Edmond Panariti në Korçë: “Kërkoi angazhimin maksimal e të gjithë strukturave, mbështetjen për LSI, e cila sa vjen e rritet”

Ministri i Bujqësisë, Z. Edmond Panariti, i deleguar i LSI për qarkun Korçë, i shoqëruar dhe nga deputeti Pirro Kapurani dhe koordinatori i LSI për Qarkun Korcë, Thanas Poçi. Takimet u zhvilluan me strukturat e LSI, anëtarë e simpatizantë, si dhe me banorë të zonës, në Maliq, Bulgarec, Dvoran (komuna Kamenicë), Drenovë të rrethit Korcë…

Ministri Vasili takim me bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE

Ministri i Drejtësisë z. Petrit Vasili ka zhvilluar sot një takim me bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE, në vijim të vizitës së tyre fakt-mbledhëse në Tiranë. Gjatë takimit, bashkëraporterët pjesë e këtij delegacioni, kanë shfaqur interes lidhur me fazën aktuale të Reformës në Drejtësi, procesin e vetting-ut, zhvillimet e fundit politike në vend si…

Ministri Vasili mori pjesë në analizën vjetore të Shërbimit Përmbarimor Shtetëror

Ministri i Drejtësisë, z. Petrit Vasili, mori pjesë sot në analizën vjetore të Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, nga ku theksoi rëndësinë e këtij shërbimi për qytetarët. Në fjalën e tij, z. Vasili theksoi se një drejtësi e realizuar është një drejtësi në të cilën  vendimi ekzekutohet. “Në të gjithë rastet, kur një e drejtë e fituar…

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti Bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Andrej Hunko dhe z. Joseph O’Reilly me të cilët bisedoi mbi situatën aktuale politike në vend, avancimin e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme. Meta vlerësoi punën e raporterëve dhe bashkëpunimin e…

Panariti: Solla si shembull pozitiv Korçën, pasi laboratorët rajonal janë hallka e parë dhe kryesore për parandalimin e kalimit të ndotësve e mikrobeve te konsumatori

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti mori pjesë në Analizën Vjetore të AKU-së në Korçë.Ky aktivitet u zhvillua në Korçë pasi ky qark ka performancën më të mirë në gjurmueshmërinë e ndotësve ushqimor.Ministri përgëzoi drejtorinë rajonale dhe laboratorët e AKU-së në Korçë për gjithë punën që bëjnë dhe u shpreh se siguria ushqimore është mjaft e…

Meta: Matura Shtetërore të bazohet në transparencë dhe meritokraci

Kryetari i lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, mori pjesë në Konventën e Gjimnazistëve të LRI-së së Elbasanit. Të pranishëm ishin edhe Sekretari për Programin në LSI, z. Edmond Haxhinasto, Kryetarja e LRI-së, znj. Floida Kërpaçi, deputetja e LSI-së, znj. Monika Kryemadhi, etj. Në fjalën e tij gjatë aktivitetit, z. Meta, duke folur për…

I ftuar në Ora News, Eltjon Halimi / Kreditë e Buta, premtim i mbajtur, 1000 familje do kenë shtëpitë e tyre

Ka qenë i ftuar te OraNews në emisionin Alert për vendimin fundit të Këshillit Bashkiak për Kreditë e Buta, këshilltari i LSI në Bashkinë Tiranë, Prof.Asoc. Eltjon Halimi. Gjatë intervistës Halimi u shpreh se kreditë e buta janë një premtim tjetër i mbajtur, ku 1000 familje do të kenë më në fund shtëpinë e tyre.…

Meta: LSI-ja ka qenë dhe është çdo ditë e më shumë shtylla më e fuqishme e demokracisë, e stabilitetit dhe integrimit evropian të Shqipërisë”

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, zoti Ilir Meta, i cili zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së të qarkut të Beratit, tha se forcimi i dialogut politik në vend ka nje rendesi te jashtezakonshme në radhë të parë në parlament për të vijuar me axhendën e reformave dhe mbi të gjitha dialogun për të…

LRI dhe LGI zhvillojnë takime në qarkun e Fierit

Lëvizja Rinore për Integrim së bashku me Lëvizjen e Gruas për Integrimi kanë zhvilluar disa takime në qarkun e Fierit.Të pranishëm ishin Deputeti i qarkut të Fierit Ben Bitri dhe të deleguarët e Kryesisë Erisa Xhixho, Kejdi Mehmetaj, Ornela Muhametaj dhe Kryetarja LRI Floida Kërpaci. Në takimin me LRI u shpreh mbështetja për Rininë në…

Dritan Ylli: Shërbimi mjekësor, i domosdoshëm në ndërmarrjet me risk për shëndetin e punonjësve

“Rritja e produktivitetit në çdo subjekt duhet të ecë bashkarisht me rritjen e standarteve dhe mjedisit për një punë të denjë, me shërbimin mjekësor si prani të detyrueshme në çdo ndërmarrje”, ka qënë deklarata që Drejtori i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli, bëri gjatë vizitës së tij në dy ndërmarrje fason. Të dy këto ndërmarrje kanë…

