cila u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë. Kjo konferencë u organizua me bashkëpunimin e Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Firences. “Reforma në drejtësi, mbetet guri më…

Deklarata për media e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho

Sot paradite Kryeministri z. Edi Rama njohu Kryetarin e Kuvendit, z. Ilir Meta me iniciativën e tij për lirimin nga detyra të Ministrit të Drejtësisë z. Ylli Manjani. Kryetari z. Ilir Meta zhvilloi një takim me Kryesinë Ekzekutive të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të informuar lidhur me iniciativën e Kryeministrit Rama. Në takim u…

Ilir Meta: “Të gjithë të shprehen për kandidatët më të mirë e më të drejtë që do të përfaqësojnë më mirë interesat e qytetarëve shqiptarë”

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta tha në takimin me strukturat e Njësisë 8 në Tiranë se shqiptarët jo vetëm që duhet të votojnë, por mbi të gjitha duhet të zgjedhin. “Të kenë mundësi të zgjedhin brenda një force politike kandidatët që besojnë më shumë,” theksoi zoti Meta. Ai theksoi gjithashtu se LSI do të…

Deputetja Caka takim me strukturat në Çorovodë dhe Therepelë

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, ka zhvilluar sot dy takime në Çorovodë dhe Therepel. Gjatë takimit në Çorovodë është diskutuar për punët e mira dhe investimet e shumta që po bëhen në këtë qytet, për punësimin e qytetarëve, si një çështje prioritare e Lëvizjes Socialiste për Integrim si dhe për mundësitë e…

Procesi zgjedhor në njësinë administrative 11

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi procesin zgjedhor për njësinë administrative numër 11-të të Bashkisë së Tiranës. Zgjedhjet e brendshme të LSI-së janë te mbështetura tek meritokracia dhe kolegjialiteti. Burimi:( integrimi.al/E.S)…

LRI Gjimnaze kampionat futbolli

Këtë të dielë kanë qenë pjesë e kampionatit gjimnazet: Harry T.Fultz – Ismail Qemali Talente të reja, futtbollistë të rinj, çdo të shtunë dhe të dielë! Burimi:(integrimi.al/E.S)…

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë në mbledhjen e strukturave të Njësisë 5 të Tiranës

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta mori pjesë në takimin me strukturat e Njësisë 5 në Tiranë, që u zhvillua në kuadër të Konventës Zgjedhore të Tiranës. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë aktivitet, z. Meta vlerësoi procesin e rinovimit të gjithë strukturave drejtuese të kësaj njësie, që ka luajtur një rol…

Braimllari: Zgjedhjet në Tiranë, proces tërësisht kolegjial, mishëron tiparet e LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi konventën zgjedhore për njësinë administrative numër nëntë të Bashkisë së Tiranës. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin zëvendëskryetari i LSI-së, z. Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Endrit Braimllari, Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi, si dhe drejtues të organizatave të partisë për këtë…

Petrit Vasili: “Modestia dhe përultësia është dimension i natyrshëm për LSI-në”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, tha në konventën e Lëvizjes Socialiste për Integrim të njësisë 9 në Tiranë, se për këtë forcë politike, interesi qytetar është mbi gjithshka. “Modestia dhe përultësia është dimension i natyrshëm për LSI-në,” theksoi ai, duke vënë në dukje se konventa e njësisë 9 është shembull organizimi dhe rritje të pandalshme.…

Silva Caka: “Shqipërisë, për t’a bërë vend më të mirë, i nevojiten njerëz shërbejnë dhe të ndihmojnë këdo, kurdo”

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, ka qenë sot pjesë e takimit me anëtarët e Komitetit Drejtues të LSI së qytetit të Kuçovës. Fokusi i takimit ishte punësimi i qytetarëve, investimet në Bashkinë Kuçovë si edhe organizimi i strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë bashki. Gjatë takimit Caka u shpreh: “Është…

Të rinjtë e LRI Gjirokastër vizitë në shtëpinë e shkrimtarit Ismail Kadare: “Përmes penës tënde e mbarë bota ka lexuar e njohur Shqipërinë dhe historinë e kombit tonë”

