Edmond Panariti: Kthejeni kokën pas në histori dhe mësoni se si dhe pse nisin revoltat popullore dhe se ku shpien ato kur pushteti jo vetëm nuk i përfill, por i poshtëron me arrogancë dhe dhunë.

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se të kërkosh raprezalje dhe të bësh thirrje të shtypet me forcë një popull që proteston kundër një tarife sa dyfishi i të ardhurave ditore të pjesës dërrmuese të banoreve të veriut është verbëri, është papergjegjshmeri, është pandjeshmëri.  Më…

Përparim Spahiu: Ngjarja e sotme në Kukës, pasojë e arrogancës pesëvjeçare të kësaj qeverie

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu gjithashtu ka reaguar për protestën e sotme të qytetarëve kuksianë. Spahiu shprehet se ngjarja e sotme në Kukës ndër të tjerash është pasojë e një sistemi jo transparent të dhënieve me konçension.   Më poshtë statusi i plotë:   Ngjarja e sotme në Kukës, pasojë e arrogancës pesëvjeçare të kësaj…

Floida Kërpaçi: Ndërkohë që kryeministri e quan protestën e sotme dhunë, ai harron sesi i shpërfill, injoron dhe dhunon ai çdo ditë qytetarët Shqiptar!

Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se të protestosh para padrejtësive dhe vendimeve kriminale të qeverisë së oligarkëve është një përgjegjësi e madhe që duhet ta ndërmarrim dhe gjithashtu është një e drejtë të cilën s’mund ta mohoj askush. Më poshtë statusi i plotë: Të…

Endrit Braimllari: Kryeministri i krimit nuk mund të ndalojë në mënyrë kriminale të drejtën për të protestuar

Sekretari I Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet për protestën e sotme se ky është reagimi popullor ndaj përçmimit që Edi Rama i bëri çdo qytetari në Parlament.   Më poshtë statusi i plotë:   Kryeministri i krimit nuk mund të ndalojë në mënyrë kriminale…

Dashi Cara ironizon Kryeministrin Rama me vargjet e Fan Nolit.

Koordinatori i LSI-së, Babrru, Dashi Cara ka ironizuar kryeministrin Rama ne Facebook.Cara ka përdorur vargjet e Fan Nolit për ti treguar Kryeministrit forcën e qytetarëve kuksianë. Më poshtë reagimi i plotë: Zoti Rama A do male me dëborë Trima të fortë e malsorë Fort bujar e burrërorë Shko në Kukës i ke në dorë…

Klajda Gjosha: Protesta dhe revolta në rrugën e Kombit janë pasojë e sjelljes arrogante të Kryeministrit dhe qeverisë

Deputetja e LSI, Klajda Gjosha me anë të një statusi ka reaguar mbi protestën e sotme në doganën e Morinës, duke shkruar se këto revolta vijnë si rezultat i arrogancës së kryeministrit Rama. Gjosha ka shkruajtur se ky vend ka nevojë për drejtues modestë që dinë të dëgjojnë dhe jo për ata që dhunën e…

Erisa Xhixho: Respekte për reagimin qytetar të kuksianëve kundër arrogancës së një qeverie që nuk njeh popullin e vet

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho me anë të një postimi ka treguar mbështetjen e saj ndaj protestuesvë në Kukës. Sipas Xhixhos, kjo është një shoqëri europiane të cilën ne e aspirojmë, duke shkruar se ky është vetëm fillimi. REAGIMI I PLOTË. Respekte per reagimin qytetar te Kuksianve kunder arrogances se nje qeverie qe nuk njeh…

Kejdi Mehmetaj: Deklarata e ministrit Xhafaj nuk është asgjë tjetër veç reflektim i frikës që ka mbërthyer Edi Ramën ndaj revoltës popullore

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj me anë të reagimi ka akuzuar kryeministrin Rama se po ushtron dhunë ndaj protestuesve në vend. Sipas Mehmetaj, deklarata e dhënë nga ministri i Brendshëm për të arrestuar qytetarët, Fatmir Xhafaj nuk është gjë tjetër veçse reflektim i frikës që ka mbërthyer Edi Ramën ndaj revoltës popullore. REAGIMI I PLOTË: Deklarata…

