PETRIT VASILI: KUSH JA MBYLL SYTË FREEDOM HOUSE??

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se zgjedhjet e 25 qershorit u blenë haptas nga droga dhe krimi i qeverisë. Më poshtë statusi i plotë: Kush ja mbyll sytë Freedom House?? Zgjedhjet e 25 qershorit ishin një turp i demokracisë. LSI nuk…

  • Publikuar tek kategoria Politike

Petrit Vasili: Grupi vendosi unanimisht pjesëmarrjen në seancën e nesërme të Parlamentit për të qenë pikërisht në sallë ballë për ballë me kryeministrin

Deklarata për media e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili Grupi parlamentar i Lëvizje Socialiste për Integrim zhvilloi mbledhjen e tij dhe mori disa vendime shumë të rëndësishme. Së pari grupi vendosi unanimisht pjesëmarrjen në seancën e nesërme të parlamentit për të qenë pikërisht në sallë ballë për ballë me kryeministrin, pikërisht atë…

Panariti: Të  vendosur kundër ekonomisë klienteliste që po zbraz vendin dhe varfëron shqiptarët. 

Konferenca për shtyp e Deputetit të LSI-së, Edmond Panariti  I gjithë reagimi qytetar dhe protestat e ditëve te fundit kundër tarifave, taksave dhe tatimeve, janë jo vetëm për opozitën, por mbi te gjitha për intelektualet e këtij vendi, profesionistët , sipërmarrësit e thjeshtë, shtresat në nevojë, pensionistët dëshmia më e qartë e një modeli te gabuar ekonomik te zhvillimit. Dëshmia se si  një qark I shkurtër dhe i mbyllur klientele, zhvat dhe përdor fondet publike te krijuara nga taksat te cilat rëndojnë vetëm mbi shpinën e shtresave me te varfra dhe te diskriminuara të shoqërisë se këtij vendi. Ky model zhvillimi ka vetëm një rezultante, kolapsi ekonomik, polarizim, rritje te varfërisë, braktisje masive te vendit  nga shqiptarët. Shqipëria renditet ne vendet e para për numrin e azil kërkuesve, por edhe te emigranteve qe duan te lënë shtetësinë shqiptare ne vendet ku emigrojnë.  Kjo ne vetvete flet shume qarte se për ku jemi drejtuar dhe se ku po përfundojmë . Bujqësia e cila është dega me e madhe prodhuese e ekonomisë së vendit, përgatitet të  financohet nga skema të cilat nxjerrin jashtë  loje, fermerët e vegjël të mesëm, bujqit dhe blegtoret e varfër, të cilët ndodhen në nevojë urgjente për mbështetje me fonde  dhe favorizon vetëm te mëdhenjt dhe të fuqishmit. Mesazhi qe jepet është qartë, të mëdhenjtë të gëlltisin te vegjlit , duke i shndërruar këta te fundit ne rastin me te mire ne punëtore me mëditje, sigurisht nëse latifondistët dhe landlordet e rinj do kenë nevojë për ti punësuar. Madje kjo ne qëndrimin zyrtar te qeverise konsiderohet edhe si mekanizmi I konsolidimit te tokës bujqësore dhe I zgjerimit të sipërfaqes.   Por nëse zgjerimi I tokës bujqësore dhe konsolidimi I sipërfaqeve të fragmentuara të bujqësisë shqiptare do të bëhet sipas këtij modeli duke hedhur në emigracion dhe në mjerim me qindra fermerë të vegjël dhe të pambrojtur atëherë ky model I konsolidimit të tokës bujqësore ne nuk na duhet.  Propozimi ynë është ky, fondet e mbështetjes financiare për fermerët blegtorët, bujqit  kalojnë si mbështetje direkte për ta. Ndërsa Sipërmarrja e madhe bujqësore të mbështetet me kredi të favorshme, sepse për këtë qellim qeveria shqiptare nënshkroi marrëveshjen me Bankën Europiane për rindërtim dhe zhvillim duke vendosur në dispozicion një  fond garancie  që kishte për qëllim sidomos mbështetjen me kredi të favorshme të sipërfaqes së mesme dhe të madhe . Ndërsa fondet, grantet, paratë e dhuruara duhet të shkojnë vetëm për fermerët për bujqit e varfër të cilët kanë nevojë të qëndrojnë në këmbë në mënyrë që mos të braktisin bujqësinë, fshatin dhe vendin ku kanë lindur. Vetëm në këtë mënyrë ne do të krijojmë një substrat të një ekuilibri social I cili është prishur tashmë rëndë dhe po e çon vendin drejt një polarizimi të rrezikshëm.  Për sa I takon zgjerimit te sipërfaqes dhe luftës kundër fragmentimit të tokës, pozicioni ynë është shumë I qartë, kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet bashkimit të fermerëve duke I mbështetur ata direkt me grante  dhe duke i orientuar drejt tregut në raport me kërkesat e këtij të fundit. Kjo nuk mund të bëhet duke I gëlltitur duke I asgjesuar ata në emër të zgjerimit të sipërfaqes sepse kjo do…

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al