Braimllari: Politika e LSI-së për qytetarët, larg konfliktit

Kryetari i LSI-së së Tiranës, z. Endrit Braimllari, zhvilloi një takim me banorët e Njësisë Administrative nr. 8 në kryeqytet. Në këtë takim, që u zhvillua në formë bashkëbisedimi me banorët, z. Braimllari ishte i shoqëruar nga dy anëtarët e Kryesisë së LSI-së, Bahri Shaqiri, njëkohësisht edhe Zv.Kryetari i LSI Tiranë dhe Dritan Ylli, i…

Panariti: Edhe pas kompensimit për Dermatozën, do të instistoj për përmirësimin e rracave

Kompensimi i blegtorëve, kafshët e të cilëve janë dëmtuar nga Dermatoza Nodulare, ka vazhduar sot në Qarkun e Elbasanit, pas shpërndarjes së lopëve në Dibër, Kukës dhe Has. Në këtë ceremoni e cila u zvillua në një prej zonave më të prekura në Elbasanit, pranë Cerrikut, merrte pjesë Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit…

Koka: Sfida kryesore për qeverinë shqiptare për 2017 është menaxhimi i mbetjeve

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka priti sot në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë për Shqipërinë, Per Strand Sjaastad. Ministri Koka e njohu Ambasadorin Sjaastad  me reformat, nismat , dhe arritjet në fushën e Mjedisit duke vënë theksin në prioritetet, objektivat dhe projektet konkrete  të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë e Mjedisit, duke u ndalur në…

Monika Kryemadhi: “Luftë kanabisit, duke nxitur fermerët për kultivimin e një produkti elitar dhe më fitimprurës si shafrani”

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me fermerët në zonën e Dumresë, në qarkun e Elbasanit. Ajo tha se ka ardhur koha që lufta ndaj kanabisit të konkretizohet, duke nxitur fermerët që të mbjellin një produkt elitar dhe shumë herë më fitimprurës si shafrani. Kryemadhi theksoi se kultivimi…

Nis kompensimi i fermerëve për lopët e prekura nga Dermatoza Nodulare

Sot në Elbasan ka nisur kompensimi i lopëve për fermerët, lopët e të cilëve u dëmtuan nga Dermatoza Nodulare. Ky proces është ndjekur nga ministri Panariti, deputetja e LSI, Monika Kryemadhi si edhe nga deputeti, Taulant Balla. “Ky është një moment që e kemi pritur prej kohësh. Është mbajtja e një premtimi të bërë për…

Viktor Tushaj: Roli i AKBN në sektorin hidroenergjitik / Evidentimi i procedurave koncensionare, monitorimi, inspektimi dhe kontrolli i dokumentacionit të hidrocentraleve

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, z. Viktor Tushaj , i pranishëm në Konferencën ndërkombëtare HidroTech Albania, e cila u zhvillua në Tiranë, pasqyroi punën e AKBN në sektorin hidroenergjitik. “Ndjekja e rregullave dhe e procedurave për evidentimin e projekteve koncensionare, monitorimin dhe inspektimin e ndërtimit të objekteve të hidrocentraleve me koncension, kontrollin…

Kryeinspektori Agasi në Analizën e 2016-ës për Inspektoriatin e Mjedisit pranë ISHMP: “Performancë dukshëm pozitive, jo vetëm në shifra por edhe efektivitet”

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve ka përmbyllur suksesshëm edhe një vit tjetër pune në kontrollin e e  veprimtarive që shkaktojnë ndotje në mjedis në territorin e Republikës së Shqipërisë.   Gjatë prezantimit të analizës e punës për vitin 2016, të Inspektoriatit të Mjedisit pranë ISHMP, z. Ergys Agasi, Kryeinspektor ISHMP, theksoi faktin se…

Mblidhet Kryesia e LSI/ Zgjidhen kryetarët e Komisioneve pranë Komitetit Drejtues Kombëtar

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim u mblodh për të diskutuar dhe për të marrë disa vendime të rëndësishme pas kompletimit të strukturave organizative në nivel qendror dhe sidomos të Bashkisë së re të Tiranës të LSI-së. Duke folur në lidhje me aktualitetin politik gjatë mbledhjes Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta shprehur vendi ka…

Zëvendësministri, Bahri Shaqiri në selinë e OKB-së në Gjeneve firmosi rezolutën e vendeve anëtare të Komisionit të Ekonomisë për Evropën

 Zëvendësministri i Transportit dhe Infrastrukturës Bahri Shaqiri ka marrë pjesë në 70 vjetorin e krijimit të Komitetit të Transportit Tokësor që u zhvillua në selinë OKB-së në Gjenevë. Zëvendësministri Shaqiri gjatë vizitës,  zhvilloi takime me Ministrin e Transportit të Malit të Zi Osman Nurkovic dhe me Ministrin e Transportit të Bosnje Hercegovinës Denis Lasic. Gjatë…