Monika Kryemadhi: LSI kundër taksës. Nuk mund të ngrihen mure izolimi për shqiptarët që kanë qenë populli më i izoluar

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në linjë telefonike për News 24 Të jem e sinqertë jam në mbështetje të çdo proteste qytetare, që ka në qendër kërkesën ekonomike dhe është kundër politikave pseudo financiare të qeverisë së Edi Ramës. Jam sigurisht kundër dhunës ndaj forcave të rendit dhe iu bëj thirrje protestuesve që të ruajnë…

Monika Kryemadhi: Sot qytetarët e Kukësit dëshmuan qartas se fatet e një kombi nuk mund të jenë kurrsesi pjesë e lojërave perverse të një kryeministri të papërgjegjshëm.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në lidhje me protestën që po zhvillohet në Rrugën e Kombit, ku shprehet se ata që kanë humbur besimin te drejtimi i qeverisë, tek ekonomia që po shkatërrohet sepse Edi Rama do të kënaqë orekset e oligarkëve, sot janë shumica dhe…

Vasili: Taksa e Rrugës së Kombit nuk duhet të fillojë në asnjë mënyrë aplikimin. 5 milionë shqiptarë janë kundër saj

Bashkëbisedimi me gazetarët i Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili Jemi në këtë komunikim së bashku pasi zhvillimet kanë qenë të tilla në politikën shqiptare dhe opinioni publik është shumë i provokuar e i shqetësuar për to. Në rradhë të parë duke iu rikthyer edhe njëherë një çështjeje e cila ka krujuar një…

Deklarata për Mediat e Kryetarit të Grupit të Këshilltarëve të LSI-së për Bashkinë e Tiranës, Eltjon Halimi

Kryetari i Grupit të Këshilltarëve të LSI-së për Bashkinë e Tiranës, Eltjon Halimi me anë të një deklarate për mediat në faqen e tij në Facebook është shprehur se Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, nisur nga situata e pandodhur më parë, ku 6 mandate pas një proçesi gjygjësor janë të pavlefshme, grupi i këshilltarëve…

Përparim Spahiu: Ky pushtet i rrethuar nga 5-6 klientë financiarë, nuk po gropos vetëm qytetarët e thjeshtë, por edhe biznesin e vogël

Fjala në Kuvend e deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu Të nderuar kolegë, jemi në një situatë të rënduar ekonomike, me shumë paqartësi për të ardhmen dhe mbingarkim të qytetarëve me taksa të të gjitha llojeve. Prandaj, sot do të flas për këtë çështje, sepse besoj se është edhe shqetësimi më i madh i publikut dhe…

Edmond Panariti: Fondet për subvencione të vihen në dispozicion të fermerëve të vegjël e të mesëm

Fjala në Kuvend e deputetit të LSI-së, Edmond Panariti E nderuar drejtuese e seancës, të nderuar kolegë deputetë! Padyshim që i gjithë Kuvendi sot do të miratojë ratifikimin e marrëveshjes midis Republikës së Shqipërisë dhe Austrisë për mbrojtjen shoqërore për këtë nuk ka pikë dyshimi. Është një lajm i mirë që i intereson një mase…

Nora Malaj: Për një ekonomi të qëndrueshme, dhe klimë miqësore në zhvillimin e biznesit

Fjala në Kuvend e deputetes së LSI-së, Nora Malaj “Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë për mbrojtjen shoqërore” që po diskutojmë sot në këtë seancë parlamentare merr një vemendje shumë të madhe, nga të gjithë grupet e deputetëve, për vet karakterin e saj social dhe mbrojtjen shoqërore të…

Floida Kërpaçi: Qeveria me politikat e saj pa drejtim ka çuar 300.000 shqiptarë pa drejtim në emigrim

Fjala në Kuvend e deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi   Paraprakisht do të doja të përshëndesja Republikën Austriake në bashkëpunimin e treguar për sa i përket ratifikimit të marreveshjes për mbrojtjen Shoqërore. Një projektligj ky që e thënë në mënyrë të thjesht parashikon se çdo qytetarë Shqiptarë që jeton dhe punon në Austri, nese zgjedh…

