Petrit Vasili: Kryeministri peng pa shërim i frikës së tij, sot pa fundin e tij

Pas dhunës së ushtruar nga forcat e policisë ndaj gazetarit Bledi Kasmi në protestën e ditës së sotme ka ardhur reagimi nga Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. “Maskarenjtë e qeverisë gjakosën gazetarin Bledi Kasmi. Ky është kryeministri i mbaruar dhe frikacak, që godet nga pas krahëve”- shkruan Vasili. Më poshtë statusi i…

Monika Kryemadhi: Shqiptarët e kanë lënë vetëm Edi Ramën. Koha e tij mbaroi

Deklarata për media e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi  Detyrohem të dal para mediave për të falenderuar të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët pretendojnë një jetë më të mirë . Pretendojnë të drejtohen dhe qeverisen nga një qeveri që ata e meritojnë, që e do popullin e tij. Kështu që nëpërmjet kësaj dalje publike në emër të të gjithë atyre simpatizantëve dhe mijëra anëtarëve të LSI-së që morën pjesë sot në protestën e organizuar nga opozita. Të falenderoj të gjithë qytetarët që ishin atje por jo vetëm ata. Por edhe të gjithë ata që nuk patën mundësi për të marrë pjesë në protestë. Që e ndoqën nga shtëpitë e tyre apo edhe nga vendet e punës së tyre, të cilët nuk lejoheshin për të marrë pjesë në protestë. Ti falenderoj për besimin forcën dhe kurajon që iu dhanë qindra mijërave protestuesve sot në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Dita e sotme ishte një protestë qytetarë për të treguar dhe njëherë se kjo opozitë është një opozitë e bashkuar , për të treguar dhe njëherë që kjo është një opozitë qytetare e cila gjithmonë e më shumë e afron Shqipërinë me BE. Sepse protestat qytetare të opozitës e afrojnë më shumë Shqipërinë me BE. Dhe është vetëm qeveria e krimit dhe e drogës e cila largon çdo ditë e më shumë Shqipërinë nga BE. Sot në emrin tuaj dua të falenderoj dhe të gjithë ata policë të cilët kryen punën e tyre me ndershmëri. Por dua të dënoj edhe ata të cilët dhunuan gazetarin apo kryeredaktorin e gazetës Rilindja Demokratike. Dhe i bëj thirrje prokurorisë të marrë masat për të dënuar dhunuesit e gazetarëve dhe për të dënuar çdo polic apo çdo segment të qeverisë së krimit të cilët venë dorë mbi gazetarët, mbi qytetarët dhe mbi fjalët e lirë. I bëj thirrje Edi Ramës që të dalë nga tuneli i krimit ku ka hyrë. Të dali dhe ti thërrasë ndërgjegjes së tij nëse i ka ngelur ndopak ndërgjegje , të tërhiqet, të largohet nuk e ndjek më njëri nga mbrapa.  Shqiptarët e kanë lënë vetëm përfundimisht. Por jo vetëm shqiptarët, por tashmë duket hapur që e kanë lënë vetëm ministrat e tij, drejtorët e tij, kabineti i tij. Prandaj nuk ka zgjidhje tjetër vetëm të largohet. Të largohet për t’i dhënë mundësi dhe shans Shqipërisë për të hapur negociatat me Bashkimin Europian. Të largohet për t’i dhënë një shans dhe mundësi Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Atë që Zoti ia ka dhënë me pozicionin e saj gjeografik t’ia japim tashmë si klasë politike shqiptarëve politikisht për të qenë pjesë e BE-së. Falenderoj edhe njëherë të gjithë ata qytetarë. Falenderoj edhe njëherë të gjithë ato djem dhe vajza të reja të cilët sot ishin në bulevard, protestuan me prezencën e tyre, por jo vetëm me prezencën e tyre, dhe me angazhimin e tyre, me zemrën e tyre, me entuziazmin e tyre për t’i thënë Edi Ramës dhe klikës së tij  që koha e tij mbaroi. Tashmë ai nuk është më asgjë tjetër. Tashmë është kthyer thjesht në një send dhe objekt të vjetër, por pa vlerë. Është kthyer në një mbulesë që nuk shërben më për gjë tjetër vetëm për të mbuluar kauçukun e tij në derën e kryeministrisë ku i kujtoi atij dhe gjithë shqiptarëve që ai kauçuk që atij i pëlqen shumë dhe e vlerëson më shumë se shqiptarët. Nuk është as buka, as shkolla, as mjekësia dhe as e ardhmja e shqiptarëve. Nëse Edi Ramës sot i dhimbset kauçuku i derës së kryeministrisë sesa e ardhmja e të rinjve shqiptarë., në qoftë se Edi Ramës sot i dhimbset më shumë pamja e tij, tutat e sportit të tij, kazani i tij dhe tepsia e tij, shqiptarët kanë një obligim dhe një ëndërr më të madhe, Bashkimin Europian, të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe për të pasur një Shqipëri që e meritojnë. Dhe për të pasur një Shqipëri Europiane, të mirë, të bukur ashtu siç Zoti e ka bërë. Prandaj dhe njëherë në emër të LSI-së falenderoj me mirënjohje dhe respekt të gjithë ata qytetarë që ishin sot në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Falenderoj të gjithë ata djem dhe vajza të reja që ishin atje prezent, me prindërit e tyre, me gjyshërit e tyre sepse tashmë shembja e murit të drogës, shembja e murit të krimit ka filluar shumë shpejt. Ka filluar dhe nuk do të mund të ndalet më.  …