Të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim Gjirokastër vizituan sot shtëpinë e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare me rastin e 81-vjetorit të lindjes. Nëpërmjet një urimi shumë të ndjerë ata shprehën vlerësimin për mjeshtrin e madh. “Përmes penës tënde e mbarë bota ka lexuar e njohur Shqipërinë dhe historinë e kombit tonë!” Burimi:( integrimi.al…

Telegrafi: Produktet shqiptare me origjinë shtazore, me këto investime, bëhen gati për eksport drejt BE-së

Zëvendësministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Roni Telegrafi, mori pjesë të premten në ceremoninë e inaugurimit të një prej kompanive kryesore të përpunimit të mishit dhe të produkteve të tij në Shqipëri, “Fix”. I ftuar në ceremoninë e përpurimit të zyrave dhe magazinave frigoriferikë në Tiranë, Z.Telegrafi deklaroi, se “falë investimeve private…

Ilir Meta: “Jemi këtu për të zbatuar ligjin në mënyrën më transparente, nuk jemi një gjykatë që interpreton ligjin”

Nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta në ambientet e Kryesisë së Kuvendit u zhvillua hedhja e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Zoti Meta tha se miratimi me konsensus dhe ne bashkepunim me partneret e BE-se dhe SHBA-se, i 7 ligjeve prioritare të reformës në sistemin e…

Vasili: “Reforma zgjedhore, koha nuk pret”

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, tha se përsa i takon reformës zgjedhore, LSI-ja do të jetë gjithmonë gati sa herë që komisioni për reformën zgjedhore do të mblidhet, duke mbështetur propozimet dhe e gatshme të diskutojë edhe propozimet e të tjerëve. “Pra, LSI do të jetë gjithmonë e gatshme 24 orë në…

Rama: LSI-ja është dimensioni qytetar i politikës shqiptare

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, tha në mbledhjen e strukturave dhe drejtuesve të LSI-së në qarkun e Shkodrës, se Lëvizja Socialiste për Integrim në Shkodër është model qytetarie dhe bashkëpunimi. “LSI-ja është dimensioni qytetar i politikës shqiptare. LSI-ja i respekton, nuk i prish marrëveshjet. LSI-ja është model i bashkëpunimit dhe konsensusit,” theksoi zoti Rama. (Burimi:Integrimi.al/Xh.N)…

Vasili: “Ambasadori Brownfield qartësisht i kërkoi z. Meta të nxiste autoritetet shqiptare që të bënin gjithçka për çështjen “Balili”

Kryetari i Grupit Parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili, i pyetur te komentoje lidhur me reagimet per kerkesen e kreut te Kuvendit, zotit Ilir Meta, per mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare per çeshtjen “Balili”, tha se se nuk ka nevojë të bëje komente. “Po ia lë publikut të gjerë që t’i vlerësojë se cilat janë…

Petrit Vasili: Reforma në drejtësi ka hyrë me këmbën e duhur

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili komentoi procesin e zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë për hedhjen e shortit për Këshillim e Emërimeve në Drejtësi si anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi. “Sigurisht, sot jam ndier shumë i kënaqur që starton me një transparencë të plotë, krejtësisht e hapur në sytë publikut, në…

Manjani: Këto janë ligje që prekin drejtpërdrejti interesat e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë

Ministri i Drejtësisë, zoti Ylli Manjani i cili mori pjese në tryezën e konsultimit publik ku u shqyrtua paketa me “Projektligjet Antikorrupsion”, theksoi se faza aktuale e reformës në drejtësi është më e rëndësishmja, ndërkohe qe i konsideroi këto ligje si thelbin e kësaj reforme. “E përsëris deri më tani nuk kemi bërë asgjë, kemi…

Koka: “Betoni nuk është ajo çka iu duhet qytetarëve shqiptarë”

Ministri Koka shprehu kënaqësinë se tashmë nga vend eksportues Shqipëria është kthyer në vend importues për lëndën drusore. Mbi 200 mijë metra kub/vit  lëndë drusore eksportoheshin deri më 2015-ën, mbi  150 mijë metra kub lëndë drusore importohen tashmë në territorin shqiptar prej vitit 2016, me hyrjen në fuqi të moratoriumit. “Unë jam i bindur se…

Koka: Të zgjedhurit vendorë të bëhen pjesë e aksionit të madh qytetar për kthimin e pyjeve vendit tonë