Endrit Braimllari: Oligarkët e Ramës pushtojnë administratën publike. Rama dhunon Ligjin e Shërbimit Civil

Fjala në Kuvend e Sekretarit të Përgjithshëm të  LSI-së, Endrit Braimllari Të nderuar kolegë. E nderuar drejtuese e seancës. Projektligji për ‘Ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë për Mbrojtjen Shoqërore’, sigurisht që jemi pro, pasi është në ndihmë të shqiptarëve, por ajo çfarë duhet të bëjmë ne është të lobojmë…

Viktor Tushaj: Tarifa e Rrugës së Kombit, qeveria e makutërisë po rrjep shqiptarët

Fjala në Kuvend e deputetit të LSI-së, Viktor Tushaj Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë për mbrojtjen shoqërore, është një zhvillim pozitiv. Ajo është një prej atyre dokumentave standartë, të cilat Shqipëria duhet t’i miratojë në formën e kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë, në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian. Në fakt, Marrëveshja…

Klajda Gjosha: Shtet që vepron në arbitraritet dhe ku mbështetja shoqërore është kthyer në shthurrje taksore!

Fjala në Kuvend e Deputetes së LSI-së, Klajda Gjosha Diskutojmë sot mbi një marrëveshje që unë do ta quaja jashtëzakonisht të rëndësishme përsa i përket prekjes së problemeve konkrete me të cilat ndeshen shqiptarët jashtë Atdheut. Marrëveshja me Austrinë ka në thelb mbështetjen shoqërore dhe njohjen e pensioneve të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në…

Silva Caka: Qeverisë nuk i interesojnë politikat sociale, por vetëm të vendosë taksa, taksa dhe vetëm taksa

Fjala në Kuvend e deputetes së LSI-së, Silva Caka Sot po miratojmë një marrëveshje me shumë rëndësi për qytetarët shqiptarë, siç është ajo e mbrojtjes shoqërore me Austrinë. Të tilla marrëveshje janë të mirëpritura në çdo kohë dhe nga çdo krah politik, pasi në thelb kanë shpërblimin e punës së qytetarëve shqiptarë, kudo ku ata…

Luan Rama: Qeveria po e përdor shtetin kundër qytetarëve

Fjala në Kuvend e duputetit të LSI, Luan Rama Çdo akt juridik apo çdo vendim që merr ky Kuvend për mbrojtjen e qytetarëve, është i rëndësishëm, e në këtë pikëpamje, edhe marrëveshjet që kanë për objekt sigurimin dhe mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Europë e gjetiu nëpër botë, marrin një rëndësi…

Shezai Rrokaj: Taksa e TVSH-së falimenton biznesin e vogël. LSI ka qenë totalisht kundër

Fjala në Kuvend e deputetit të LSI-së, Shezai Rrokaj Ratifikimi i kësaj Marrëveshjeje nga Kuvendi i Shqipërisë është në zbatim të detyrimit të përcaktuar në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit për mbrojtjen shoqërore, mbrojtjen e emigrantëve, për koordinimin e skemave të mbrojtjes shoqërore për personat e punësuar, personat e vetëpunësuar dhe për anëtarët e familjeve të tyre,…

Haxhinasto Nxjerr zbuluar Mashtrimin e Rilindjes për tarifat

Edmond Haxhinasto, deputet i LSI, ka reaguar në Kuvend lidhur me taksën e Rrugës së Kombit.Haxhinasto. Pas fjalës së ministrit  Damian Gjiknuri, që e mbrojti tarifën e lartë që është vendosur, tha se “është vërtetë që dokumentat janë përgatitur me kohë, por porosia ishte e qartë: Tarifa të ishte nën tarifën mesatare të rajonit.” Haxhinasto Nxjerr zbuluar…

Monika Kryemadhi: Në kapitullin e fundit të historisë për kryeministrin do të shkruhet se: E rrëzoi nga pushteti rinia, por e dënoi me pak vonesë drejtësia.