Meta: “Falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i jep Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian”

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, priti në një takim Kryetarin e Komisionit të Politikave të BE në Senatin e Republikës së Italisë, z. Vannino Chiti. Senatori Chiti shoqërohej në këtë takim nga një delegacion i Komisionit të Politikave të Bashkimit Europian në Senatin e Italisë që përbëhej nga Senatori Roberto Cociancich dhe Senatori Pietro…

Prononcim për median i Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta

Meta dje keni pasur një darkë shumë të gjatë me z. Rama. Ishte një darkë e qetë e udhëhequr nga filozofia që ju keni z. Meta me “qetësi dhe dashuri” apo me tone të larta dhe mungesë konsensusi siç raportojnë disa media sot? Po t’i referohesh z. Balliu mund të ketë gjera më serioze, por…

Ministri Vasili: “Janë rreth 4500 persona nën trajtimin e Shërbimit të Provës, ndërkohë që kemi 5500 të dënuar. Shifrat lëvizin shumë pak”

Ministri i Drejtësisë, z. Petrit Vasili, mori sot pjesë në takimin ndërgjegjësues me aktorët e sistemit dhe shoqërinë civile mbi rolin dhe forcimin e Shërbimit të Provës. Në takim, ku ishte i pranishëm dhe Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, z. Bernd Borchardt ministri Vasili theksoi rëndësinë e këtij shërbimi, që lidhet me një politikë penale…

Ministri Panariti: Gratë që do të sjellin projekte në bujqësi e blegtori, do të favorizohen nga ana jonë, me 10 pikë plus në momentet e vleresimit

Ministri i Bujqësisë Panariti ka marrë pjesë në workshopi-in e organiziar nga FAO (Organizata Botërore për Ushqim dhe Bujqësi), për mbështetjen e grave në zonat rurale. Gjatë workshopit ministri Panariti u shpreh: “Jam i kënaqur që marr pjesë në këtë Workshop, i cili ka në vëmendje mbështetjen e grave fermere. Jemi përpjekur dhe po përpiqemi,…

Gjosha: Zbatimi transparent i ligjit të vettingut do të çojë përpara procesin e integrimit

Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, priti sot në një takim Raporterin për Shqipërinë në Parlametin Europian, z. Knut Fleckenstein. Ministrja Gjosha, i shprehu z. Fleckenstein falenderimet më të sinqerta për kontributin e dhënë  në  lidhje me Rezolutën për Shqipërinë  miratuar tashmë  nga Parlamenti Europian. Ministrja, vlerësoi gjuhën pozitive të kësaj rezolute, veçanërisht thirrjen…

Lëvizja Rinore për Integrim depoziton në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit një paketë propozimesh për përmirësimin e Maturës Shtetërore

Lëvizja Rinore për Integrim ka depozituar një kërkesë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ku kërkon përmirësimin e procedurës së Maturës Shtetërore. Sipas kësaj kërkese, theksohet rëndësia e zgjidhjes së problematikave që janë shfaqur në Maturën Shtetërore pasi kjo procedurë ka pësuar ndryshme të vazhdueshme duke i bërë maturantët të ndjehen jo të sigurt dhe…

Meta: Mbështetje të plotë për realizimin sa më shpejt të marrëveshjes së demarkacionit midis Kosovës dhe Malit të Zi

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta priti sot Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe diskutuan mbi intensifikimin e bashkëpunimit ndërparlamentar. Z. Meta theksoi gjatë takimit se avancimi i Kosovës në drejtim të shtimit të njohjeve ndërkombëtare, të forcimit demokratik institucional…

Panariti: Rritëm më shumë se dyfishi sipërfaqet që ujiten, investuam në diga, argjinatura, hidrovorë dhe kanale kulluese

Ministri i Bujqësisë, Zhvilimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, gjatë një vizite në Bari, Itali, u takua me Komisionerin e lartë Evropian të Bujqësisë, Phil Hogan. Në qendër të bisedimeve të ministrit dhe komisionerit, ishin ujitja dhe parandalimi i përmbytjeve, si dhe parandalimi i sëmundjeve në bujqësi, të lidhura këto me ndryshimet klimatike.…

Lëvizja Rinore për Integrim organizoi një bashkëbisedim me maturantët, ku u diskutua dhe u dhanë sugjerime apo propozime mbi Maturën Shtetërore

Lëvizja Rinore për Integrim organizoi një bashkëbisedim të hapur me maturantët me temë “Një shans për maturantët”, ku u diskutua dhe u dhanë sugjerime apo propozime mbi Maturën Shtetërore. Në këtë takim ishin të pranishëm Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, Zëvendësrektori i Universitetit…

Komiteti Drejtues i LSI zgjedh forumet drejtuese të degës së Tiranës

Komiteti Drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim të Tiranës zgjedh forumet drejtuese të degës së kryeqytetit përmes votimit elektronik   Lëvizja Socialiste për Integrim e Tiranës ka përmbyllur të premten procesin e riorganizimit të strukturave, që është shtrirë në çdo njësi të kësaj force politike në Bashkinë e re të Tiranës gjatë javëve të fundi.…

