25-vjet Parlament Pluralist, Meta: Reforma në drejtësi do të mbyllet me sukses

Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave, organizuan veprimtarinë përkujtimore “25 vjet Parlamentit pluralist demokratik”. Në këtë aktivitet ishin të ftuar ish-Kryetarë dhe ish-N/Kryetarë të Kuvendit, ministra, akademikë, deputetë dhe personalitete të tjera.

Kryetari i Kuvendit, z. ‎Ilir Meta‬ tha se ky moment është më shumë se një datë në kalendar dhe është një pikë kthese në historinë e Shqipërisë, sepse na ndau përfundimisht nga e shkuara.
Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit u ndal edhe te reforma në drejtësi, e cila do t’i hapë rrugën thellimit të modernizimit të institucioneve tona kushtetuese.

“Sot jemi përballë një sfide madhore, reformës historike në drejtësi. Përfitoj nga ky rast të shpreh bindjen time të palëkundur, se kjo reformë madhore do të përmbyllet me sukses sa më parë për t’i hapur rrugë thellimit të modernizimit të institucioneve tona kushtetuese, rritjes të besimit të publikut tek sistemit i drejtësisë në vend, si edhe do të shërbejë për të përmirësuar më tej klimën e besimit të biznesit në vend, dhe sidomos tek investitorët e huaj”, – u shpreh z. Meta.

Ndër të tjera, Kryetari i Kuvendit theksoi se Shqipëria ka ndryshuar dhe se tani është vend i respektuar në arenën ndërkombëtar, është një anëtare e denjë e NATO-s dhe kandidate në Bashkimin Europian. Gjithashtu, z. Meta shprehu mirënjohjen e thellë për protagonistët e gjithë këtyre viteve për kontributin e dhënë për në parlamentarizmin dhe pluralizmin shqiptar.

Ndërsa, deputetja më e re e Kuvendit, znj. ‪Kejdi_Mehmetaj‬, dha mendimin e saj për aktivitetin parlamentar duke shprehur se pavarësisht konflikteve dhe qasjeve të ndryshme për çështje të caktuara, përgjatë këtyre 25 viteve është bërë shumë për të zhvilluar demokracinë e vendit tonë.

“Ndoshta 25 vite nuk janë shumë apo mjaftueshëm, por janë aq sa duhet për të formësuar një brez të ri i cili nuk mbart në vetvete të kaluarën e mbyllur të vendit tonë. Dhe ky parlament ka ndryshuar që një brez i ri të rritet i lirë në mendime, me fjalë e me veprime. Janë diskutuar në këto 25 vite çështje me shumë rëndësi për Shqipërinë dhe janë marrë vendime që kanë vijëzuar rrugën e zhvillimit dhe progresit. Shumë burra e gra me gjithë vështirësitë që mbart kjo punë, i kanë dedikuar jetën tyre parlamentarizmit dhe besoj i kanë dhënë vendit tonë shumë për të falënderuar”, – tha znj. Kejdi Mehmetaj.

(Burimi:integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al