Fjala në Kuvend e Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi Edhe pushtuesit më gjakatar nuk kanë qënë kaq të pashpirt me ne shqiptarët, kur shikojmë gra dhe fëmijë, burra pleq dhe plaka shkodranë pothuajse çdo vit, jo vetëm nga Shkodra, por në të gjithë Shqipërinë, që për disa ditë me rradhë jetojnë nën pushtetin e ujit,…

Petrit Vasili: Kryeministri për 613 kg e kokainës është vetëm një gënjeshtar i paepur, sigurisht nga halli….

Pas ‘gafës’ së kryeministrit Rama në intervistë e dhënë në gazetën gjermane, ku ka thënë se operacioni i kapjes së 613 kg kokainë në Portin e Durrësit është realizuar në bashkëpunim me palën italiane, ka ardhur edhe reagimi i parë nga LSI. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili me anë të një postimi…

Nora Malaj: Kush po gënjen për Teatrin Kombëtar?

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se Kryeministri thotë do ta prishim e rindërtojmë një tjetër, Ministrja thotë jemi ende në diskutime, ndërkohë që askush ligjërisht nuk përgjigjet për këtë kaos, që sot ka pushtuar të gjithë popullatën. Më poshtë statusi i plotë: Kush po…

Intervista: Petrit Vasili rendit gabimet e qeverisë me taksën e rrugës, biznesin e vogël, konçensionet…

Intervistë me Petrit Vasili, Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim   Ekonomia është një ndër shtyllat, ku është fokusuar opozita që Lëvizja Socialiste për Integrim po i bën qeverisë. Kundër politikës së koncensioneve, klimës së rënduar për investitorët, përfshirjes së biznesit të vogël në TVSH dhe së fundmi, edhe taksës për rrugën…

Klajda Gjosha në Komisionin e Integrimit: Reforma në Administratë nuk bëhet me inate personale dhe partiake

Deputetja e LSI, Klajda Gjosha në Komisionin e Integrimit në seancën degjimore me zv.kryeministren Senida Mesi është shprehur se reforma në administratë nuk bëhet me inate personale dhe se largimi i qindra punonjësve nuk mund të bëhet me një të rënë të lapsit. Lajmi i plotë: Klajda Gjosha në Komisionin e Integrimit në seancën dëgjimore…

Monika Kryemadhi: Opozitë kompakte për të ç’instaluar diktaturën kriminale të Edi Ramës

Fjala e Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në mbledhjen e përbashkët të Grupeve Parlamentare të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike Dua të them që ata që menduan se mitingu i 27 Janarit ishte finalja e aksionit opozitar kanë menduar komplet gabim. Ai miting ishte fillimi i një rruge që ska…

Luan Rama: Instancat qeveritare dhe institucionet shtetërore duhet tu gjenden pranë banorëve

Zëvendëskryetari I LSI-së Luan Rama në vizitën me banorët e zonave të përmbytura në Shkodër  tha se është përgjegjësi e të gjitha instancave dhe çdo institucioni shtetëror që të jetë në Shkodër, dhe t’u gjendet pranë banorëve për të përballuar këtë situatë të vështirë. Luan Rama tha se LSI është në opozitë me shkaktarët e…

Monika Kryemadhi: Solidarizohemi me banorët. Nuk kemi ardhur për politikë. Duhet zgjidhje përfundimtare

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi viziton banorët e zonave të përmbytura në Shkodër Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vizituar sot banorët e prekur nga dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në rrethin e Shkodrës. Kryemadhi shoqërohej nga Zëvendëskryetari I LSI-së Luan Rama dhe deputeti I LSI-së për Qarkun Shkodër, Agron Çela. Gjatë takimit me banorët,…

Petrit Vasili: Refuzojeni ta paguani taksën për Rrugën e Kombit,le ta paguajë vetë qeveria.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook lidhur me taksën 5 euro për çdo makinë që do të kalojë, në Rrugën e Kombit. “Qytetarët nuk kanë taksirat të paguajnë taksa për të kaluar në një rrugë ku e kanë dhënë boll kontribut me taksat e tyre për ndërtimin e saj. Qeveria ta paguajë vetë këtë taksë,se qytetarët e kanë përmbushur tashmë, më të tepërt bile detyrimin e tyre.”-shkruan Vasili” Më poshtë postimi…