Në 94 -vjetorin e Ditës së Shërbimit Pyjor Shqiptar, Ministri i Mjedisit Z. Lefer Koka inspektoi pyllëzimin dhe rehabilitimin e një prej zonave të degraduara në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”, investim i realizuar nga Ministria e Mjedisit. Ministri Koka kujtoi veçanërisht pionerët e parë të këtij Shërbimi për kontributin e tyre. “Respekt dhe mirënjohje…

Nga Klevi Pojana/ Shqiptarët mbrojtën hebrejntë gjatë luftës dhe dhanë mesazhin e dashurisë për jetën

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave të Holokaustit, nënkryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Klevi Pojana, kujton që shqiptarët jo vetëm strehuan hebrenjtë që jetonin në Shqipëri por u bënë mburojë dhe për qindra e mijëra të tjerë. “Sot e gjithë bota përkujton një nga tragjeditë më të mëdha të njerëzimit dhe…

Braimllari: Procesi zgjedhor në Tiranë, proces model i mbështetur në transparencë e gjithëpërfshirje

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim me strukturat e partisë në njësinë administrative Farkë të Bashkisë së Tiranës, ne kuadër të Konventës të LSI-së për Bashkinë e Tiranës nga ku u zgjodhën drejtuesit e organizatave edhe delegatët. Sekretari i Përgjithshëm z. Endrit Braimllari vuri në dukje se procesi i riorganizimit të strukturave të partisë…

Floida Kërpaçi :Ta bëjmë Shqipërinë një vend që ofron një shans për të gjithë ata që duan një jetë më të mirë!

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi ndodhet në Bruksel, në Parlamentin Evropian në diskutime për rritjen e bashkëpunimit dhe cilësinë e politikave që çojnë Shqipërinë drejt rritjes së standarteve dhe integrimit në Bashkimin Evropian. Në një foto të postuar në rrjetin social facebook ku duket kryetarja Kërpaçi me 3 europarlamentar, Tanja Fajon, Brando…

Ilir Meta: Frymë bashkëpunimi dhe dialog konstruktiv mes të gjitha palëve për të prodhuar zgjidhje afatgjata

Kryetari i Kuvendit zoti Ilir Meta zhvilloi një takim me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, zotin Visar Ymeri, dhe zotin Albin Kurti, Deputet në Kuvendin e Kosovës, me të cilët u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit shqetësuese në Kosovë e në rajon duke vënë theksin tek rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit ndërqeveritar e ndërparlamentar mes…

Pojana: Haradinaj simbolizon luftën për liri! Paqja është e vetmja rrugë!

Mbështetja për Ramush Haradinaj nuk është zbehur përkundrazi, të gjithë shqiptarët kërkojnë një zëri lirimin pa kushte të tij dhe kthimin në tokën amë, Kosovë! Të qëndrosh në krah të Haradinaj do të thotë të qëndrosh krah së drejtës, krah së mirës, krah lirisë! Dhuna dhe masakrat që detyruan rreth 800.000 shqiptarë të largoheshin nga…

Panariti-Simoviç: Marrëveshje mes dy ministrive për Menaxhimin e Ujrave

Marrëveshja për Menaxhimin e Ujrave, grupet e përbashkëta të punës, veterinare dhe fitosanitare për lehtësimin e shkëmbimit të mallrave mes dy vendeve dhe laboratorët e referncës, kanë qenë temat kryesore që u diskutuan gjatë takimit që Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, zhvilloi në Podgoricë, me Ministrin e Bujqësisë së…

Trajnim shoqërisë shqiptare dhe kosovare për të ushtruar të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës pës për çështje mjedisore

U zhvillua trajnimi dy ditor i përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë  civile të Shqipërisë dhe Kosovës,  për shtyllën e tretë të Konventës së Aarhusit, “E drejta për t’iu drejtuar gjykatës për çështje mjedisore”. Ministritë e Mjedisit të Shqipërisë dhe Kosovës organizuan këtë event, në kuadër të projektit “Për përmirësimin e proçesit të të drejtës për…

