Luan Rama: Nga Skrapari po nisim një proces riorganizimi tërësor të LSI-së

Zv. Kryetari I LSI-së, Luan Rama takim me strukturat e LSI-së, në Skrapar.  Zv. Kryetari I LSI-së, Luan Rama i shoqëruar nga deputetët e LSI-së Nasip Naço dhe Silva Caka zhvilluan sot një takim me strukturat e LSI-së, në Skrapar. Gjatë fjalës së tij në këtë takim Luan Rama tha se Skrapari është referencë krenarie për LSI-në dhe ne revanshi politik nuk I tremb dot qytetarët e Skraparit.  “Nuk është e rastit që LSI këtu është forcë e parë, ka qenë forcë e parë, është  dhe sa të ketë njerët që i thonë vetes skraparlinj këtu LSI, do të jetë gjithmonë forcë e parë sepse ajo që bashkon LSI me njerëzit e Skraparit mbi të gjitha është dashuria për atdheun dhe respekti për njeri– tjetrin. Ne e kemi skraparin referencë të vlerave tona më të mira. E kemi Skraparin simbolin tonë më të mirë dhe këtë nuk e them për metaforë dhe as për demagogji por sepse realisht kështu është. Këta harrojnë që nuk kanë lindur dhe nuk do të lindin kurrë burra, pavarësisht frekuencës së burrërisë së tyre që të mund të trembin dhe të mund të frikësojnë skraparlinjtë. Prandaj LSI ka nisur këtë proces diskutimi edhe debati, edhe njohje më të thelluar të situatës  në të gjithë Shqipërinë nga Skrapari.Kjo është qasja demokratike në një shoqëri demokratike, ta pranosh protestën. I gjithë ky proces, ne prandaj jemi këtu, është për të qenë në krah të njëri-tjetrit dhe solidar me njëri-tjetrin dhe për tu bërë bashkë. Për tu bërë bashkë, për ti thënë ndal keqqeverisjes, arrogancës, abuzivizmit, shpërdorimit dhe sjelljes kriminale të qeverisjes ndaj qytetarëve shqiptarë.” Tha zëvendëskryetari I LSI-së Luan Rama.  Burimi: (integrimi.al/T.I)…

Petrit Vasili: Amerika e Trump është tashmë sërish Amerika e madhe, që vepron dhe që udhëheq aksionin botëror të vendosjes së paqes dhe rendit demokratik kudo në botë.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet në mbështetje të ndërhyrjes ushtarake të SHBA, Francës e Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit. “Aksioni në Siri reflekton shumë më gjerë dhe politika e jashtme amerikane dha një mesazh shume të fortë shprese…

LSI në bazë, Endrit Braimllari: Goditja që të rinjtë do ti japin Ramës do të jetë tipike siç të rinjtë i kanë dhënë çdo diktatori

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI-së në Korçë. Braimllari shprehet me anë të një postimi në Facebook se forca dhe zemra e LSI janë të rinjtë që çdo ditë e më shumë janë të vendosur për të luftuar këtë fatkeqësi kombëtare që ka vetëm një emër,…

Deklaratë e Lëvizjes Socialiste për Integrim

Deklaratë e Lëvizjes Socialiste për Integrim  Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet ndërhyrjen në Siri të vendeve aleate si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francës dhe Britanisë së Madhe.   Ne besojmë se iniciativa e Presidentit Donald Trump është në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të sigurisë ndërkombëtare, si dhe një akt për t’i dhënë fund regjimit diktatorial dhe veprimeve barbare kundër njerëzimit.   Burimi:(integrimi.al/E.P)…

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al