Klajda Gjosha: Rama të sfidojë krimin, show me 5 kushtet

Intervista e Deputetes së LSI-së, Klajda Gjosha për gazetën Koha Jonë. Në 18 prill, Komisioni Europian do të prezantojë raportin e radhës që prek Shqipërinë dhe dëshirën për të hapur negociatat e anëtarësimit, aty ku pritet të flitet me një gjuhë të një rekomandimi pozitiv. Për ish-ministrin e Integrimit, Klajda Gjosha, me vlerë është nëse…

Klevi Pojana: Arsimi i cunguar.Droga fenomen shqetësues/Ministria e Arsimit ka përgjegjësinë për sigurinë në shkolla.

Intervista e Nënkryetarit të LRI-së, Klevi Pojana për Fax News. Dje është zhvilluar një protestë para ministrisë së Arsimit, cili ka qenë qëllimi i kësaj proteste? Ditën e djeshme me iniciativën e gjimnazistëve të LRI-së, u organizua një protestë para Ministrisë së Arsimit. Qëllimi i protestës ishte shqetësimi që të rinjtë dhe gjimnazistët kryesisht, kanë…

Endrit Braimllari: Kryeministri dhunon ligjin e shërbimit civil. Emërime të paligjshme në administratë

Deklarata për mediat e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Endrit Braimllari. Jemi sot në këtë komunikim me mediat për të denoncuar për të disatën herë dhunimin e ligjit të shërbimit civil nga ana e Edi Ramës. Bashkimi Europian investoi në Shqipëri miliona euro por dhe burime njerëzore me qëllim ndërtimin e një ligji, i cili…

Gaetano Doçi: Që prej ditës së sotme, instuticoni i vetëm i nderuar në pushtetin gjyqësor është jashtë funksionit.

Sekretari i Burimeve Njerëzore të LRI-së,Gaetano Doçi ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se Gjykata Kushtetuese e vlerësuar me nota maksimale nga të gjitha palët dhe nga Komisioni i Venecias nuk mund të ushtrojë detyrën e saj. “Sot dejuro Edi Rama e ka rrugën e hapur për ta shkelur kombin…

Klevi Pojana: Të rinjtë shqiptarë sot po protestojnë me libra nëpër duar sepse duan të thonë që ata duan dije dhe jo drogë.

Fjala e plotë e Nënkryetarit të LRI-së, Klevi Pojana  Kjo qeveri po vret ëndrrat e të gjithë rinisë shqiptare. Sot të rinjtë shqiptarë po enden në rrugët e Europës, duke u larguar sepse ekonomia është e dobët, sepse nuk ka drejtësi, sepse këtu çdo ditë e më shumë ne po humbasim nga koha jonë, sepse…

Floida Kërpaçi: Situata Alarmante, droga futet lehtesisht në shkolla, rinia e prekur, ministria e arsimit duhet të reagojë dhe me mekanizmat e saj të ndërveprojë që në shkolla të ketë siguri dhe kontrolle

Prononcimi i Kryetares së LRI-së, Floida Kërpaçi 7 muaj kanë kaluar që kur kemi raportuar dhe ngritur shqetësimin për drogat nëpër shkolla. Dhe nga qeveria kemi marrë zero përgjigje dhe zero angazhim. Ka dhënë vetëm neglizhencë për të rinjtë dhe i ka flakur në rrugë. Jo më larg se dy javë më parë kapet një…

LRI në protesë: Duam Libra, Jo Drogë

LRI organizoi përpara Ministrisë së Arsimit një protestë kundër përhapjes së drograve në shkolla. Qindra protestues mbanin banderola në të cilat thuhej: “Duam Libra, Jo Drogë”. Gjatë fjalës së saj në këtë protestë, Kryetarja e LRI Floida Kërpaçi tha: “Ne kërkojmë nga Ministria e Arsimit me gjithë mekanizmat e saj të ndërveprojë që në shkolla…

Kejdi Mehmetaj: PPP-të, skemë e përvetësimit të parave të shqiptarëve nga oligarkët e Ramës

Në një intervistë për “Standard” deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj deklaroi se 1/3 e shqiptarëve sot jetojnë me vetëm 1 dollarë në ditë, duke akuzuar qeverinë se nuk jep asnjë alternativë për një jetesë më të mirë. Mehmetaj duke folur për gjendjen në vend tregoi edhe nismën e LSI-së “Paketa Antivarfëri” që sipas saj “synon…

Luan Rama: Sistemi i drejtësisë në kolaps!