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, IlirMeta i ka dërguar sot një mesazh urimi Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli me rastin e 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

I nderuar Zoti Kryetar, Me rastin e 9 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës më lejoni t’Ju përcjell urimet më të përzemërta dhe më të ngrohta në emër të Kuvendit të Shqipërisë. Sot i gjithë kombi shqiptar kujton me mirënjohje të thellë të gjithë ata që sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës, ndaj sot nderojmë…

Klajda Gjosha: “Shqipëria e sheh procesin e integrimit në Bashkimin Europian, si një proces transformues për të ardhmen e vendit”

Ministrja e Integrimit Europian, zonja Klajda Gjosha, e cila u takua në Londër me Ministrin e Shtetit për Çështjet Europiane të Britanisë së Madhe, zotin Alan Duncan, shprehu falënderimet në emër të qeverisë shqiptare, për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve. Ministrja Gjosha tha se Shqipëria ndjek me…

Petrit Vasili: “Nuk ka vend as për interpretime, as për patriotizma, as për sovranitete”

Ministri i drejtësisë Petrit Vasili vuri në dukje gatishmërinë totale për të krijuar gjithë mundësitë, për t’i paraprirë procesit të reformës në drejtësi, “por sigurisht duke qenë shumë rigoroz në kushtetutshmërinë dhe ligjin. “Pasi e shkuara negative e interpretimeve jokorrekte dhe krijimi i organizmave të tilla, nuk do të na bënte gjë tjetër veçse do…

Vasili: “Kuvendi i Shqipërisë ka kryer një proces thellësisht transparent, shembullor”

Lidhur me hedhjen e shortit për KED-in, zoti Vasili vuri në dukje se Kuvendi i Shqipërisë nuk është institucioni që e interpreton hartimin e listave dhe interpretimi dhe përpilimi i listave, apo edhe ankimimi i tyre është përgjegjësi e secilit institucion përkatës. “Kuvendi i Shqipërisë ka kryer, në bindjen time të plotë, një proces thellësisht…

Meta-Andreas Schieder : Lufta ndaj korrupsionit dhe forcimi i shtetit ligjor do të rrisin standardet e mirëqeverisjes dhe cilësinë e jetesës së qytetarëve në Shqipëri.

Gjatë vizitës së tij në Parlamentin e Austrisë, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta dhe Kryetarja e Komisionit të Jashtëm znj. Arta Dade, u pritën nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokrate Austriake (SPÖ) z. Andreas Schieder. Kryetari i Kuvendit z. Meta vlerësoi bashkëpunimin në vite me SPÖ dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen…

Meta me Kryebashkiakun e Vjenës: Të përfitojmë prej eksperiencës së gjerë austriake të menaxhimit urban

  Gjatë qëndrimit të tij në Austri, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, shoqëruar prej Kryetares së Komisionit për Politikën e Jashtme, znj. Arta Dade, u pritën nga Kryetari i Bashkisë së Vjenës z. Michael Häupl. Kryetari i Bashkisë, z. Häupl i uroi mirëseardhjen Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë z. Meta në Vjenë dhe shprehu…

Vasili: Bordi i ONM cënon besueshmërinë tek reforma në drejtësi

  Intervista e Ministrit të Drejtësisë, z. Petrit Vasili, dhënë për televizionin KLAN me gazetaren Elja Zotka   Vasili, pse lindi shqetësimi për t’iu drejtuar me letër krerëve të shtetit për bordin e menaxhimit të ONM? Shqetësimi im është qartësisht i mirëpërcaktuar në komunikimin që unë kam bërë me personat kyç të shtetit shqiptar dhe…

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka pritur në një takim drejtues të lartë të USAID në vendin tonë

Ministri i Drejtësisë, z. Petrit Vasili, gjatë një takimi të zhvilluar me drejtues të lartë të USAID në vendin tonë, ka vlerësuar mjaft pozitivisht bashkëpunimin e deritanishëm. “Sikurse jam informuar nga stafi im, bashkëpunimi i gjatë me USAID mund të konsiderohet mjaft i suksesshëm dhe frutdhënës. Edhe personalisht, kam një histori të gjatë bashkëpunimi me…

Ministrit i Bujqësisë, Edmond Panariti, merr pjesë në Mbledhjen e Komitetit Koordinues të “AdriaMed”

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, mori pjesë në Mbledhjen Vjetore të Komitetit Koordinues të Projektit “AdriaMed”, zhvilluar në Tiranë, ku marrin pjesë përfaqësues të vendeve që lagen nga Deti Adriatik. Ky është një projekt i FAO (Organizata Boqërore për Ushqim), i financuar nga Ministritë e Bujqësisë së Italisë dhe Kroacisë, i…