Lëvizja Rinore për Integrim, Kuçovë në ndihmë të familjeve në nevojë

Lëvizja Rinore për Integrim Kuçovë ka organizuar sot një aktivitet në kuadër të nismës “Përgjegjësi Sociale”. Gjatë aktivitetit, sot të gjithë sëbashku nën një moto dhe qëllim të përbashkët për të bërë diçka ndryshe, të rinjtë e LRI Kuçovë, shpërndanë pako ushqimore për 15 familje me vështirësi ekonomike. Të pranishëm në aktivitet ishin Sekretaria e…

Braimllari: Sfida jonë, përmirësimi i vetvetes që të jemi sa më pranë qytetarëve

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi disa takime me strukturat në Bashkinë e Kolonjës. Sekretari i Përgjithshëm i LSI, z. Endrit Braimllari theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim bazohet tek meritokracia dhe sfida e saj është përmirësimi i vetvetes me qëllim që të jetë sa më pranë qytetarëve. “Ju në Kolonjë e kaluat një provë, atë…

Panariti: Jemi të prirur që ky stacion dhe të tjerat në gjithë vendin, të përmirësojnë rracat e bagëtive në mbarë vendin

Ministri Panariti inspekton Stacionin e Bagëtive të Imëta në Zape të Korçës. Sipas ministrit ky stacion shërben për mbarështimin e rracave dhe materialit biologjik, për të siguruar përmirësimin e rracave. Në këtë stacion do të mbahen dhe lopët që do të vijnë nga jashtë, për kompensimin e fermerëve të demtuar nga Dermatoza. Lopët janë porositur në Danimarkë,…

AKM forcon kontrollin e ndotjes në territorin e Shqipërisë

Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) lançoi “Regjistrin Online të Shkarkimeve dhe të Transferimit të Ndotësve – PRTR” në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ky regjistër është tashmë funksional prej Janar 2017. 250 Kompanitë më të mëdha në vend, do të deklarojnë shkarkimet e tyre direkt në këtë sistem për 91 lloje ndotësish, në ajër toke…

Ministrja Gjosha: Shpresojmë në një raport të ndërmjetëm që do të mundësonte çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

Ministrja e Integrimit Europian znj. Klajda Gjosha mori pjesë në takimin e Ministrave dhe Sekretareve te Shteteve për Çështjet Europiane. Ky takim u zhvillua në Maltë me rastin e marrjes së Presidencës së Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian. Takimi u mirëprit nga z. Louis Grech, Zv. Kryeministër dhe Ministër për Çështjet Europiane. Në këtë…

Luan Rama: “LSI është një shans për të gjithë ata që duan Shqipërinë e vlerave euro-amerikane”

Lëvizja Socialiste për Integrim filloi konventat zgjedhore në Bashkinë e Tiranës. Sot LSI zgjodhi forumet drejtuese në njësinë administrative numër 7. Të deleguar të Kryesisë në njësinë 7 janë Luan Rama, Endrit Braimllari, Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj dhe Edmond Haxhinasto. “LSI në njësinë 7 është pararojë e veprimit dhe solidaritetit. Solidariteti dhe transparenca janë vlerë…

Ministri i Bujqësisë, Panariti, në Panairin e Bujqësisë “Green Week” në Berlin/ Shqipëria, stendë në Panairin e Berlinit me produkte autoktone

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, gjatë vizitës në Gjermani dhe pas takimeve me homologun e tij, Schmidt dhe Parlamentaren e Bundestagut Kovaç, vizitoi Panairin e Ushqimit dhe Bujqësisë “Green Week” në Berlin, ku ndodhet edhe stenda shqiptare me produkte autoktone, emblematike shqiptare, siç janë verërat, vaji e ullirit, bimët…

Rudina Hoxha: Prioritet tona do të vijojnë të jenë arritja e standarteve në zgjidhjen e problematikave ndaj qytetarëve

Drejtoresha e përgjithshme e Agjensisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, në një intervistë për gazetën” Integrimi” është shprehur se sfida kryesore e AMK-së për vitin 2017 do të jetë pikërisht zgjidhja e problematikës së Sigurisë Ushqimore duke ndërtuar një sistem të ri kontrolli. Ajo konsideroi si një sfidë edhe projektin e qenve endacakë në territorin e…

Dritan Ylli:Objektivi i këtij viti,marrja e masave për sigurinë dhe shëndetin e punonjësve dhe krijimi i një mjedisi të denjë të punës