Prononcimi për mediat i Zv/Kryetarit të LSI Luan Rama.   Zoti Rama, a keni një koment, për Kolegjin e Apelimit që shkarkoi një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese duke e lënë këtë fjykatë me 4 anëtarë me mandat, nga 9 që duhet të ketë? E para; nuk ia lejoj vetes të komentoj vendime që marrin trupa kushtetues dhe që kanë mandatin të gjykojnë dhe vlerësojnë mbi gjithë sistemin e drejtësisë. Së dyti, dua të theksoj përpara jush se është alarmant kolapsi në të cilin gjendet sistemi i drejtësisë për shkak të bllokimit të korumeve ligjore të trupave të vendimmarrjes. Ajo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese është paradoksalisht skandaloze,…

Përmbytjet në Shkodër, Vasili: Shpallja e emergjencës civile duhet të bëhet një orë e më parë. Çdo minutë që kalon është faj i madh publik, dhe pse jo një faj i pashlyeshëm penal.

Deklarata për media e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili Jemi në këtë komunikim të drejtpërdrejtë me ju, lidhur me situatën shumë të vështirë, e cila po rëndohet dita-ditës, lidhur me përmbytjet në mënyrë të veçantë në Bashkinë Shkodër. Por do të shtoja këtu, që në fillim përmbytje të cilat kanë ecur dhe…

Petrit Vasili: Shkodra përmbytet kryeministri krihet.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se Shkodra po përballet me një situatë shumë të rëndë nga përmbytjet, por Kryeministri është fshehur, nuk shkel në Shkodër dhe s’guxon të flasë,por vetëm poston foto në FB duke përqeshur hallin e madh të njerëzve…

Urimi i Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi me rastin e festës së Sulltan Novruzit

Në këtë ditë të fisnikërisë së bektashianëve u uroj të gjithë besimtarëtve bektashianë dhe popullit shqiptarë, paqe e mbarësi. Drita e Zotit u ndriçoftë rrugën të gjithë shqiptarëve, dhe të reflektojë klasën politike për t’i dhënë më shumë dritë, më shumë begati, më shumë paqe dhe më shumë forcë shqiptarëve. Ju uroj dhe ju që…

Xhili Mustafaraj: Ndryshimi fillon nga rinia!

Nga Xhili Mustafaraj Ndryshimi fillon nga rinia! Të shumta janë rastet kur rinia janë mobilizuar rreth çështjeve që bëheshin rrezik për shoqërinë apo vendin, ose edhe në përkrahje të vlerave humane, pavarësisht bindjeve politike. Rinia ka qenë dhe do te jetë gjithmon e ardhmja e vendit tonë. Pjesëmarrja e të rinjve është një proces përmes…

Përparim Spahiu: Qeveria “Rama” po qeveris pa ide se ku po shkojmë e pa plane. Statusi mintatorit u rrëzua pa baza

Intervista e deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu, në televizionin Ora News Spahiu e ndoqët me interes protestën sot besoj, apo ajo? Normalisht do të kisha dëshira të isha edhe unë prezent sepse është një çështje shumë sociale. Unë e kam ndjekur edhe vetë si çështje. Jam deputet i një prej zonave më të mëdha të…

Nora Malaj: Qeveria të hartojë një plan strategjik për fëmijët me sindromën Down

Deputetja e LSI Nora Malaj ne nje interviste per Ora News është shprehur se ajo çfarë është e rëndësishme, e kategorizuar në fokusin e problematikës së fëmijëve me sindromën Down, duhet të kenë ndihmë të dedikuar nga ‘mësuesi i ndihmës’. “Ajo që është shumë e rëndësishme, e kategorizuar në fokusin e problematikës së fëmijëve me…

Dita Botërore e Sindromës Down/ Floida Kërpaçi: Kjo betejë nuk luftohet me indiferentizëm, dhe pa mbështjetje!

