230 mijë votojnë LSI-në, 19 deputetët, që do të jenë zëri i shqiptarëve në Kuvendin e ardhshëm

Ditën e djeshme në orën 19:00 u mbyll numërimi i kutisë së fundit për zgjedhjet për Kuvendin në KZAZ-në, nr. 35, të qytetit të Tiranës. Me rezultatin e kësaj kutie përfundoi i gjithë procesi i numërimit dhe tabulimit të rezultateve në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ky tabulim tregon së në këto zgjedhje në Shqipëri, kanë marrë pjesë në votim 1.613.087 zgjedhës, ose 46,72% e numrit të përgjithshëm. Në rang kombëtar rezultati paraprak i zgjedhjeve, i mbërritur në KQZ në rrugë elektronike, tregon se numri i përgjithshëm i votave të vlefshme ka qenë 1.580.778. Lëvizja Socialiste për Integrim mori rreth 230.000 vota, duke pasur kështu një rritje të mbështetjes së shqiptarëve, edhe pse zgjedhjet u zhvilluan në një situatë terrori dhe blerjeje votash nga paratë e pista të drogës.

Votat në Qarqe LSI rriti ndjeshëm rezultatin në Qarkun e Tiranës duke marrë rreth 56 mijë vota ose 13.5%. Në Qarkun e Elbasanit, Lëvizja Socialiste për Integrim mori mbi 23 mijë vota ose 14.38% të tyre. Mbi 23 qytetarë shqiptarë votuan LSI-në edhe në Qarkun e Fierit ose 11.73% e tyre. Ndërkohë që në Qarkun e Beratit, LSI doli forcë e dytë politike me 23.58% të votave ose rreth 20 mijë vota. Në Shkodër LSI mori mbi 12 mijë vota, ose rreth 12% të tyre. Në Kukës votuan 3 mijë qytetarë për LSI-në, ose 7%. Qarku i Gjirokastrës ishte një qark ku LSI ishte forcë e dytë politike me mbi 12.500 vota ose 23.16% e tyre. Në Lezhë LSI fitoi mbi 21 mijë vota me mbi 15%, në Durrës u morën gjithashtu rreth 15% e votave me mbi 21 mijë vota. Në Dibër LSI mori mbi 17% të votave me mbi 12 mijë dibranë që votuan për alternativën e saj. Korça pati një rezultat të shkëlqyer, edhe pse për shumë pak vota nuk mori deputetin e 3, duke marrë 15% të votave ose rreth 20 mijë të tyre. Dhe në fund Vlora i dha LSIsë mbi 12 mijë vota ose mbi 11% të tyre.

Deputetët e LSI-së Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë 19 deputetë. Një grup i shkëlqyer deputetësh me të rinj e të reja, me intelektualë dhe profesionistë të shkëlqyer në politikë. Ky grup do të japë shqiptarëve opozitën e vërtetë dhe do të jenë një zë shumë i fuqishëm i çdo qytetari shqiptar për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e normalitetit dhe demokracisë.

Qytetarët e Qarkut të Tiranës do të kenë si përfaqësues të tyre në Kuvend deputetët e LSI-së si Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj, Floida Kërpaçi, Endrit Braimllari dhe Luan Rama. Petrit Vasili dhe Robert Bitri janë zgjedhur në Qarkun e Fierit. Elbasani do të përfaqësohet me 2 personalitete të LSI-së si Monika Kryemadhi dhe Edmond Haxhinasto. Prof. Dr. Shezai Rrokaj do të jetë deputet i Qarkut të Vlorës dhe Prof. Dr. Edmond Panariti, përfaqësuesi i Korçës. Qarku i Shkodrës do të përfaqësohet sërish me Agron Çelën në Kuvendin e ardhshëm ndërkohë që Viktor Tushaj do të jetë deputeti i Lezhës. Qarkut i Beratit ka zgjedhur Nasip Naçon dhe Gledjon Rehovica si deputetë të LSIsë. Lefter Koka dhe Nora Malaj janë dy deputetët e zgjedhur nga qytetarët e Qarkut të Durrësit ndërkohë që Vangjel Tavo është rizgjedhur deputet në Qarkun e Gjirokastrës. Edhe Qarku i Dibrës do të ketë përfaqësuesin e saj në Kuvendin e Shqipërisë në emër të LSI-së, i cili do të jetë Përparim Spahiu.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al