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë në konferencën me temë “Brexit, BE, SHBA dhe roli i Shqipërisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajon” të zhvilluar në Vjenë

 Gjatë vizitës së tij në Austri, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, mori pjesë në konferencën e fokusuar në zhvillimet më të fundit në Ballkan në kuadër të zhvillimeve globale me temë “Brexit, be, shba dhe roli i Shqipërisë për stabilitetin dhe sigurinë në rajon”. Në këtë aktivitet, që u organizua nga Instituti “Karl-Renner”, Akademia…

Nisin inspektimet online / Ylli: Kjo zgjidhje teknologjike, fundi i çdo mundësie manipulimi

Nisin inspektimet online! Kreu i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli deklaroi se: “Asnjë inspektor nuk do të ketë më blloqe në duar, por një kompjuter përmes së cilit do të kryejë edhe inspektimin online për çdo gjë që lidhet me legjislacionin e punës, kushtet, etj”. Inspektoriati Qendror zhvilloi sot një takim me Kryeinspektorët e Inspektoriateve…

Dritan Ylli: LSI fiton në koalicion me qytetarët dhe rininë

Lëvizja Socialiste për Integrim vijon ende takimet në çdo organizatë të njësive administrative. Por s’ka ndalesë dhe lodhje puna e LSI në Njësinë 8. Sot takimet kanë qenë me shtabin e organizatave, 1936 dhe 1940 të kësaj njësie ku nisi një fazë e re organizimi. Kryetari i LSI njësia 8, Dritan Ylli u shpres se…

Ilir Meta: “Shqipëria po punon për t’i ofruar më shumë argumente partnereve si Austria që janë avokate të fuqishëm te saj”

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, zoti Ilir Meta, i cili u takua në Parlamentin austriak me Presidenten e Këshillit Kombëtar të Austrisë, zonjen Doris Bures, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë në avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit, dhe vuri në dukje se Shqipëria…

Dritan Ylli : “Në 18 Qershor, LSI do jetë bindshëm forcë e parë politike”

LSI ka vijuar takimet në çdo organizatë ku janë prezantuar dhe kryetarët e rinj të organizatave. Kryetari i LSI për njësinë 8, Dritan Ylli ka zhvilluar një takim në organizatën 1943 të kësaj njësie.Ai ka zhvilluar një bashkëbisedim të ngrohtë me banorët dhe familjarët e kësaj organizate ku ka theksuar se në 18 qershor, LSI…

Ilir Meta: “Mbështetemi tek përkrahja e Austrisë në rrugëtimin tonë evropian”

Kryetari i Kuvendit, zoti Ilir Meta nisi një vizitë dy ditore në Austri, gjatë së cilës u prit në Vienë nga Presidentja e Parlamentit Austriak Doris Bures. Zoti Meta dhe zonja Bures vlerësuan marrëdhëniet e ngushta tradicionale mes Shqipërisë dhe Austrisë. “Mirënjohje të thellë Austrisë për mbështetjen e pandalur ndaj integrimit të Shqipërisë. Mbështetemi tek…

Meta: “Vullnet për të bashkëpunuar ngushtë me të gjithë institucionet brenda vendit, që kanë përgjegjësitë e tyre në zbatimin e reformës në drejtësi

Kryetari i Kuvendit, zoti Ilir Meta, tha se kishte pasur një takim mjaft konstruktiv dhe bashkepunues me Ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ekipin e tij. Takimi u fokusua në rëndësinë e vazhdimit të zbatimit të reformës në drejtësi në mënyrë sa më transparente, parimore dhe institucionale. Zoti Meta vuri në dukje se ky takim u…

Ministri Panariti në Has për kompensimin e plotë të fermerëve të prekur nga Dermatoza Nodulare

Ministri Panariti ishte sot në Has, ku nisi kompensimi i lopëve të dëmtuara nga Dermatoza Nodulare. Në këtë ceremoni ishte edhe Kryeministri Rama. Panariti deklaroi para fermerëve se ky është një premtim i mbajtur nga Ministria e Bujqësisë, si për kompensimin e krerëve të dëmtuar kokë për kokë, ashtu dhe për vaksinimin falas të të…

Vrulli i LSI nuk ndalet/Vijojnë takimet me organizatat në njësinë 8

Nuk ndalet vrulli i Lëvizjes Socialiste për Integrim! LSI sot ka vijuar takimet në organizatën 1943 të njësisë 8. Pjesëmarrës në takim ishin nënkryetari i LRI, Klevi Pojana dhe kryetari i LSI njësia 8, Dritan Ylli. “Prej disa vitesh LSI është forcë e parë politike dhe çdo ditë bëhet më e fortë pasi qytetarët janë…

Borchardt-Vasilit: Do ju mbështesim në implementimin e dekriminalizimit

OSBE cilëson Ministrinë e Drejtësisë si një nga partnerët më të afërta dhe më të mira, me të cilën janë zhvilluar dhe finalizuar me sukses disa nisma të rëndësishme bashkëpunimi. Ministri i Drejtësisë, zoti Petrit Vasili, I cili u takua me Kreun e Prezencës së OSBE në Shqipëri, Ambasadorin Bernd Borchardt, e vlerësoi këtë takim…