Në kuadër të 21 Marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se duhen marrë një sërë masash për këta fëmijë. “Kjo është një betejë për të gjithë shoqërinë!”-shkruan Kërpaçi. Më poshtë statusi i plotë: Live/Dëgjesë në Komisionin e Punës, Çështjeve…

Përparim Spahiu: FMN konfirmon shqetësimin e ngritur prej nesh që në janar të këj viti. Problematikën me rimbursimin e TVSH-së

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu me anë të një statusi në Facebook, ka reaguar mbi raportin e FMN, duke  theksuar se shqetësimi i problematikës së rimbursimit të TVSH është ngritur që në janar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që ky problem duhet të zgjidhet urgjentisht. Deputeti i LSI ka prekur edhe shqetësimin e mungesës…

Edmond Panariti: Raporti i Bankës Botërore, këmbanë alarmi për largimet e dëshpëruara masive të shqiptarëve nga vendi

Deklarata për media e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të LSI-së   Grupi Parlamentar I LSI në takimin e përjavshëm diskutoi për çështjet e ditës, veçanërisht diskutimet e grupit u përqendruan në situatën dramtike të përmbytjeve të shkaktuara ditët e fundit, ku me mijëra hektarë…

Monika Kryemadhi: Shqiptarët janë pa drejtim, ndaj çdo ditë të ngremë zërin për hallet dhe bukën e tyre të përditshme

  Intervista e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi për emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla në Vizion Plus Znj.Kryemadhi sapo jeni kthyer nga Lezha në një vizitë ku keni takuar jo thjesht banorët e zonave… Duke qenë kryetare e një partie që është në opozitë e cila ka marrë një pozicion të hapur jo…

Floida Kërpaçi: Fëmijët e familjeve Shqiptare janë nën presionin dhe efektin e drogave të forta.Drogave që ka lejuar qeveria të shiten lirisht në shkolla, lokale, lagje.

Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se të rinjtë shkojnë në shkollë për të mësuar dhe marrë DIJE, jo për të mësuar të drogohen! “Papërgjegjshmëri totale nga ana e qeverisë që e sheh dhe e trajton këtë situatë si normale.”- shkruan Kërpaçi. Më poshtë statusi…

Endrit Braimllari: Qeveria e drogës, për të larguar vëmendjen nga debati mbi ndihmën ekonomike dhe varfërinë ku e ka cuar vendin, nxjerr lajme për largimin e këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë Fier

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se LSI po ndjek nga afër dhe po përgatit një dosje voluminoze për aktet korruptive dhe lidhjet e Armando Subashit me krimin e organizuar, duke e favorizuar dhe ndihmuar që në kohën kur ka qenë gjyqtar. Më…

Petrit Vasili: Inceneratorët dënohen në Gjykatën Penale të Parisit se shkaktojnë kancer, Prokuroria mbyll sytë në Shqipëri

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili me anë të një postimi ka reaguar ndaj hapjes së inceneratorëve në vendin tonë, duke e krahasuar me gjendjen e tyre në gjithë Europën. Sipas Vasilit, vendet e Bashkimit Europian kanë urdhëruar mbylljen e tyre për shkak se ndikojnë shumë në përhapjen e kancerit, përpos kontrrolleve të…

Petrit Vasili: Banka Botërore thotë që Reforma e energjisë elektrike dëmtoi të varfërit dhe kryeministri rri e vështron

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se të varfërit dhe shtresat në nevoje po përballen me mbijetesën dramatike të pamundur dhe kryeministri rri e vështron. Më poshtë statusi i plotë: Banka Botërore thotë që Reforma e energjisë elektrike dëmtoi të varfërit dhe…

Erisa Xhixho: Nuk do lejojmë që fëmijët tanë të bëhen përdorues dhe trafikantë droge se Kryeministrit tonë i duket kjo gjë Trendy

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho ka reaguar ashpër ndaj një lajmi për një gjimnazist në Tiranë që është arrestuar nga Policia duke shpërndarë lëndë narkotike në ambjentet e një shkolle të mesme në kryeqytet. Xhixho e konsideroi këtë lajm shumë alarmant, ndërkohë që thekson se kjo situatë është denoncuar prej 6 muajsh nga…