Kreu i Inspektoratit Shtetëror të Punës, Z.Dritan Ylli bëri sot një vizitë inspektuese në zonën e Qafë-Priskës në malin e Dajtit, ku po ndertohet nje tunel mbi 2 km, që do të furnizoje me uje te pijshem banoret e Tiranes. Vizita në këtë vepër, ishte në vazhden e udhëzimit qe eshte dhene për gjithë trupën…

INTERVISTË / KRYETARI I LRI TIRANË, ERKLENT KRIFSA: FITORJA MË E MADHE E LRI KA QENË SUPORTI, VAZHDIMËSIA DHE BESUESHMËRIA QË NE KEMI KRIJUAR TE TË RINJTË

LRI mbylli një vit shumë të ngjeshur me aktivitete jo vetëm politike por edhe sociale, apo kulturore etj, por pati edhe një proces të rëndësishëm riorganizimi. Çfarë mund të na thoni për këtë? Viti 2016, ka qenë një vit shumë i rëndësishëm për të gjithë antarët e Lëvizjes Rinore për Integrim. Procesi i riorganizimit dhe…

Ministri Manjani takim me përfaqësues të lartë të notariatit gjerman: “Shërbimi notarial duhet të jetë një shërbim paragjyqësor”

Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani ka pritur në një takim përfaqësues të lartë të notariatit gjerman, të cilët zhvilluan një vizitë pune në Tiranë, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit me Dhomën Kombëtare të Noterisë së Shqipërisë. Delegacioni gjerman i përbërë nga Zv/Presidenti i Dhomës Federale të Notariatit German, z. Richard Bock…

Ministri Edmond Panariti, vizitë zyrtare në Gjermani kërkon mbështetje për laboratorët e referencës dhe për situatat e emergjencave në sëmundje të panjohura si Dermatoza

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, i cili ndodhet për një vizitë në Gjermani, takoi në Berlin Ministrin Federal Gjerman të Bujqësisë, Z. Christian Schmidt. Në fokus të bisedimeve mes dy ministrave ishin marrëdhëniet e mira të dy institucioneve dhe projektet e përbashkëta në sektorit bujqësor. Ministri Panariti kërkoi mbështetjen…

Ilir Meta: “Angazhimi i SHBA është shumë i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë e rajonit”

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta u prit ne Washington DC nga Presidenti i Senatit Amerikan z. Orrin Hatch. Senatori Orrin Hatch i uroi mirëseardhjen në Washington Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta dhe shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e tij në ceremoninë inauguruese të Presidentit 45-të të SHBA z. Donald Trump. Duke diskutuar…

Ilir Meta: “Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, jetike për stabilitet dhe siguri”

Kryetari i Kuvendit, zoti Ilir Meta, u takua në Washington me Ed Royce, Kryetar i Komitetit të Politikës së Jashtme në Kongres. Zoti Meta e uroi zotin Royce për rizgjedhjen. Bashkëbiseduesit shprehën vendosmërinë për forcimin e partneritetit Midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. “Shqipëria është aleate e vendosur e Shteteve të Bashkuara. Mbështetja e Shteteve…

Ilir Meta: Do të kemi një bashkëpunim edhe më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit, zoti Ilir Meta, u takua me Kryetarin e Komisionit për Agrikulturën në Senatin Amerikan, zotin Pat Roberts. Zoti Roberts vlerësoi bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë duke nënvizuar se prezenca e zotit Meta në SHBA kontribuon në ruajtjen dhe rritjen e këtyre marrëdhënieve. “Eshtë një privilegj që ju kemi…

Ilir Meta: Ne mbështetemi te SHBA-të dhe do të punojmë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve tona

Kryetari i Kuvendit, zoti Ilir Meta u takua ne Washington me Kongresmenin Pete Sessions, Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan. Kongresmeni Sessions vlerësoi rëndësinë e miratimit të reformës në drejtësi. Ai nënvizoi mënyrën e miratimit të saj konsensual dhe vlerësoi vendosmërinë e zotit Meta për konsensus të plotë, duke  konfirmuar se…

Meta:Vazhdimësia e reformës në drejtësi do ta bëjë Shqipërinë një partnere më të besueshme për Shtetet e Bashkuara, për NATO-n dhe për Bashkimin Evropian