Erklent Krifsa: “Rinia shqiptare nuk ka nevojë për retorika konfliktuale dhe zjarrndezëse, por të fillojë të besojë tek potenciali ynë, të besojmë tek vendi ynë”

Shkrim nga Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim për Tiranën, Erklent Krifsa:    Shkuam në Konventën Zgjedhore të Tiranës pas një procesi zgjedhor model në të 24 njësitë administrative. Proces i hapur, transparent dhe gjithëpërfshirës, ashtu si Lëvizja Socialiste për Integrim di të organizojë përballjet e saj. Por jo vetëm njësitë administrative. Shkuam në konventë,…

Ministri Panariti takime me strukturat e LSI në Pogradec dhe Korçë/ “LSI do të jetë forcë e parë pasi programi i saj politik është për qytetarët dhe iu shërben vetëm atyre”

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, i deleguar në Qarkun Korçë, zhvilloi gjatë ditës së djelë takime në Pogradec e Korçë me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Takimet u zhvilluan në qytetin e Pogradecit dhe në njësitë administrative Starovë, Porgorie, Pirg, Çerave. I deleguari i LSI, Z.Panariti, gjatë takimeve me drejtuesit lokalë të LSI, koordinatorët…

Luan Rama : Është i nevojshëm konkretizimi i bashkëpunimit me Kosovën edhe në nivele komisionesh parlamentare duke bërë një axhendë veprimi të përbashkët.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Luan Rama sëbashku me deputeten e kësaj partie Kejdi Mehmetaj, priti në takim Kryetarin e Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme të Kosovës, z. Elmi Reçica dhe delegacionin që e shoqëronte atë në këtë vizite. Pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri, z. Luan Rama, u shpreh se këto…

Panariti: Fermerëve dhe popullit nuk i intereson se me kë bëjmë 71 vota, ata duan zhvillim

Ministri Panariti viziton Qendrën e Mbarështrimit të Rasatit të Koranit, në Lin, Pogradec. Qendra e Rasatit, prodhon rreth 1 milionë copë rasat, që hidhen në Liqenin e Pogradecit. Ministri u njoh me situatën e rezervatit dhe procedurat e mbarështimit nga specialistët e qendrës. Ministri Panariti u shpreh se kjo qendër është e rendësishme për prodhimin…

Meta: “Rezultati i Shqipërisë në zgjedhjet e 18 qershorit është mjaft jetik për të ardhmen e vendit”

 Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi Konventën Zgjedhore të Tiranës. Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mban një fjalë përshëndetëse Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi sot Konventën Zgjedhore të LSI Tiranë. Në aktivitetin e zhvilluar në Pallatin e Kongreseve morën pjesë 2301 delegatë nga të gjitha njësitë e kryeqytetit për të zgjedhur anëtarët e rinj të…

Fjalime nga Konventa Zgjedhore e Tiranës

Lëvizja Socialiste për Integrim mban sot Konventën e saj për Tiranën. Rea Kotani: “Të realizojmë qëllimin për të cilin jemi krijuar, të jemi pranë çdo qytetari shqiptar. Investimi tek rinia është investim i drejtpërdrejtë për Shqipërinë tonë.”       Dritan Ylli: “LSI ka qënë një derë e hapur jo vetëm për të mirëpritur qindra…

Shezai Rrokaj: “LSI i është përgjigjur konfliktualitetit me pozitivitet dhe konstruktivitet

Sot në orën 10 ka startuar konventa zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim ku pritet të zgjedhë kryetarin e ri të saj.Gjatë konventës ka mbajtur fjalimin e tij ish kryetari i saj Shezair Rrokaj i cili tha se “LSI i është përgjigjur konfliktualitetit me pozitivitet dhe konstruktivitet. Qytetarët nuk kanë nevojë për politike tensionuese që…

Vasili: EURALIUS, rol kyç në procesin e reformës për drejtësi

Ministri i Drejtësisë, z. Petrit Vasili, mori pjesë sot në takimin e 5-të të Komitetit Drejtues të EURALIUS IV, “Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri”. Projekti, që financohet nga Bashkimi Evropian, filloi në shtator të vitit 2014 dhe do të vazhdojë deri në dhjetor të vitit 2017 me fondet IPA 2013 për Shqipërinë. Në…

Ministri i Bujqësisë pret Ambasadorin e Egjiptit në Tiranë/ Takimi, në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve tregtare

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, priti sot në një takim, Ambasadorin e Republikës së Egjiptit në Tiranë, Z. Mohamed Khalil. Diplomati egjiptian dhe Ministri Panariti bisduan në lidhje me shtimin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, veçanarisht në fushën e produkteve ushqimore dhe blegtorale. Pikërisht për këtë, ka qenë…