Edmond Panariti: Insistojmë të respektohet sugjerimi I FMN-së për pezullimin urgjentisht të kontratave koncensionare

Fjala në Kuvend e deputetit të LSI-së, Edmond Panariti Në fakt thelbi I diskutimit tim nuk ka të bëjë dhe as nuk do të merret me korrigjimin e një gabimi të cilësuar material në shtesën e kontratës koncensionar të Porto-Romanos. Unë mendoj që kjo nuk duhet të kishte ardhur fare sot në parlament, për arsye…

Petrit Vasili: 6 pyetjet që Qeveria dhe Prokuroria duhet t’u përgjigjen për 613kg e kokainës

Bashkëbisedimi me gazetarët i Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili Jemi në këtë komunikim së bashku, sigurisht do ta konceptojmë dhe si një bashkëbisedim për disa momentë të cilat kanë qenë dhe momente më të spikatura, jo vetëm të ditës së djeshme politike, por edhe zhvillimeve të orëve më të fundit. Dje ne…

Silva Caka: Kapja e institucioneve të drejtësisë, motivi i ekzistencës politike të maxhorancës.

Fjala në Kuvend e deputetes së LSI-së, Silva Caka Faleminderit Zoti kryetar, Të nderuar kolegë deputetë, Çdo projektligj apo amendament kushtetues që i nënshtrohet punimeve të këtij kuvendi sigurisht që vjen gjithnjë i argumentuar me një relacion shoqërues. Edhe nisma jonë e përbashkët pë të ndryshuar një pikë të nenit 179 të Kushtetutës së Republikës…

Nora Malaj: Heqja e mijëra familjeve nga skema e ndihmës ekonomike dhe fushata e fajësimit të të papunëve është thjesht vazhdim i fushatës së qeverisë që etiketohet si luftë kundër të varfërve

Fjala e Deputetes së LSI-së, Nora Malaj në Kuvend I nderuar kryetar i seancës, Të nderuar kolegë deputetë, Të nderuar zonja dhe zotërinj ministra. Debati i  sotëm dhe mocioni i kërkuar nga deputetët e opozitës për të thirrur në interpelancë kryeministrin e vendit  lidhet me një nga  problemet  më madhore, që  ka  në fokusin e saj  zgjidhjen  e mbijetesën dhe dhënien e bukës së  gojës dhe për t’u siguruar…

Kejdi Mehmetaj: Qeveria po varfëron shqiptarët. Asnjë alternativë përballë papunësisë më të lartë që prej 90-ës

Fjala në Kuvend e deputetes së LSI-së, Kejdi Mehmetaj Të nderuar qytetarë! Nëse ka një mënyrë më të mrië për të kuptuar se sa I interesuar është kryeministri apo dhe qeveria e tij në lidhje me varfërinë apo pasurimin e qytetarëve shqiptarë mjafton të shikoni këtë seancë të sotme, që ose u mbizotërua nga batutat…

Viktor Tushaj: Shtetit social ka rënë përfundimisht, vështirësia ekonomike dhe skamja janë ulur këmbëkryq

Fjala e deputetit të LSI në Kuvend, Viktor Tusha. I nderuar drejtues i seancës, Të nderuar kolegë, Të nderuar qytetarë Në fakt, çdo seancë në këtë Parlament, duhet të fillojë me një interpelancë parlamentare me kryeministrin e vendit. Për të shpjeguar situatën e degraduar ekonomike të vendit, rrënimin financiar të biznesit dhe bashkë me të…

Endrit Braimllari: Skema e re e ndihmës ekonomike, strategji tipike diktatoriale për të varfëruar shqiptarët

Fjala në Kuvend e deputetit të LSI, Endrit Braimllari Të nderuar koleg, i nderuar drejtues i seancës. Sot është ndoshta seanca më e rëndësishme e këtij parlamenti sepse do diskutojmë për çështje shumë të ndjeshme që prek drejtpërdrejtë qytetarët, por kryesisht familjet në nevojë të këtij vendi. Është bërë normale tani në Shqipëri, për shkak…

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al