Floida Kërpaçi: Të rinjtë do largojnë Edi Ramën, ka sjellë vetëm fatkeqësi

Prononcimi I deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi Edi Rama mund të dojë ti pengojë të rinjtë ashtu siç ka tentuar të bllokojnë rrugët duke mos lejuar as lëvizjen e lirë të këmbësorëve. Për këtë gjë dua ta denoncoj dhe ti them që të rinjtë do ti tregojnë vendin të largohet njëherë e mirë nga Shqipëria dhe të mos kthehet më këtu. Një njeri që i ka sjellë vetëm fatkeqësi këtij vendi. Një njeri që ka bërë vetëm keq për Shqipërinë. Sot 65%e të rinjve janë papunë, sot arsimi është më i rrënuar se kurrë. Sot ekonomia është më e shkatërruar se kurrë dhe në këtë situatë të tillë do të protestojmë sot së bashku me të rinjtë e ardhur nga gjithë Shqipëria për të kërkuar largimin e Edi Ramës. Për të kërkuar largimin e kësaj fatkeqësie nga vendi ynë që nuk po bën gjë tjetër veçse po e shkatërron vendin. Bazohem te deklaratat e të rinjve, shumë të rinj më kanë shkruar dhe më kanë thënë që nuk kanë pasur mundësi që të na bashkohen sepse në akse të ndryshme të vendit nuk po lejohet lëvizja e tyre dhe po pengohet. Mund të ishin lajmëruar që makinat nuk mund të lëviznin por kurrësesi nuk mund të mendohet që lëvizja e lirë e këmbësorëve të pengohet. Dhe në këtë situatë të tillë mund të kuptojmë fare qartë dhe fare mirë që sa i frikësuar është ky njeri, që sa frikë ka ky…

Pak minuta para fillimit të protestës, reagon Klevi Pojana: Protestojmë ndaj klikës që ka pushtuar vendimmarrjen

Nënkryetari i LRI-së Klevi Pojana ka dhënë një pronocim për Gazetën Ora pak minuta para nisjes së protestës në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në fjalën e tij Pojana shprehet se kjo është një protestë për të ardhmen e rinisë. “Sot Shqiperia proteston! Është një protestë që bëhet ndaj klikës që ka pushtuar vendimmarrjen dhe politikbërjen…

Monika Kryemadhi: Sot shqiptarët kërkojnë largimin e Edi Ramës!

Prononcimi i Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi Është shumë e qartë për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët dhe sidomos për Edi Ramën për progres raportin i cili ka dalë në prill. Janë 37 faqe raport ku ka vetëm 7 kushte që po t’i mbledhësh në një, përfundojnë në rezultatin që duhet të iki Edi…

Endrit Braimllari: Shqipëria në krizë të thellë, Rama duhet rrëzuar një orë e më parë

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka deklaruar për Report Tv se kryeministri Edi Rama duhet rrëzuar një orë e më parë. Më tej ai tha se LSI ka raportuar 24 mijë pjesëmarrës në protestën e opozitës, pa llogaritur mbështetësit e Tiranës, të cilët sipas tij mbajnë peshën kryesore të kësaj proteste. Braimllari thekson…

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al