Ministria e Bujqësisë reagon për lajmin e pranisë së Gripit të Shpendëve në Fier

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, pas lajmit në lidhje me lajmin për praninë e Gripit të Shpendëve në Qarkun e Fierit, konfirmon se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të pranisë së Virusit Aviar dhe se, menjëherë janë marrë të gjitha masat e duhura për të verifikuar situatën. Ndërkohë, që…

Kreu i AKBN inspekton punimet e kompanisë “Shell”

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, z.Viktor Tushaj i shoqëruar edhe nga drejtues të tjerë të këtij institucioni, inspektoi punimet e kompanisë SHELL në Shpirag, pjesë e bllokut 2-3 të naftës. Pusi në Shpirag 3, i cili shpohet në bazë të marrëveshjes hidrokarbure midis shtetit shqiptar dhe kompanisë hidrokarbure “Royal Dutch Shell”, pritet…

Ministria e Bujqësisë nënshkruan tri marreveshje me Italinë/ Marrëveshjet, pjesë e Programit për Modernizimin e Sektorit Bujqësor Shqiptar

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, nënshktroi sot tri marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me Agjencinë Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Këto marrëveshje që u nënshkruan në kuadër të Programit për Modernizimin e Sektorit Bujqësot Shqiptar, u firmosën nga Sekretari i Ministrisë së Bujqësisë, Z.Vojo Bregu dhe tre pëfaqësuesit italianë të projekteve në…

Zv. Ministrja e Integrimit Europian, Erisa Xhixho takim me shoqërinë civile në kuadër të programit “Europe for citizens”

Zv. Ministrja e Integrimit Europian, znj. Erisa Xhixho zhvilloi sot një takim me shoqërinë civile në kuadër të thirrjeve për programin “Europe for citizens”. Të pranishëm ishin zv. Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Vjollca Braho dhe Drejtori i Projektit të Asistencës Teknike për programet europiane në Shqipëri, z. Sotiraq Guga. Gjatë fjalës së…

Nga Eglantina Mirashi / LSI,aty ku zëri dëgjohet

Hapje të Levizjes Socialiste për Integrim tashmë e dëshmojnë qartë anëtarësimet dhe prurjet e reja të bëra dhe që me intensitet vijojnë të bëhen në çdo cep të Shqipërisë ku mes tyre vërehen shumë intelektualë dhe akademik,  njerëz profesionistë në fusha të ndryshme dhe të rinj pa fund po bëhen çdo ditë pjesë e LSI.…

Petrit Vasili: “Jam i interesuar në vetë të parë për finalizimin me sukses të reformës në drejtësi”

Ministri i Drejtësisë, z. Petrit Vasili priti në një takim Ambasadorin e SHBA në Shqipëri, z. Donald Lu, I cili tha se zoti Vasili, përmes eksperiencës së tij të gjatë në politikë, ai do të dijë ta drejtojë mjaft mirë këtë institucion. Ambasadori Lu garantoi ofrimin e të gjithë mbështetjes së nevojshme nga ana e…

Panariti: Falë ndërhyrjeve tona, çuam ujë në parcelat e fermerëve, minimizuam edhe përmbytjet

Fjala e plotë e ministrit Panariti I nderuar Zoti Kryeministër! Të nderuar Kryetarë të Bashkive, të pranishëm këtu! Të ndëruar Drejtorë të Bordeve të Kullimit dhe specialistë të vaditjes! Në sfond ndodhet një flotë e re supermoderne ekskavatorësh, që do të vihet në dispozicionin tuaj, për të përballuar të gjitha sfidat në pastrimin, në mirëmbajtjen…

Ministri Panariti nënshkruan në Romë marrëveshjen me FAO-n për asistencë në fushën e peshkimit

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, nënshkroi të hënën, më 06.02.2017 në Romë, marrëveshien për Asistencë Teknike në fushën e peshkimit. Marrëveshja u nënshkrua mes Ministrisë së Bujqësisë dhe FAO/GFCM (Komisioni i Përgjithshëm i Peshkimit për Mesdheun). Per palën shqiptare marreveshja u nënshkrua nga Ministri Panariti dhe për FAO-n, nenshkrimi…

Ministri Vasili vizitë pranë strukturës së projektit të dixhitalizimit: “Resurset, shpenzimet që duhen janë nga të ardhurat që Drejtoria e Hipotekave realizon dhe në fund arrin një standart të lartë”

Ministri i Drejtësisë, z. Petrit Vasili zhvilloi sot një vizitë pranë strukturës së projektit të “Dixhitalizimit, përmirësimit, përditësimit, të të gjithë të dhënave ligjore dhe hartografike në ZRPP”, pranë Drejtorinë e Përgjithshme të Hipotekave, ku u njoh nga afër me ecurinë e punës. Ministri Vasili e vlerësoi këtë projekt si shumë të rëndësishëm për qytetarët,…

Intervista e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhënë për emisionin “Top Story” në Top Channel me gazetarin Sokol Balla

