Nasip Naço: Reforma në Drejtësi ka dështuar, është devijuar vetëm për interesat e PS

Intervista e deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço, në Fax News Ka qenë një iniciativë e mazhorancës statusi i gjyqtarëve dhe i prokurorëve. Është diskutuar në fakt pa praninë e Partisë Demokratikë dhe keni qenë vetëm ju që keni përfaqësuar opozitën në komisionin e ligjeve. Pse keni deklaruar abstenim? Tashmë është bërë në…

Floida Këpaçi: Edi Rama dhe qeverisja e tij e inkriminuar të largohen për t’ua lënë vendin të rinjve

Fjala e Deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi në protestë Sot në fakt nuk ka ndryshuar asgjë nga çfarë jetuam dje. Sot qytetarët shqiptarët vazhdojnë të jetojnë të varfër. Të rinjtë vazhdojnë të shohin Europën si të vetmen alternativë për të jetuar dhe mbijetuar. Sot familjet tona janë më të pashpresa. Dhe në të gjithë këtë…

Floida Kërpaçi: Dëmtimi i mjedisit, ka pasoja të menjëhershme në shëndet!

Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook. Ajo shprehet se sot në ditën ndërkombëtare të MJEDISIT, në komisionin e Shëndetësisë, po zhvillohet një seancë dëgjimore, për shqyrtimin e politikave në dobi të shëndetit. Ajo shkruan se duhet të reagohet menjëherë, përndryshe do të përballemi me pasoja te pakthyeshme.…

Petrit Vasili: Rrënimi i Reformës në Drejtësi, përgjegjësi vetëm e shumicës.

Deklarata për media e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili  Grupi Parlamentar i LSI-së zhvilloi mbledhjen e tij dhe mori në shqyrtim disa momente kyç dhe shumë të rëndësishme të politikës aktuale,zhvillimeve të saj dhe njëherazi përcaktoi dhe qëndrimin e qartë dhe të prerë të grupit lidhur me to. Praktikisht Grupi Parlamentar i LSI-së konstatoi se situata në Shqipëri, në mënyrë të veçantë e Reformës në Drejtësi është shumë e rënduar. Kjo Reformë ka hyrë në qorrsokak, është deformuar qëllimisht nga mazhoranca për ta kapur atë dhe për ta përdorur në duart e saj si kamzhik kundra qytetarëve, por edhe në mënyrë të veçantë të opozitës shqiptare. Dhe sigurisht situata bëhet akoma më delikate kur edhe Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Tsereteli, i cili pati një mision në Shqipëri thekson:  Ne pamë një situatë të ndërlikuar me Reformën në Drejtësi, zbatimin e ligjit dhe luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar. Ne besojmë se përveçse kësaj Reforma Zgjedhore është vendimtare”. Presidenti I Asamblesë Parlamentare të OSBE-së gjithashtu nënvizon: Duhet theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk funksionon. E njëjta situatë me Gjykatën e Lartë. Me të gjitha këto, është shumë e vështirë që të mbahet demokracia”.  Këto janë afirmime jashtëzakonisht të rënda, të cilët vijnë nga institucione më të rëndësishme politike europiane dhe demonstrojnë qartë se në ç situatë ndodhet Reforma në Drejtësi në Shqipëri. Njëherazi Grupi Parlamentar i LSI-së shqyrtoi dhe nismën më të fundit lidhur me statusin e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve dhe zgjidhjet që mazhoranca ka prurë për këtë çështje, për këtë bllokim të qëllimshëm që i ka bërë. Këto zgjidhje që mazhoranca sjell janë qartësisht riciklim i instrumenteve të vjetër të drejtësisë së vjetër me qëllimin e vetëm kapjen sërish në mënyrë përfundimtare të Drejtësisë. Propozohet në mënyrë të qartë te këto ligje që për emërimet dhe të gjitha çështjet që lidhen me këto ligje, ti bëjë Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori I Përgjithshëm. Pra ka dy synime shumë të qarta: Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili mban peshë përgjegjësie të jashtëzakonshme për zhvillimet dhe mosndëshkueshmërinë të jetë ai instrumenti i vjetër më i akuzuari dhe më i anatemuari, ai që do të ndërtojë pra, emërimet e Drejtësisë së re. Kaq i kompromentuar ka qenë ky institucion saqë vetë Ministrja e Drejtësisë të mazhorancës, Ministrja e Rilindjes pak ditë më parë tha, pasi Këshilli i Lartë i Drejtësisë dha vendimin  e tij për të mos ndëshkuar gjyqtarët, dhe Ministrja thotë: E djeshmja ishte një ditë e zezë për këtë Këshill, që nxorri në pah sfidën e madhe që kemi përpara për të përmbysur sistemin e kalbur të drejtësisë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë si organ kolegjial ka dështuar në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve, dhe është kthyer në një strukturë mbrojtëse të interesave personale të gjyqtarëve në dëm të interesit publik. Kështu që këto afirmime, deklarime pa ekuivok, edhe të vetë mazhorancës tregojnë gjendjen shumë të errët në të cilën është futur kjo mazhorancë, e cila përveçse do të përdorë në mënyrë të turpshme Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për të cilin kishte ato përcaktime që ju dëgjuat, njëherazi do që Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme znj,Arta Marku ta legjitimojë përfundimisht si një Prokurore të Përgjithshme të përjetshme. Pra nga një Prokurore e Përgjithshme, të ashtuquajtur të përkohshme të kthehet përfundimisht në një Prokurore të Përgjithshme të përjetshme, në interes të atyre që me 69 vota, pa shumicën kushtetuese të domosdoshme e zgjodhën dhe për të vazhduar përdorimin si instrument në duart e saj. E githë kjo bëhet që shteti ligjor të mos funksionojë. Pikërisht për këtë arsye dhe Gjykata Kushtetuese u zhbë, së bashku dhe me Gjykatën e Lartë dhe ka një bllokim të qartë dhe të qëllimshëm për të mos u ngirtur sa më parë kjo Gjykatë Kushtetuese, pasi po të kishim një Gjykatë Kushtetuese do të kishim një proces kushtetues shumë të fortë, të rreptë, sigurisht të fituar, edhe kundra taksë së rrugës së kombit. Një taksë e cila është futur në mënyrë të paligjshme, antikushtetuese  duke shkelur kushtetutën për ligjin e taksave, dhe për të drejtat e njeriut. Ku liritë dhe të drejtat e njeriut janë dhunuar dhe cënuar si kurrë më parë. Njëherazi…

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al