Gjatë vizitës së tij në Washington DC, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta u takua me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Ambasadorin William Brownfield, i cili vlerësoi miratimin e reformës kushtetuese në drejtësi me konsensus të gjerë si hap që shtron rrugën për një implementim të shpejtë dhe efikas të saj. Zoti Brownfield vlerësoi…

Ministrja Gjosha: E çmuar mbështetja për zbatimin e Vettingut, Bashkimi Europian jep 10 milionë euro

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha mori pjesë në mbledhjen e Komitetit të Monitorimit të fondeve të Instrumentit  për  Asistencën e Para-anëtarësimit (IPA). Në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësues të lartë të Komisionit Europian. Gjatë fjalës së saj Ministrja Gjosha theksoi se  përpjekjet e  përbashkëta për të siguruar zbatimin e efektshëm dhe…

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i dergon mesazh mirënjohjeje dhe falenderimi ish Presidentit të Parlamentit Evropian, Martin Schulz

Drejtuar SH.T.Z. Martin SCHULZ Ish President i Parlamentit Evropian I nderuar Martin, Me rastin e vendimit tuaj per te lënë postin e Presidentit te Parlamentit Evropian, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dëshiroj të shpreh falenderimet më të sinqerta për kontributin tuaj të vyer në krye të këtij institucioni të rëndësishëm evropian si dhe për…

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar një letër ngushëllimi familjarëve të peshëngritësit të shquar shqiptar, Ymer Pampuri

Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të legjendës së sportit shqiptar, Ymer Pampuri. Peshëngritësi i famshëm shqiptar, i pari kampion olimpik, por edhe kampion i botës në ngritje peshash në vitin e largët 1972, në Olimpiadën e Mynihut, nuk është më midis nesh. Ymer Pampuri iku në heshtje, njëlloj siç e jetoi në…

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta uron Presidentin e ri të Parlamentit Evropian, Antonio Tajani

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, uron Presidentin e ri të Parlamentit Evropian z. Antonio Tajani. Meta në mesazhin e tij të urimit drejtuar z. Tajani shprehet se zgjedhja e tij në krye të Parlamentit Evropian do të kontribuojë në avancimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe rajonit tonë si dhe shprehu bindjen e plotë…

Intervista e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhënë për emisionin “Studio e Hapur” në News 24 me gazetaren Eni Vasili

Faleminderit që pranuat ta hapim bashkë këtë sezon, si një nga lojtarët më të mirë të shahut në politikën shqiptare! Jeni dakord? Është një frymëzim që e keni zgjedhur vetë. Një javë më parë në këtë studio disa nga analistët më të njohur të shtypit ranë dakord, të paktën për një gjë, është e vështirë…

Ministri i Bujqësisë mbledh Task Forcën për disiplinimin e tregtimit të mishit dhe therjes së kafshëve

Në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Z. Edmond Panariti mbledh Task-Forcën për ” Disiplinimin e therjes së kafshëve dhe tregjeve të hapur”, parashikuar nga Akti Normativ nr.4 i vitit 2012. Panariti dhe Çuçi theksuan se kryetarët e bashkive nuk mund të tolerohen më që të kenë tregje ne kushte…

Ilir Meta: “Bashkëpunimi ekonomik e kulturor mes Shqipërisë dhe Islandës duhet ngritur në një nivel më të lartë”

Kryetari i Kuvendit, z.Ilir Meta priti Ambasadoren e Islandës në Shqipëri, rezidente në Stockholm, znj. Estrid Brekkan me të cilën vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve politike dypalëshe dhe atë në nivel ndërkombëtar. Zoti Meta tha se bashkëpunimi ekonomik e kulturor mes Shqipërisë dhe Islandës duhet ngritur në një nivel më të lartë ndaj…

Ministri Panariti: Zero tolerancë ndaj ndërhyrjeve në basene dhe sistemet ujore

“Zero tolerancë ndaj dëmtimeve, punimeve e ndërhyrjeve në sistemet ujore, në basene, lumenj e në ekosistem”. Kjo ishte deklarata e Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, gjatë takimit që bashkë me Kryeinspektorin e Inspekektoriatit Qëndror, Z.Shkëlqim Hajdari, zhvilluan me inspektorët e 3 inspektoriateve të MBZHRAU, atij të Ujrave, Peshkimit dhe…