U kam dhënë një premtim shikuesve të emisionit dhe të Top Channel, se pyetja e parë do të jetë pikërisht: kush është koka e çmendur që po çmend gjithë vendin? Unë besoj se irracionaliteti në politikë dhe në debatin publik është fenomeni që duhet të na tërheqë vëmendjen për të qenë më të qetë, më…

Endrit Braimllari: “Vendi ka nevojë për një politikë me bashkëpunuese e konsensuale.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, theksoi në takimin me strukturat e LSI-së në Berat se vendi ka nevojë për një politikë me bashkëpunuese e konsensuale. “Për një politikë larg konfliktit dhe me afër shërbimit qytetar,” nënvizoi ai, duke shtuar se LSI është e fokusuar te stabiliteti, qëndrueshmëria dhe mirëqenia e shërbimi për çdo…

Vasili: Raporti i Ministrisë së Drejtësisë me sistemin aktual tashmë ka një qasje tërësisht të re

Ministri i Drejtësisë, z. Petrit Vasili, në të parin takim zyrtar në detyrën e re ka pritur Ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, znj. Romana Vlahutin. Ministri Vasili dhe znj.Vlahutin janë ndalur në rëndësinë e zhvillimeve të pritshme në kuadër të reformës në drejtësi, por edhe të ecurisë së mëtejshme të punës së misionit Euralius…

Ministrja Gjosha: Bashkëpunim mes pushtetit qëndror dhe lokal për të luftuar dhunën në familje

U organizua sot në Vlorë tryeza “Procesi i rehabilitimit të familjeve që kanë përjetuar dhunë psiko-socio-ekonomike”. Të pranishme në këtë takim ishin Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, zv.Ministrja e Integrimit Europian znj.Erisa Xhixho, përfaqesues të shoqërisë civile dhe institucioneve të tjera të qarkut. Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha theksoi rëndësinë e…

ISHU: Asnjë tolerancë ndaj kompanive që shkelin ligjin dhe urdhërin e Ministrit Panariti

Inspektoriati Shtetëror i Ujrave, në kuadër të zbatimit të urdhërit të Ministrit të Bujqësisë, Z.Edmond Panariti dhe masave për parndalimin e shfytëzimit pa kriter të baseneve të lumenjeve dhe inerteve, ka ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e vendit. Si rezultat, 5 kompani që shftytëzonin në mënyrë të paligjshme inertet në basenet e lumenjëve, janë…

Deputetja e LSI, Silva Caka takim në Gjerbës të Skraparit: “Nga ana e Kryetarit të Bashkisë edhe e deputetëve të LSI nuk do të mungojë lobimi për të përfituar buxhetim dhe investime për zonën e Tomorricës”

Deputetja e LSI, Silva Caka, kryetari i Bashkisë Skrapar, Nesim Spahiu dhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Skrapar, Avdyl Braho, kanë vizituar Gjerbësin, një nga fshatrat më të populluar të Skraparit. Ky takim u bë në kuadër të organizimit të partisë dhe u diskutua mbi disa problematika të zonës, si: – Rruga që lidh…

Kryetari i LSI, Ilir Meta në njësinë 6: Kur bashkëpunohet, kur punohet me prioritetet të qartë e të qëndrueshme progresi është i sigurtë

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në Konventën Zgjedhore të Njësisë 6 në Tiranë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Endrit Braimllari, deputetja e LSI-së, znj. Kejdi Mehmetaj, etj. Duke folur para strukturave të kësaj njësie, z. Ilir Meta tha se prej 26 vitesh dëgjohet një…

Dritan Ylli: Reduktuam në maksimum punën në të zezë, tani është koha për një punë më të denjë dhe të mirëpaguar

Drejtori i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli zhvilloi një vizitë në kompaninë gjermane Forshner, që është prej afro 2 vite në Shqipëri. Kompania ka rreth 260 të punësuar, ku thuajse të gjithë janë të rinj, vajza dhe djem. Në këtë kompani punohet me porosi për prodhimin e pjesëve të qarkut elektrik për markën e mirënjohur…

Ilir_Meta: “Na Dritërofsh gjithnjë Dritëroi ynë!”

Kryetari i Kuvendit, zoti Ilir Meta, tha se Dritëro Agolli, ishte dhe mbetet figurë e rendit të parë në zhvillimin e mendimit shqiptar prej gjysmës së shekullit të kaluar, reformator historik i letërsisë shqipe, përfaqësues i zhvillimeve më të përparuara të kulturës shqiptare dhe burrë shqiptar me karakter të fortë dhe referencë e zhvillimit tonë…

Luan Rama: “E keqja më e madhe për një vend është kur korruptohet shoqëria civile”

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, tha në konferencën “Pjesmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” se shoqëria civile nuk lejohet të jetë e dobët. “E keqja më e madhe për një vend kur korruptohet shoqëria civile. Demokracia e deleguar ka rezultuar edhe demokraci e deformuar. Qytetarët duhet të kenë mundësi të zgjedhin, jo vetëm të votojnë,”…

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al