Përmirësohet situata e akseve rrugore, ja zonat më problematike

Ministria e Transportit informon se nga komunikimi me Drejtoritë e Rajoneve, situata në akset kombëtare paraqitet si më poshtë: Në Rajonin Verior Shkodër: Në shumicën e akseve të këtij Rajoni qarkullohen pa zinxhirë. Qarkullohen me zinxhirë vetëm në ato akse dhe segmente ku ka prani të ngricave në rrugë. Po vazhdon puna për pastrimin e…

Braimllari: Forca e LSI-së buron te korrektesa dhe besnikëria, te solidariteti dhe energjia pozitive

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi në një takim strukturat e saj në Qarkun e Korçës. Të pranishëm ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Endrit Braimllari i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti dhe nga deputeti i Qarkut Korçë, z. Pirro Kapurani. Gjatë…

Presidenti i KOKSH, Viron Bezhani nderon Zef Gjonin: “Mjeshtri që shkëlqeu në dy sporte”

Rrallëherë ndodh që një njeri të lërë gjurmë dhe të triumfojë në dy sporte të ndryshme, por një i tillë është Zef Gjoni, një ikonë jo vetëm e sportit shkodranm por edhe atij shqiptar. Një njeri i dashur për shkodrën dhe për të gjithë ne, që ka zënë një vend të padiskutueshëm në historinë e…

“Le të dhurojmë pak ngrohtësi në këto ditë të ftohta dimri”-kjo ishte motoja e ditës së sotme për LRI Kamëz

Sot të gjithë sëbashku nën një moto dhe qëllim, të bashkuar me dëshirën dhe vullnetin e mirë për të bërë diçka ndryshe, për të lumturuar dhe gëzuar sadopak familjet në nevojë të cilat janë jo të pakta në komunitetin tonë. Lëvizja Rinore për Integrim Kamëz u solidarizua duke u dhuruar disa ndihma ushqime dhe veshje.…

Nënkryetari i LRI dhe anëtari i kryesisë së LSI, Klevi Pojana: LSI do të jetë nesër më e konsoliduar, më e hapur, më efektive sepse qëllimi ynë është të jemi zëri dhe vullneti i çdo shqiptari

Në Lëvizjen Socialiste për Integrim vijojnë zgjedhjet për organizata, në njësitë administrative. I pranishëm në këtë proces, nënkryetari i LRI, Klevi Pojana është shprehur:  “Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon konsolidimin e strukturave të saj në Tiranë duke rifreskuar dhe bërë zgjedhjet në organizata!  Sot në njësinë numër 8 ku organizatat 1942 dhe 1943 premtojnë të…

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Braimllari: Forca e LSI besnikëria dhe shërbimi ndaj qytetarëve

Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon procesin zgjedhor në Bashkinë e Tiranës brënda strukturave të LSI. Një proces zgjedhor që po ripërtërinë organizatat e LSI në çdo njësi administrative.  Sot Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari ndoqi procesin e zgjedhjes në organizatën 1715, Njësia Administrative Nr 2, Tiranë.  Nga kjo njësi Braimllari u shpreh :…

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjarëve të artistes së madhe Anita Take

I dashur Kujtim dhe Florian, Me hidhërim të thellë mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të nënës suaj të shtrenjtë Anita Take, Zonjës së Rëndë të muzikës së lehtë shqiptare. Anita Take është artistja e dashur për disa breza shqiptarësh që e kanë ndjekur në skenë, që e kanë dëgjuar në radio dhe…

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta reagon pas vendimit të Gjykatës franceze për lirimin me kusht të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta mirëpriti vendimin e sotëm të Gjykatës së Kolmerit në Francë ndaj ndalimit të padrejtë të Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ish-Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj. Në vijim, Kryetari Meta gjykon se ky vendim është ende jo i plotë dhe beson se drejtësia franceze…

Dervishaj: “Kemi përballuar mirë situatën

Ministri i Transportit Sokol Dervishaj inspektoi gjendjen e kalueshmerisë në Llogara. Zoti Dervishaj tha se aksi rrugor Vlorë-Sarandë është tërësisht i kalueshëm. “Ka pasur disa probleme por reaguam në kohë dhe aksi rrugor është i kalueshëm normalisht,” tha ai. Zoti Dervishaj nënvizoi se të gjitha akset kombëtare të Jugut nuk kanë probleme në kalueshmëri falë…

Të rinjtë e forumeve rinore politike protestojnë para Ambasadës së Francës në Tiranë/ Kërpaçi: Protestat vazhdojnë derisa Haradinaj të rikthehet në Kosovë

Të rinjtë e forumeve rinore politike protestuan sot para Ambasadës së Francës në Tiranë për të kërkuar lirimin e ish-kryeministrit, luftëtarit dhe politikanit të shquar të Kosovës, z. Ramush Haradinaj. Rreth 500 të rinj morën pjesë në protestën paqësore, teksa në duar mbanin slogane “Me Ramushin”, “Ramush Haradinaj është Kosova”, “Francë, mos na zhgënje, thuaj…

Kreu i ISHP apel punëdhënësve/ Kujdes të shtuar për sigurinë dhe shëndetin e punonjësve

Kreu i Inspektoriatit te Punës, Dritan Ylli ka kërkuar nga gjithë trupa inspektuese të vihet në dispozicion të mbrojtjes së sigurisë dhe shëndetit të punonjësve. Drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli u bëri apel të gjithë punëdhënësve për një kujdes të shtuar për sigurinë dhe shëndetin e punonjësve.   Ngricat dhe i ftohti…

Situata në akset kombëtare

Në Rajonin Verior Shkodër:  Nuk ka ndryshim në gjendjen e akseve të këtij Rajoni. Kontraktorët janë duke punuar për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Në kthesat e ekspozuara ka grumbullime të sasisë borës , për shkak të erërave të forta. Në Rajonin Qëndror Tiranë: Gjendja e kalueshmërisë në akset e këtij Rajoni është…

Të rinjt e Lëvizjes Rinore për Integrim vizitë surprizë aktorit të mirënjohur, Robert Ndrenika në 75 vjetorin e tij

Të rinjt e forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim edhe një herë kanë nxjerrë në pah vlerat e tyre. Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, nënkryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Klevi Pojana dhe të rinj të tjerë të LRI-së të shoqëruar edhe nga nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama…

Vasili: Listat e hapura janë kërkuar nga LSI që në 2008-n

Z. Vasili, si shkoi mbledhja e komisionit për reformën zgjedhore? E rëndësishme është që Komisioni rifilloi, pra duhet të bëjmë të pamundurën të fitojmë mjaft kohë të humbur, pasi nuk e kemi kohën në dispozicion, që ka mbetur aleati më të mirë, pasi koha shtrëngon. Ky rifillim ishte i domosdoshëm dhe kërkova edhe në mbledhjen…

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srđan Darmanović

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, z. Srđan Darmanović, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve fqinje si strategjike për tërë rajonin. Kryetari i Kuvendit, z. Meta i uroi suksese në detyrën e re Ministrit të Jashtëm z. Darmanović duke e…

Analiza e Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta për gazetën “New Europe”

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta ka bërë një analizë për gazeten “New Europe” për partneritetin e Shqipërisë me vendet e rajonit. Meta në këtë analizë thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal me vendet e Ballkanit duke nënvizuar se Shqipëria ndonëse një vend i vogël nga ana gjeografike, mund të luaj një rol të madh në…

Amendamentet e LSI-së për reformën zgjedhore

Drejtuar: Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore:   Në kuadër të Reformës Zgjedhore, Grupi parlamentar i LSI-së propozon këto ndërhyrje: Të forcohet ndëshkimi për cilido që blen dhe shet votën. Propozimi: Blerja me çfarëdo forme (me para në dorë, me premtime për para ose shkëmbim në natyre, dhëna e parave për mos votim, duke…

Masat për Gripin e Shpendëve, Ministri i Bujqësisë viziton një stabiliment të rritjes së shpendëve

Në kuadër të masave për parandalimin e virusit të Gripit të Shpendëve, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, vizitoi sot kopleksin e rritjes së shpendëve “Chicken Farm” në Kavajë. Ministri i Bujqësisë pa nga afër masat e marra nga sipërmarrësi për parandalimin e futjes së virusit nëse ai vjen në…

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al